Juventusi përgatitet për festë, bardhezinjtë sfidojnë Udinezen për titullin e 9-të radhazi

Juventusi luan sot në transfertë kundër skuadrës së Udinezes në ndeshjen e javës së 35-të të Serie A.

Me fitoren 2-1 ndaj Lazios, “Zonja e Vjetër” e ktheu çështjen e titullin kampion në një formalitet dhe sot kanë sot shansin e parë për të fituar matematikisht titullin e 9-të kampion radhazi në Serie A.

Me një fitore përballë Udineses në orën 19:30, Ronaldo me shokë do të siguronin edhe zyrtarisht trofeun e Serie A për edicionin 2019-2020, titull kampion që do të jetë i pari për trajnerin Maurizio Sarri.

Në krahun tjetër edhe për Udinesen do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme pasi skuadra në akoma nuk e ka siguruar mbijetesën dhe çdo pikë do të ishte me vlerë për ta.

LEXO EDHE  VIDEO/ Goli i ditës vjen nga Bundesliga, shihni realizimin fantastik të talentit të Dortmund

Maurizzio Sarri ka publikuar listën e lojtarëve të pranishëm për ndeshjen e sotme dhe vihen re disa mungesa të rëndësishme. Në listë nuk janë të dëmtuarit Chiellini dhe De Sciglio, ndërsa Bonucci është i skualifikuar.

Për Juventusin gjithashtu do të mungojnë edhe Gonzalo Higuain dhe Sami Khedira. I fundit ndodhet në Gjermani për terapi ndërsa sulmuesi argjentinas nuk mund të udhëtojnë për problemet e shpinës.