• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Reforma Zgjedhore/ VOA: Do rihapet kapitull i ri apo debate?

21:30 : 18/07/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Forcat kryesore politike pritet të takohen sërish në Këshillin Politik për reformën zgjedhore 45 ditë pasi arritën më 5 qershor një marrëveshje mbi përmirësimin e proceseve zgjedhore.

Një muaj e gjysmë pasi marrëveshja e dakordësuar me ndërmjetësimin e diplomatëve amerikanë, europianë dhe britanikë ende nuk është miratuar në parlament, nga diskutimet e të hënës mund të hapet një kapitull i ri, apo mund të rihapen debate, që të vihen në dyshim pikat e marrëveshjes së 5 qershorit.

Përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare janë shprehur se marrëveshja e 5 qershorit duhet miratuar pa ndryshime, ndërsa për amendamente kushtetuese nuk ka më kohë të mjaftueshme për konsultime gjithëpërfshirëse.

Shumica ka deklaruar se është gati t’i miratojë në parlament edhe marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën jashtëparlamentare edhe ndryshimet kushtetuese që kërkoi opozita brenda parlamentare për listat e hapura në zgjedhje.

Ishte Presidenti i Republikës Ilir Meta ai që ftoi në një takim kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të diskutuar mundësinë e rimbledhjes së Këshillit Politik, ku u arrit marrëveshja e 5 qershorit, për të diskutuar tema që lidhen me zgjedhjet.

Lexo edhe:

Celibashi: Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë brenda 1 viti

PD-PS dakordësi për Komisionin e Reformës Zgjedhore, si do të ndahen anëtarët dhe kush mbetet jashtë

Ideja u prit me entuziazëm nga kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi publikisht se ishte gati qysh të hënën të shkonte në Këshillin Politik për të bindur opozitën mbi dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë dhe do të ishte akoma më mirë nëse do të vinin edhe presidenti Meta edhe kryetari i Partisë Demokratike Basha.

Por opozita e bashkuar deklaroi pas reagimit të zotit Rama se ishte e gatshme të vazhdojë diskutimin dhe punën në Këshillin Politik për çdo temë dhe çështje që lidhet me zgjedhjet, por pa penguar apo vonuar miratimin pa ndryshime, sa më parë të dakordësisë së 5 Qershorit.

“Ndryshimet kushtetuese, të hartuara në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste, jashtë Këshillit Politik dhe pas Dakordësisë së 5 Qershorit, prishin marrëveshjen e arritur mes palëve” – thuhet në deklaratën e opozitës.

Sipas këtyre marrëveshjeve, thotë opozita, çështjet e dakordësuara në 5 Qershor duhet të aprovohen pa asnjë ndryshim dhe pa vonesa të mëtejshme për të mundësuar zbatimin e dispozitave të reja zgjedhore, duke përfshirë ngritjen e KQZ së re dhe fillimin nga puna për zbatimin e identifikimit biometrik të zgjedhësve.

Takimet mes drejtuesve kryesorë të dy partive më të mëdha politike janë parë shpesh me dyshim në arenën politike të Tiranës si të dëmshme për partitë më të vogla dhe për cilësinë e demokracisë shqiptare në tërësi.

Humbja e ndjeshme e kohës është një tjetër problem shqetësues për vëzhguesit vendas dhe ata ndërkombatër. Grindjet politike i shtyjnë zgjidhjet e problemeve deri në ditën e fundit, ku pastaj kërkohet mirëkuptim me nxitim nën presionin e afateve ligjore.

Partitë kryesore arritën një marrëveshje në janar se reformën zgjedhore do ta përfundonin brenda muajit mars, pastaj ranë dakord që do ta kryenin brenda muajit maj.

Dhe tani 45 ditë pasi kanë arritur marrëveshjen 5 qershorit me shtytjen e pazakontë të diplomatëve perëndimorë, mund të humbin sërish kohë duke rindezur debatet në mbledhjen e të hënës, ku përballë numrit 1 socialistëve është njoftuar se do të jetë numri 2 i demokratëve./VOA/

Etiketa: reforma zgjedhore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Celibashi: Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë brenda 1 viti

18:31 : 23/10/2025
AKTUALITET

PD-PS dakordësi për Komisionin e Reformës Zgjedhore, si do të ndahen anëtarët dhe kush mbetet jashtë

12:08 : 22/10/2025
AKTUALITET

Çështjet që sipas Celibashit duhen adresuar urgjentisht nga Reforma Zgjedhore

12:33 : 21/10/2025
AKTUALITET

Komisioni për Reformën Zgjedhore, Gonzato: Procesi të jetë gjithëpërfshirës

12:01 : 17/10/2025
AKTUALITET

Propozimi/ Zbardhen amendamentet e PD për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

13:55 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Reforma zgjedhore e pamundur pa ODHIR”, Berisha: Rama kërkon ta katandisë vendin me 28 bashki

13:32 : 13/10/2025
Para

Dhunë fizike në Kategorinë e Parë, gjakosen dhe ngujohen futbollistët e Egnatias

TË GJITHA

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025

Pas grabitjes 102 milionë dollarëshe, Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës

15:37 : 25/10/2025

Në Mal të Zi bie mbështetja për NATO-n

15:27 : 25/10/2025

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

15:11 : 25/10/2025

Krizë stafi/ Italianët vërsulen të marrin infermierët shqiptarë

14:56 : 25/10/2025

BE-ja intensifikon përpjekjet për të ulur varësinë nga mineralet e rralla të Kinës

14:37 : 25/10/2025
Viktima

Po kontrollonte punimet e një ure, inxhinieri bie nga lartësia dhe humb jetën! Arrestohet drejtuesi teknik

14:14 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com