Në një analizë të situatës nga COVID-19 në Shqipëri, anëtari i grupit të punës pranë PD, Ph.D. Ilir Pecnikaj shprehet se Shqipëria ka një nivel të ulët të kryerjes së tamponëve krahasuar me vendet e tjera duke e cilësuar këtë një dështim të Komitetit Teknik.
“Mjegullnaja e pandemisë, shurdhëria e qeverisë dhe idiotësitë e “Komitetit Teknik”, të cilëve COVID-19 ju ka marrë trutë, kanë kurthuar të gjithë popullin, qoftë fizikisht dhe mendërisht”, shkruana ai në Facebook.
Nga Ilir Pecnikaj
ZOT NA SHPËTO NGA KJO QEVERI DHE KOMITETI I SAJ TEKNIK.
Mjegullnaja e pandemisë, shurdhëria e qeverisë dhe idiotësitë e “Komitetit Teknik”, të cilëve COVID-19 ju ka marrë trutë, kanë kurthuar të gjithë popullin, qoftë fizikisht dhe mendërisht.
Çdo ditë lexon një kalendar lufte të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, nga coronavirus, por në të vërtetë kjo është vetëm maja e aisbergut, sepse të vërtetën e plotë nuk kemi për ta mësuar kurrë më një filozofi të tillë qeverisëse që kemi.
Sikur të mos ishin këto, duhet të durojmë e dëgjojmë edhe deklaratat, pak të thuash idiote, të anëtarve të Komitetit Teknik dhe të ministres, të cilat nuk kanë asnjë bazë shkencore, veç asaj të propogandës dhe të deshirës së tyre për të mbuluar deshtimin total të tyre.
Ja ca prej tyre:
S.Bratja “… ka ndryshuar dhe sjellja e virusit pasi tashmë nuk shkakton dëmtime, ndaj dhe në shumë raste pavarësisht kryerjes së tamponit shumë persona të infektuar rezultojnë negativë”
Nuk shkakton dëme?! Vetëm në 20 ditët e fundit kanë ndërruar jetë 52 persona ose 9 persona më shumë se në 3.5 muajt pararendës (9/03-24/06).
Pastaj është tejet qesharake që z. Bratja na del neper studio dhe public me mask. Unë jam pro mbajtjës së maskave, por z Bratja meqënse e ka kaluar COVID-in ai tashmë është “inokuo” për sa i përket COVID-19. Nga kjo del se ky zotëri ose ka mashtruar për tu vetquajtur “hero” ose po po bën veçse propogand banale.
S.Bino. Publikon në fb një foto të kurbës së Greqisë me mbishkrimin “ Po Greqia si dhembët e kujt e ka kurbën”
Paçka se Greqia, kurbën e ka kaluar që në 11 prill dhe ka situatën tërësisht nën kontroll.
Greqia ka një raport tampone/ pozitiv: 100/1, kurse Shqipëria që merr direktiva nga ju Bino ka këtë raport 5 /1, pra ka një depistim 20 herë më të lartë se sa ju znj. Bino.
Dhe qershia mbi tortë është intervista e ministres Manastirliu me datën 10 korrik e cila thotë:
“…bërja 100 % e tamponeve, për të gjithë pacientet në spitale, ulë vigjilencën e mjekve….”, “… Dhe analiza ka një fallc pozitivitet dhe nje fallc negativitet që është 30%…”
Mendoni që kjo zonja ministre është doktoreshë shkencash në Kimi Analitike, për të cilën termat fallco pozitiv dhe fallco negative duhet të ishin shumë të qartë, por siç duket, një titull i tillë i marrë gjatë kohës që ishte drejtoreshe e QSUT, nuk është as fallco pozitiv as fallco negative por është thjeshtë FALLCO.
E di kjo zonja se në të gjithë Komunitetin Europian, marrja nën kontroll e situatës së COVID-19 ka qënë për faktin se u arrit vetëm atëherë kur Spitalet u arritën të kontrollohen 100% dhe të bëhen COVID ZERO?! Ulje vigjilevce është kjo?!
PËR JU KOMITET TEKNIK
Me një përllogaritje të thjeshtë po mundohem të hedh dritë mbi këto gënjeshtra të pa kripë të cilat, të thëna nga JU KOMITET janë kriminale, sepse nuk mundet që në këtë formë të mbulojnë deshtimin total tuajin.
Sot në Europë bëhen mesatarisht 200 tampone nga të cilët vetëm 1 del pozitiv.
Në vendin tonë ky raport është 5 me 1.
Një rezultat të tillë e ka vetëm Sudani: 10824 teste, ku 2148 pozitiv (5 me 1)
Guinea, më mirë akoma, ka vetëm 1500 tampone, ku 1842 janë pozitive (1 me 1.23…qesharake por e vertetë?!) (https://ëëë.ëorldometers.info/coronavirus/).
Këto dy shtete janë shembujt të cilin po ndiqni ju o KOMITE-TI ynë?!
Ja dy nga pikat ku fshihet “djalli” i tyre:
Po të shikojmë këtë grafik, i cili në kurbën e sipërme tregon numrin e tamponeve dhe kurba tjetër tregon rastet pozitive shikojmë se kanë në mënyrë identike të njëjtin trend (nëse bëhen më shumë teste ka më shumë raste pozitive dhe anasjelltas). Pra nëse shtojmë numrin e testeve, numri i rasteve pozitive do të shtohet.
Të gjitha sygjerimet e OBSH dhe të shkenctarëve më të mëdhenj të globit, të paktën që nga data 16 mars, 2020 kanë qënë “TEST, TEST, TEST”, sepse vetëm kështu mund të bëjmë një identifikim të hershëm, dhe si i tillë të mund të shpëtojmë sa më shumë jetë njerëzish. Kjo e fundit siç duket nuk hyn në planet e këtij komiteti dhe kësaj qeverie.
2. Një tjetër gënjeshtër e ISHP, zyrave gjenerale të Komitetit Teknik, e deklaruar disa herë radhazi, e cila ra dje, ishte: MAKSIMUMI I TAMPONEVE QË MUND TË BËJË ISHP ËSHTË 300-500 ANALIZA NË DITË. Dje bënë 585 copë. GËNJYEN DJE APO NA PASKAN GËNJYER GJITHMONË?!
13 korrikun qeveria duhet ta kishte shpallur “ditë feste”, sepse komiteti i drejtuar prej saj, arriti të bënte 10.000 tampone në më shumë se 4 muaj… NJË TURP I MADH!
Zot na shpëto nga kjo qeveri dhe Komiteti i saj Teknik.
Ph.D. Ilir Pecnikaj
Aktualitet
Koronavirus