• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Listat e hapura/ Biba i KQZ: Propozimi i PD për fletën e votimit i efektshëm, nëse…

16:02 : 26/07/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Denar Biba, nënkryetar i KQZ, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me debatin për hapjen e listave dhe koalicionet parazgjedhore.

Biba, referuar fletës së votimit që propozoi dje PD-ja, që argumentonte se mund të funksionojnë shumë mirë listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore, e vlerëson si propozim.

Denar Biba thotë se projekt-fletë votimi i propozuar nga PD-ja është real dhe i efektshëm vetëm në hipotezën nëse pranohet propozimi i PS për daljen e koalicioneve me një listë të vetme kandidatësh.

Reagimi nga Denar Biba

“Per ke behen zgjedhjet? Dje doli ne media nje projekt-fletevotimi me emrat e subjekteve ne te majte dhe nje seri numrash (34), ne kuptim te 34 kandidateve per deputete qe konkurojne nen siglen perkatese te subjektit politik. 34 numra, sepse fleta e votimit i referohej si shembull qarkut (rajonit) te Tiranes, i cili ka 34 deputete (sipas perllogaritjeve te Zgjedhjeve 2017).

Lexo edhe:

Bardhi publikon tjetër video: Vëzhguesit e PS kontrollojnë çdo votues në qendrat e votimit në Fier

Kërkon mandatin e deputetit, KAS shqyrton ankimimin e Adriatik Lapajt

Fleta u paraqit si zgjidhja magjike e cila paqton “hapjen e listave te kandidteve te partive politike” me ruajtjen e “koalicioneve parazgjedhore” mes tyre, ne menyren sic funksionojne aktualisht, pra ku cdo parti konkuron me listen e saj te vecante. Ky propozim i opozites jashte-parlamentare vjen perkundrejt propozimit te maxhorances parlamentare per te hapur listat, por(!) duke ndryshuar paraqitjen e koalicioneve, ne menyre te tille qe partite pjesemarrese ne nje koalicion te detyrohen te dalin me 1 liste te vetme (te hapur) kandidatesh.

Partia Socialiste e argumenton kete ndryshim si te detyruar prej kompleksitetit te pazakonte (per te mos thene te jashtezakonshem) qe do te krijohet ne menaxhimin e procesit zgjedhor, fillimisht me votimin e qe do kulmoje me numerimin e sterzgjatur, nese lejohet qe cdo parti te dale me listen e saj.

Sic thashe edhe me lart, projekt-flete votimi i bere publik dje pretendon se e zgjidh situaten komplekse.

Ne fakt, paradoksalisht, ai projekt i sugjeruar nga Partia Demokratike, merr ne konsiderate ekzaktesisht ate cfare pretendon e kerkon PS. Sipas kesaj te fundit, nxitja e koalicioneve nxit ne vijim ne menyre krejt artificiale regjistrimin ne zgjedhje te partive fiktive, atyre partive te cilat, ne cdo pale zgjedhje kur kane konkuruar, nuk ia kane dale te marrin as voten e qytetareve qe kane firmosur per regjistrimin e tyre ne gjykate si parti politike!

PS, tashme qe parlamenti po shkon drejt normimit te listave te hapura, kerkon qe partite brenda nje koalicioni te dalin me 1 liste te vetme, te perbashket kandidatesh. Perndryshe procesi i votimit dhe vecanerisht i numerimit do te veshtiresohet shume, me pasoja qe nuk mund te neglizhohen.

PD, me ne fund, pranoi hapjen e listave, por kerkon qe cdo parti anetare e nje koalicioni te dale me listen e saj te kandidateve. Sipas PD, kjo nuk e komplikon aspak procesin. Si shembull jepet nje flete votimi me (vetem!!!) 16 subjekte konkuruese ne zgjedhje.

E verteta eshte krejt ndryshe: sa here qe jane lejuar koalicionet parazgjedhore, numri i partive qe jane regjistruar ne KQZ per te garuar ka qene mbi 60, nderkohe qe kur koalicione nuk ka pasur, numri i tyre ka qene nen 20.

