• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Reagimi i KLP për Teo Jacobs tregon inferioritetin para “ekspertëve të huaj”

18:30 : 28/07/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të “qortojë” vëzhguesin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Teo Jacobs, për disa deklarata të papërshtatshme për prokurorinë SPAK, në një reagim “limonatë” që dëshmon inferioritetin e autoriteteve të larta shqiptare ndaj kujtdo që paraqitet në vendin tonë me logon “ekspert i huaj”.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpenzoi dy mbledhje të saj për të konkluduar se “deklaratat publike (qofshin edhe personale) që venë në dyshim integritetin dhe/ose profesionalizmin e prokurorëve janë të qortueshme pasi sistemi ynë ligjor ofron mjete dhe procedura të përshtatshme për trajtimin e cdo pretendimi që lidhet me profesionalizmin dhe integritetin e prokurorëve”.

Natyrisht, shumëkush, nga ata që ndjekin zhvillimet e reformës në drejtësi dhe krijimin e institucioneve të reja, nuk kanë pritshmëri të lartë për integritet të lartë nga organet e reja të qeverisjes së drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Pavarësisht se në këto struktura mund të ketë individë me integritet personal dhe profesional, shumica e KLP/KLGJ është e përbërë nga personazhe që nuk mund të dalin përtej “rreshtit”, duke mbajtur vështrimin nga selitë “ndërkombëtare”, për çdo vendimmarrje të thjeshtë të tyre.

Lexo edhe:

Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK! Kandidatët do prezantojnë platformat më 4 dhjetor

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

Çfarë ka ndodhur shkurtimisht; Vëzhguesi i ONM-së, Teo Jacobs, të Enjten e 16 Shkurtit, kur po zhvillohej seanca dëgjimore në Komisionin e Vetingut me gjyqtarin e Shkodrës, Selim Kryeziu, akuzoi SPAK se nuk kishte kryer hetime të plota për një rast, si edhe lëshoi thagmën se “në Prokurorinë Speciale ka prokurorë që nuk duhet të ishin aty”.

Pas këtyre deklaratave, reagoi drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, i cili, në përgjigje të interesit mediatik, i konsideroi deklaratat e Jacobs të pavenda dhe se ai nuk duhet të ndërhyjë në çështje konkret hetimore.

Ky reagim duket se ishte i pamjaftueshëm për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, i cili u duk i indinjuar nga deklaratat e Jacobs, gjatë një mbledhje rutinore, të Premten e 17 Korrikut.

Anëtarët, të irrituar në atë mbledhje, vendosën që në takimin e radhës, do të bënin një deklaratë të fortë, ku do i tregonin Teos se kishte gabuar rëndë.

Por, pasi kaloi java dhe “gjakrat u ftohën”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë “reflektoi” dhe uli tonet ndaj vëzhguesit ndërkombëtar.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mund të kishte zgjedhur edhe të mos reagonte aspak për këtë rast, duke e injoruar “Teon e zhurmshëm”.

Në këtë mënyrë, mund t’i tregonin atij dhe shumëkujt tjetër që deklaratat e tyre, të lëshuara kotësisht në eter, janë fjalë në erë.

Por, jo! KLP vendosi të reagonte. Dhe reagoi si mos më keq.

Në deklaratën e publikuar pasditen e kësaj të Hëne, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dukej se ishte më shumë pro Teos e kundër prokurorëve.

“Natyrisht që integriteti dhe profesionalizmi i prokurorëve të SPAK nuk verifikohet vetëm një herë. Eshtë detyra e Këshillit të sigurohet në vijimësi për garantimin e standardeve profesionale e etike të prokurorëve të SPAK. Në këtë kuadër të gjitha institucionet dhe publiku i gjerë janë të ftuar të ndihmojnë Këshillin në realizimin e kësaj detyre të rëndësishme”, thotë Këshilli i Lartë i Prokurorisë në deklaratën e tij.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, përtej zjarrit të momenteve të para, nuk arriti të dilte prej kornizës së inferioritetet që tregojnë strukturat e reja të drejtësisë ndaj personazhe që sillen në Tiranë si “ekspertë të huaj”.

Një qasje tërësisht inferiore tregoi pak javë më parë edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili iu drejtuar ekspertëve të EURALIUS/OPDAT për çështjen e mandatit të Ardian Dvoranit, rast që zgjidhej lehtësisht prej vetë institucionit.

Edhe në atë rast, KLGJ vendosi t’i drejtohej “të huajve”, duke dëshmuar se, si strukturë, nuk ka ngjyrën e integritetit dhe nuk arrin të marrë përsipër përgjegjësitë.

Etiketa: klpreagimiteo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK! Kandidatët do prezantojnë platformat më 4 dhjetor

09:26 : 08/11/2025
Screenshot
AKTUALITET

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

13:47 : 30/10/2025
AKTUALITET

Kryetarja e KLP raporton në Kuvend, asnjë nga deputetë nuk e dëgjon

12:58 : 30/10/2025
AKTUALITET

Karamuço: Politikanë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri të SPAK

22:06 : 27/10/2025
AKTUALITET

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

19:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

Stoku i dosjeve, KLP: Duhet të rritet numri i prokurorëve në Shqipëri

17:56 : 20/10/2025
Para

Arrestimet e komisionerëve/ Nishani: Maskaradë e SPAK, "Dosja 339" do hetohet me themel

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com