• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Rama drejt një puçi kushtetues

21:26 : 21/07/2020
në BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Genc Burimi

Farsa e djeshme e rikthimit të partisë-shtet të Edi Ramës dhe e vetë të këtij të fundit në tryezën politike të Reformës Zgjedhore nuk mashtroi njeri. Në atë mbledhje ku opozita nuk duhej të ishte paraqitur, Rama u paraqit me mendjen e mbledhur: asgjë nuk do ta devijonte nga trajektorja e atij puçi kushtetues që ai do të kryejë më 30 korrik.

Kurrë në historinë e sistemeve politike moderne, duke përfshirë dhe Afrikën, nuk është provuar kjo që do të ndërmarrë Kryeministri i Shqipërisë më 30 korrik: të ndryshojë Kushtetutën në mungesën e një Gjykate Kushtetuese. Në Afrikë ka shpesh e rregullisht puçe e grushte shteti, por edhe puçisti më i paskrupullt nxjerr atje si marionetë para opinionit publik të vendit të tij kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, që siguron popullin e bindur e të mbarë se gjithçka është kryer në respekt të ligjeve e të germave të librit kushtetues. Rama as këtë mundim nuk e merr. Ai do shkaktojë skandal në Europë. Në vend që ta fshihte sa të kishte mundësi këtë anomali dhe veçanti shqiptare në Europë e ndoshta në botë, pasi prej vitesh vendi nuk ka më Gjykatë Kushtetuese, Edi Rama, më 30 korrik, do t’i tregojë mbarë botës sesi funksionon Shteti i së Drejtës në Albanustanin e tij të dashur: Parlamenti mund t’i hyjë me bisturi Kushtetutës ditën me diell dhe ky pushtet nuk i garanton popullit të tij të drejtën më minimale për t’iu adresuar gardianëve të Kushtetutës nëse a janë demokratike ndërhyrjet e maxhorancës në librin themeltar të kombit. Me gjestin e tij të paimagjinueshëm në një demokraci funksionale, Rama u thotë shqiptarëve se janë me fat, pasi fare mirë, me shumicën absolute të votave që ai disponon në Kuvend, Kryeministri mund ta shpërfytyronte radikalisht Kushtetutën dhe ta shpallte Shqipërinë dinasti perandorake, me Edi Ramën si perandor i parë e i paparë. Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese që do t’i thoshte stop këtij karnavali, çfarë e pengon Ramën sot realisht të shkojë në këto ekstreme?

Është në këtë pikë ku qëndron surrealizmi i situatës, në të cilën ndodhemi. Institucionalisht, sot shqiptarët janë në “merci” të tekave të një Kryeministri, që me Kushtetutën mund të bëjë çfarë të dojë, si të dojë e kur të dojë, sepse nuk ka më asnjë rruazë të bardhë për të mbrojtur rendin kushtetues. Vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese. A e dinë europianët këtë, kur Gjykata Kushtetuese gjermane, e famshmja Gjykatë e Karlruhës, shkoi deri aty sa e gjeti politikën monetare të Bankës Qendrore Europiane në kundërshtim me Kushtetutën e Gjermanisë, domethënë të interesave të popullit gjerman?

A e imagjinon Edi Rama “Le Monde”, gazetën e tij të preferuar ku ai u justifikua me një shkrim të gjatë për rrafshimin natën të Teatrit Kombëtar, të hapet me titullin “Në Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese, Kryeministri Rama vë dorë mbi Kushtetutën”. Si duam ne që popujt europianë të na adoptojnë në gjirin e tyre ku me këto çudira do ta tmerrojmë Europën e vlerave, Europën e pushteteve dhe të kundërpushteteve? Pa Gjykatë Kushtetuese, me Parlament të paplotë, ndërkohë që Kushtetuta i njeh atij 140 vende, Edi Rama e ka shndërruar Shqipërinë në një shtet UFO, me një regjim politik të panjohur në Europën e demokracisë parlamentare qindravjeçare. Ç’do të ndodhë tani? Asgjë nuk do ta ndalë Edi Ramën deri më 30 korrik.

Lexo edhe:

Dekretoi zgjedhjet në shkelje të Kushtetutës? Begaj: U konsultova me ekipin tim

Nard Ndoka: Rama në hall me SHBA-të, ja kanë thënë me zarf që je i padëshirueshëm

Por më vonë, në mënyrë që të paktën të evitohet katrahura në zgjedhjet e ardhshme ku opozita afërmendsh nuk do shkojë në votime duke bllokuar me zinxhir njerëzor të militantëve të saj zyrat e votimit, duke shtyrë Edi Ramën të ushtrojë monopolin e dhunës legjitime deri në prag të një lufte të mundshme civile, zgjidhja qëndron sot në duart e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion, SPAK. Nëse ajo disponon ankime nga qytetarë, shoqata apo parti politike në adresë të shtetasit Edi Rama për abuzime me pushtetin që i ka dhënë populli, është momenti që kjo pjesë e drejtësisë së re, ende e painfektuar nga “koronavirusi i Rilindjes”, të fillojë nga puna …

Etiketa: burimikushtetutaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dekretoi zgjedhjet në shkelje të Kushtetutës? Begaj: U konsultova me ekipin tim

21:44 : 02/10/2025
AKTUALITET

Nard Ndoka: Rama në hall me SHBA-të, ja kanë thënë me zarf që je i padëshirueshëm

18:49 : 02/10/2025
AKTUALITET

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

18:08 : 02/10/2025
AKTUALITET

“Dekretimi i datës së zgjedhjeve, nul”/ Bylykbashi: Presidenti shkeli Kushtetutën

11:40 : 02/10/2025
AKTUALITET

Si u zbardh vjedhja e fondeve IPARD, BE pezullon 112 mln euro për fermetë shqiptarë pas aferës

22:26 : 01/10/2025
AKTUALITET

“Rama vendos për gjithçka”/ Beleri: Ai shkarkon drejtorë e kryebashkiakë, që nuk ia lejon ligji

20:40 : 01/10/2025
Para

"I ka frikën opozitës"/ Doda: Rama s'ka hallin e listave, shkon ndesh me ndërkombëtarët

TË GJITHA

Akuzohet se dekonspiroi operacionet e policisë, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan

10:06 : 03/10/2025

Thirret në SPAK kryebashkiaku i Vaut të Dejës

09:58 : 03/10/2025

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, 3 të plagosur rëndë

09:53 : 03/10/2025

EMRI/ Vrau me thikë 40-vjeçarin në Babrru, PAMJE nga momenti kur policia arreston autorin

09:48 : 03/10/2025

Malësia e Krujës dhe Dibrës zbardhet nga dëbora

09:35 : 03/10/2025

Tender 6 mln euro/ Kryeministri “Diell” i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni

09:20 : 03/10/2025

Aksident në Rrugën e Kombit, shoferi në gjendje të rëndë, niset drejt Traumës

09:14 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com