• Kontakt
Tuesday, September 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kolegji hap hetimin gjyqësor për prokurorin Dritan Peka

18:28 : 22/07/2020
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli të mërkurën hetimin gjyqësorë në çështjen ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Apelit të Tiranës Dritan Peka. Peka do të rivlerësohet në KPA, pasi Komisioneri Publik Dariel Sina ankimoi në të tre kriteret vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e konfirmonte atë në detyrë.

Në seancë Komisioneri Publik parashtroi se kundërshtonte arsyetimin e KPK për disa nga problemet që ishin gjetur gjatë hetimit administrativ dhe se KPA duhej të vendoste “shkarkimin e subjektit të rivlerësimit” për deklarim të pamjaftueshëm dhe për cënim të besimit të publikut te drejtësia. Komisioneri po ashtu paraqiti disa denoncime të reja dhe kërkoi hetimin e tyre dhe një analizë të re financiare nga Kolegji, ndërsa pretendoi se Peka rezultonte me bilanc negativ në disa vite.

Peka që u paraqit me avokat në seancën publike arsyetoi se vendimi i KPK ishte i drejtë, ndërsa solli tre prova që sipas tij kundërshtonin ankimin, përfshi një analizë financiare që sipas tij provonte se nuk kishte bilanc negativ. Ai kërkoi kohë për t’iu përgjigjur denoncimeve të reja, të cilat Komisioneri i paraqiti në seancë.

Çështja po hetohet nga trupa gjykuese e kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtar Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo.

Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 1997 si prokuror në Tiranë dhe mban postin e drejtuesit të Prokurorisë së Apelit të Tiranës prej vitit 2015. Procesi i vetingut për të u krye nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici, të cilët vendosën unanimisht konfirmimin e tij në detyrë.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarëve Taulant Tafa dhe Izabela Radovani

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

Parashtrimet

Ankimimi i Komisionerit Publik përfshin të tre kriteret e rivlerësimit dhe është i bazuar mbi dokumentet e hetimit të përfunduar tashmë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si dhe denoncime të reja të mbërritura në adresë të Pekës. Njëri prej denoncimeve, sipas Komisionerit Sina ngre dyshime për lidhje me persona të inkriminuar, ndërsa një denoncim i dytë për tërheqjen paraprake nga ankimi ndaj një vendimi penal dhe një denoncim në lidhje me shortimin e çështjeve.

Komisioneri Darjel Sina tha fillimisht se Peka kishte bërë deklarime të pasakta në lidhje me pagesat për një apartament në Tiranë. Sipas Sinës kishte një sërë ndryshimesh mes deklarimeve vjetore për ILDKPKI dhe deklaratës veting.

Peka e kundërshtoi këtë pretendim duke u justifikuar kryesisht me faktin se bëhej fjalë për deklarime të hershme dhe për formularë që siç tha ai nuk kishin pasur hapësirë për detaje.

Sina pretendoi se Peka kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia dhe kishte përfituar një kredi të butë si i pastrehë, ndërsa kishte pasur një shtëpi. Kredia e butë e marrë nga bashkëshortja e Pekës, u cilësua nga KPK se nuk prekte subjektin, por Komisioneri thotë se ai ka cënuar etikën dhe se kredia e marrë për strehim ishte përdorur për të blerë shtëpi në Orikum.

Peka justifikoi veprimet e tij dhe bashkëshortes duke pretenduar se apartamenti që ata kishin blerë nuk ishte ende në pronësi të tyre dhe se në kohën kur aplikuan për kredi të butë nuk kishin siguri mbi të. “Mund të përfundonim në mes të katër rrugëve”, tha Peka.

Ndërkohë ai tha se pasi ishte marrë kredia e butë, pasiguritë për apartamentin e blerë në Tiranë ranë dhe meqenëse nuk kishin pse e kthenin kredinë pas, ajo u përdor pjesërisht për arredim dhe pjesa tjetër për shtëpinë në Orikum. Peka tha se nuk kishte bërë shkelje të etikës.

Sa i përket analizës financiare Komisioneri kërkoi një rivlerësim nga Kolegji, ndërsa numëroi disa vite me bilanc negativ dhe vuri në dukje se kishte pasaktësi në deklarimet e gjendjes cash.

Peka i kundërshtoi këto gjetje dhe pretendoi se diferencat negative ishin minimale.

Komisioneri po ashtu tha se kihste probleme mbi rivlerësimin në kriterin e profesionalizmit, përfshi një praktikë “të dyshimtë” punësimi në Prokurorinë e Apelit të Tiranës. BIRN ekspozoi në një investigim të mëparshëm se i punësuari ishte kunati i ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla; i rekrutuar nga Peka pa shpallje publike, pa arsim përkatës dhe i paguar edhe gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri.

Peka paraqiti në këtë pikë një vendim të Prokurorisë së Përgjithshme që kishte hetuar çështjen bazuar në vendimin e KPK dhe kishte vendosur arkivimin e saj.

Një denoncim nga një person me inicialet E.P që thoshte se Peka kishte kontakte me persona të krimit të organizuar, u cilësua nga Peka si i rremë dhe KPA vlerësoi në një vendim të ndërmjetëm se nuk kishte indicie dhe nuk do të merrej parasysh.

Kolegji vendosi të pranojë riçeljen e hetimit dhe lejimin e marrjes në cilësinë e provave të tre akteve të sjella nga Peka, që përfshinin një shkresë nga Enti Kombëtar i Banesave; shkresë nga Prokuroria e Përgjithshme për hetimin disiplinor në adresë të subjektit të rivlerësimit dhe analizë financiare të sjellë nga subjekti i rivlerësimit.

Ndërkohë një vendim për analizën financiare u la për seancën e rradhës pasi komisioneri të ketë shqyrtuar provat e reja të sjella nga Peka. Seanca e rradhës u caktua më 14 shtator. /BIRN/

Etiketa: kpaPekavetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarëve Taulant Tafa dhe Izabela Radovani

20:27 : 30/09/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

22:02 : 29/09/2025
AKTUALITET

Problemet me pasurinë/ KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Arben Kostandini

16:52 : 22/09/2025
AKTUALITET

Skandali në KED/ Genta Bungo probleme me pasurinë, Sokol Sadushi e kualifikoi për në Kushtetuese

12:19 : 22/08/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

14:21 : 01/08/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025
Para

Pas paralajmërimit të Yuri Kim, Tabaku: Kandidatët për deputet po i vetojmë

TË GJITHA

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarëve Taulant Tafa dhe Izabela Radovani

20:27 : 30/09/2025

“Shumë shpejt pritet masë ndaj një deputeti”/ Karamuço: Një grua çoi bllokun me shënime në SPAK

20:17 : 30/09/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, zbardhet dëshmia e pronarit të lokalit! Voltan Xhani organizator i atentatit

20:16 : 30/09/2025

Sulm me dron rus në Dnipro të Ukrainës, një i vdekur dhe 20 të plagosur

20:11 : 30/09/2025

Rezultojnë mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

20:08 : 30/09/2025

Rrëfimi i nënës së Elis Rroshkodolit: Humbja e burrit, dy djemve dhe hakmarrja që i mori jetën 36-vjeçarit

19:54 : 30/09/2025

Obeziteti në Shqipëri mbi mesataren europiane/ Mjekët: Faktor për rritjen e sëmundjeve kronike

19:53 : 30/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com