• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjata: Rama është aq poshtë në sondazhe, sa e gjithë paraja dhe krimi nuk e nxjerrim fitues

23:04 : 24/07/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Në një bisedë për situatën politike në vend dhe diskutimet e shumta që është duke zhvilluar Këshilli Politik për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend, me gazetarin Mustafa Nano në emisionin “Provokacija” ishte i ftuar juristi Çlirim Gjata, Sekretar i Çvshtjeve Ligjore në PD.

Gjatë bisedës me gazetarin Nano, Gjata tha se edhe pse ka një marrëveshje siç është ajo e “5 qershorit”, përsëri kryeministrit Edi Rama nuk i besohet.

Sipas tij ai po bën gjithçka për pushtetin e tij madje është gati të bllokojë edhe negociatat me BE-në vetëm për interesat vetjake.

Kjo situatë që sajohet nga kryeministri, sipas Gjatës bëhet pasi ai e ka kuptuar që nuk fiton dot zgjedhjet e ardhshme, dhe me këto manovra po kërkon që të penalizojë edhe opozitën e bashkuar.

Duke iu referuar standardeve të Kopenhagenit por edhe Komisionit të Venecias, Gjata theksoi se Kushtetuta nuk mund të ndryshohet në një afat kaq të shkurtër përpara zgjedhjeve dhe pa konsensus.

Lexo edhe:

U bë virale me ankesën te Rama se i “forti” i zuri derën e banesës, Bashkia e Vlorës sorollat qytetaren

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

Pjesë nga biseda:

Çlirim Gjata: Bëhet marrëveshja e 5 qershorit, e firmosin 4 ambasadorë ndërkombëtarë si garant dhe Rama kërkoi të ndryshojë Kushtetutën. Përveç se është interlokutorë i vështirë, nuk është absolutisht i besueshëm, mund të të mashtrojë në çdo moment. Edhe nëse do të bënim një marrëveshje për hapjen e listave 100%, kush na garanton ne që nuk do të nxjerrë një gjë tjetër?! Rama e ka mendjen tek pushteti i vet, nuk të jep asgjë. Është gati të bëjë marrëzi dhe ti bllokojë Shqipërisë negociatat njëlloj si Enver Hoxha. Dua të them se këtu nuk qëndron problemi se u vendos “5 qershori” dhe se ndryshimi kushtetues nuk prek “5 qershorin”. Ndryshimi kushtetues kërkon të ndërhysh detyrimisht në Kodin Zgjedhor sepse ndryshon formula. Nëse hapen listat ndryshon formula e përllogaritjes së kandidatëve. Kështu siç janë të sanksionuara rregullat në Kodin Zgjedhor bien ndesh dhe madje bëhet i pazbatueshëm me atë ndryshim që kërkon të bëjë Edi Rama. Prandaj ndryshimet kushtetuese çojnë detyrimisht në rrëzimin e marrëveshjes së “5 qershorit”.

Mustafa Nano: Lidhur me marrëveshjen e “5 qershorit”, po të isha Rama nuk do lëshoja pe, në depolitizimin e administratës zgjedhore, pse të mos bëhej që në këto zgjedhje?

Çlirim Gjata: Ne ramë dakord ta bënim këtë, por u rikthyem në pikën zero sepse është i pabesueshëm. Propozimi i Ramës ishte që komisionet zgjedhore të përbëhen nga administrata civile, ne e kundërshtuam këtë sepse administrata civile është e Ramës, e ka ai në dorë. Nuk mund ti linim gjithçka në dorë. Më pas u kërkua që të kemi 3 komisionerë, propozimi erdhi nga Komisioni Europian që njëri të jetë i paanshëm, jo i administratës civile, ndërsa 2 të tjerë të jenë nga administrata civile por pa të drejtë vendimmarrje, ramë dakord me këtë por Rama e refuzoi dhe deklaroi se kthehej tek Komisionet. Më pas u vendos që pas zgjedhjeve të 2021, në zgjedhjet e 2023 të aplikohet administrata civile e zgjedhjeve.

Mustafa Nano: Çfarë ju thonë sondazhet? A do të fitoni?

Çlirim Gjata: Nuk dua të përmend numra por Rama është kaq poshtë saqë e gjithë paraja, krimi nuk i japin dot Ramës fitoren. Nuk po ja del dot me asgjë ndaj dhe kërkon të ndryshojë Kushtetutën që të mos fitojmë as ne. Ai kërkon kaos politik ku më pas të kërkojë marrëveshje e të shpëtojë.

Mustafa Nano: Si do jenë zgjedhjet?

Çlirim Gjata: Çdo palë zgjedhje, edhe kur kam drejtuar KQZ, që të jenë cilësore, varet shumë nga vullneti politik. Nëse një apo dy drejtues politikë kërkojnë të prishin zgjedhjet, mund ta realizojë këtë, sigurisht që do kenë edhe pasojat më pas. Rama deri tani ka vërtetuar se po kërkon të prishë vullnetin politik për zgjedhjet e lira e të ndershme. Në bazë të standarteve të Kopenhagenit, Kushtetuta nuk mund të ndryshojë deri në 1 vit para zgjedhjeve ndërsa Kodi Zgjedhor nuk mund të ndryshojë deri përpara 6 muajve para zgjedhjeve. Kushtetuta nuk mund të ndryshohet në mënyrë të njëanshme. Ndryshimi i Kushtetutës nuk pranohet nga Komisioni i Venecias dhe as nga BE pa konsensus. Nuk mund të ndryshohet në kohë pandemie apo në kohën kur ka një marrëveshje, sepse e cënon atë dhe hap një krizë politike në këtë rast./abcnews.al

Etiketa: gjataRamasondazhe

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U bë virale me ankesën te Rama se i “forti” i zuri derën e banesës, Bashkia e Vlorës sorollat qytetaren

21:11 : 07/10/2025
AKTUALITET

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

21:11 : 05/10/2025
AKTUALITET

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

21:01 : 05/10/2025
AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
AKTUALITET

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

22:39 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
Para

Mel Gibson i infektuar me koronavirus, qëndroi një javë në spital

TË GJITHA

Foto ilustruese

Kthjellime dhe reshje shiu të dobëta, parashikimi i motit për sot

08:01 : 08/10/2025

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com