Perllogaritja qe sillet si argument nga PS bazohet pikerisht mbi kete fakt historik. 60 apo me shume parti, ku secila konkuron me listen e saj, do e bente votimin te pakuptueshem per shume qytetare pa informacionin/edukimin e duhur dhe, mbi te gjitha, do te veshtiresonte dhe zgjaste tej mase nxjerrjen e rezultatit perfundimtar. Duke detyruar permes ligjit daljen me 1 liste te vetme te partive anetare te nje koalicioni parazgjedhor, PS arsyeton (bazuar te eksperienca e konsoliduar) se partite “shushunjeza”, te cilat perfaqesojne pak apo aspak nga kendveshtrimi i elektoratit, nuk do te kene nxitje te marrin pjese ne zgjedhje. Prej ketej edhe nje flete votimi me vetem 8-16 subjekte (pak a shume).

Nga ana tjeter, PD vlereson se koalicioni eshte pika e saj e forte. Bashke me LSI, PR, PDIU, etj., koalicioni “i djathte” i udhehequr nga PD mund te maksimalizoje votat e marra dhe (ndoshta) te fitoje me shume vende ne parlament se PS, duke marre te drejten te formoje qeverine.

Ky eshte edhe paradoksi i flete votimit – projekt te paraqitur dje. Ai projekt i PD vertet eshte i thjeshte, sic pretendohet, por pikerisht sepse parashikon jo me shume se 16 subjekte. Problemi eshte se mbetja te ky numer maksimal mund te arrihet vetem permes propozimit te PS, qe synon jo ndalimin ligjerisht te koalicioneve, por heqjen e stimulimeve te tyre, permes berjes se detyruar te listes unike (te hapur) te koalicionit si nje i tere.

Me fjale te tjera, projekt-flete votimi i propozuar nga PD eshte real dhe i efektshem vetem ne hipotezen se pranohet propozimi i PS per daljen e koalicioneve me 1 liste te vetme kandidatesh! Perndryshe, asaj projekt-flete i duhen shtuar edhe 50 rreshta te tjere (plus/minus 5). Kurse procesit zgjedhor i duhen shtuar edhe disa muaj pas dates se zgjedhjeve. Sa per “votuesin (nen)mesatar”, ai do te perjetoje votimet me te pakuptueshme ne historine e tij pergjate tranzicionit demokratik.

Po e mbyll me nje episod qe me ndodhi personalisht dje. Ne korridor te pallatit me pershendet nje komshi dhe me pyet se c’po ndodh me zgjedhjet. “S’po marrim vesh gje”, tha dhe vijoi: “Keta harrojne se zgjedhjet jane per ne, jo per partite!”. I re pikes, mendova, kjo eshte edhe zgjidhja” shkruan Biba.

Etiketa: bibaKQZlistat e hapura

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi publikon tjetër video: Vëzhguesit e PS kontrollojnë çdo votues në qendrat e votimit në Fier

13:19 : 06/08/2025
AKTUALITET

Kërkon mandatin e deputetit, KAS shqyrton ankimimin e Adriatik Lapajt

11:42 : 30/07/2025
AKTUALITET

11 Maji/ Këlliçi vijon akuzat: KQZ paradhomë e Ramës! Nuk ka pavarësi institucionale

21:42 : 28/07/2025
AKTUALITET

“11 maji”/ KQZ shpërndan zyrtarisht mandatet për qarqet Fier, Elbasan dhe Durrës

13:08 : 28/07/2025
AKTUALITET

Mandati i kaloi Kleana Xhuvelit, “Shqipëria Bëhet” ankimon në KAS vendimin e KQZ

10:55 : 28/07/2025
AKTUALITET

Pazari i Roskovecit/ Bardho dorëzon dorëheqjen në KQZ, në Kuvend do të futet Zegjineja

12:13 : 24/07/2025
Para

Vuçiç përplaset me Hotin dhe jep paralajmërimin e ri

TË GJITHA

“Benzi” përmbyset jashtë rruge në Fier, plagosen tre persona

20:52 : 08/08/2025

Nga Gjesti, Laerti e deri te Loredana, Rozana tregon se si i ka marrëdhëniet me ish-banorët e BBV

20:38 : 08/08/2025

Shkëndija shpartallon Shkupin në javën e parë të kampionatit maqedonas

20:32 : 08/08/2025

Një i vdekur, teksa Greqia vazhdon “luftën” me zjarret! Evakuohen disa zona

20:25 : 08/08/2025

“Ishte klubi im i ëndrrave”, Eden Hazard tregon pse dështoi te Real Madrid

20:21 : 08/08/2025

Kosova kërkon nga Shqipëria reciprocitet për shërbimin e hemodializës

20:12 : 08/08/2025

Gara për supremacinë Artificiale/ ChatGPT mposht Grok-un e Musk në turneun e shahut

20:02 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com