Çifti i njohur i showbiz-it shqiptar tregojnë momentin kur morën në krahë djalin: Doli më i madh

Fatma dhe Alfoi kanë dhënë intervistën e tyre të parë pas ardhjes në jetë të djalit të tyre Noah.

Prindërit e rinj, në një intervistë për revistën Who kanë treguar detaje të panjohura nga jeta e familjes, si dilemat e tyre dhe momentet gazmore në shtëpi… Fatma & Alfio, kanë treguar momentin e parë që sapo morën Noah-n në krahë.

Pjesë nga intervista:

Alfio: Të dy menduam që doli më i madh nga çfarë kishim parashikuar (qeshin).

Fatma: Unë nuk dija ç’të mendoja, thjesht po përjetoja një mori emocionesh, nga më të bukurat që as nuk i kisha imagjinuar. Mamatë më kuptojnë në këtë pikë (buzëqesh).

Alfio: E kam mbajtur gjithë natën në krahë ditën kur lindi Noah, që nuk ishte fare një bebush i qetë. Mendoja se si është e mundur që një krijesë kaq e vogël më tregoi një dashuri kaq të madhe.

LEXO EDHE  Përlotet Semi/ Çfarë i ndodhi këngëtares në Big Brother VIP?