• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermania frikë për riinfektimet, ja lista e vendeve të rrezikshme

13:35 : 28/07/2020
në BOTA

Duke nisur nga java e ardhshme në Gjermani do të jenë të detyrueshme testet për Coronën për udhëtarët që kthehen nga zona me rrezik.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha se “do të urdhërojë testimin e detyrueshëm për Coronën për udhëtarët që vijnë në Gjermani nga zona me rrezik të lartë”. Kjo i shërben mbrojtjes së të gjithë qytetarëve.

“Ne duhet të parandalojmë që udhëtarë që kthehen nga zona me rrezik të infektojnë pa u vënë re të tjerë dhe të shkaktojnë kështu zinxhirë të rinj infektimi,” tha politikani i CDU-së. Testet për udhëtarët do të jenë falas. Testimet e detyrueshme pritet të hyjnë në fuqi javën e ardhshme. Personat testi i të cilëve rezulton pozitiv, duhet të qëndrojnë për dy javë në karantinë.

Spahn njoftoi se testimi me detyrim bazohet në Ligjin për Mbrojtjen ndaj Infeksioneve dhe sipas konstatimit nga ana e Bundestagut në rastin e Coronës kemi një situate epidemike që ka përfshirë gjithë vendin. Për këtë shkak Ministria Federale e Shëndetësisë do t’i detyrojë udhëtarët që vijnë në Gjermani dhe që kanë qenë të ekspozuar ndaj një rreziku të shtuar infektimi që t’i nënshtrohen një ekzaminimi mjekësor. Pas heqjes së masave kufizuese miliona gjermanë janë nisur sërish për pushime brenda dhe jashtë vendit.

Vendet e rrezikshme

Lexo edhe:

Analiza/ Pse Kancelari Merz ka kaq pak mbështetje?

Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

Lista me vendet që konsiderohen si zona me rrezik të shtuar infeksioni përcaktohet nga qeveria federale gjermane dhe Instituti gjerman për Sëmundjet Infektive “Robert Koch” (RKI). Sipas ministrit federal të Shëndetësisë ndër këto vende bëjnë pjesë Turqia apo vendet e Ballkanit Perëndimor. Kriter qendror për këtë klasifikim është numri i të infektuarve rishtaz gjatë shtatë ditëve të kaluara për 100.000 banorë.

Si të rrezikshme konsiderohen ato shtete ose rajone në të cilat gjatë shtatë ditëve të kaluara ka pasur më shumë se 50 vetë të infektuar rishtas për 100,000 banorë. Udhëtarët që vijnë nga vende që konsiderohen të parrezikshme mund të testohen vullnetarisht brenda 72 orëve – por jo në aeroport, por në klinika mjekësore ose tek Drejtoritë e Shëndetit Publik. Edhe këto testime do të jenë falas.

Mungesë imuniteti edhe pas infektimit me Corona

Frika prej infektimeve të reja me Corona është shtuar edhe sepse ndërkohë, u bë e njohur se pacienti i parë gjerman që u infektua me Corona, e humbi imunitetin ndaj virusit. Pra rreth tre muaj pas infektimit, ai nuk kishte më antitrupa mbrojtës që mund ta mbrojnë nga një riinfektim.

“Që nga muaji prill pacienti nuk ka më antitrupa neutralizues ndaj Covid-19” thanë mjekët. Gjithësesi ai nuk ka pasur deri tani pasoja në mushkëri prej infektimit me Covid 19, thanë mjekët. /DW/

Etiketa: Gjermanikoronavirustestime

Lajme të lidhura

BOTA

Analiza/ Pse Kancelari Merz ka kaq pak mbështetje?

10:37 : 25/06/2026
BOTA

Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

08:32 : 24/06/2026
AKTUALITET

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare (Emrat)

09:52 : 22/06/2026
BOTA

Polonia dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe për mbrojtjen

17:34 : 17/06/2026
BOTA

Alarmi në Gjermani, numri i vdekjeve tejkalon lindjet

19:18 : 16/06/2026
AKTUALITET

Projekti në Zvërnec/ Deputeti gjerman u bën thirrje institucioneve europiane të reagojnë – VIDEO

20:32 : 15/06/2026
Para

"Luftoni të shpëtoni kokën tuaj dhe të familjes"/ Apeli i fortë i gazetarit të prekur nga Covid-19

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet