• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koronavirusi në Shqipëri, VOA: Situata po përkeqësohet, shifrat kulmuan në 24 orët e fundit

20:26 : 13/07/2020
në AKTUALITET

Në Shqipëri situata e epidemisë së Koronavirusit po përkeqësohet. Në 24 orët e fundit u rregjistrua një rekord rastesh të reja me 117 të infektuar, ndërsa dy persona të tjerë humbën jetën. Në spitalin infektiv, pacientët në gjendje të rënduar janë në numër të lartë.

Vetë autoritetet e Shëndetësisë po flasin për një situatë serioze epidemiologjike dhe po përgatiten për të rihapur spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë, vetëm për të sëmurët e prekur nga koronavirusi.

“Java që lamë pas ka treguar një trend të rritur të rasteve të konfirmuara pozitive, rritje të shtrimeve në spital, pacientëve që kanë pasur nevojë për trajtim në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar. Fatkeqësisht kemi pasur edhe rritje të qytetarëve që kanë humbur jetën”, deklaroi sot Eugena Tomini e Institutit të Shëndetit Publik.

Dhe 24 orët e fundit kulmuan me 117 të infektuar, shifrën më të lartë deri më tani, pasi autoritetet rritën ndjeshëm numrin e testimeve, duke i çuar ato në 585 të tilla. Bie në sy një shtrirje gjithnjë e më e madhe gjeografike e epidemisë.

Vetëm rastet e fundit u zbuluan në 22 qytete të vendit. Aktualisht janë 1462 raste aktive. Tirana mbetet zona me 635 raste, ose 43 përqind të personave ende pozitivë, e ndjekur nga Durrësi e Shkodra me mbi 200 raste, Vlora 108, ndërsa qarqet e tjera poshtë 100 të prekurve aktivë.

Lexo edhe:

“Kronika e një Shqipërie të nënshtruar”

“BE po flirton me një narko-shtet”/ Si po vërshon droga nga Sinaloa drejt Shqipërisë

Përkeqësimi i situatës dëshmohet dhe nga pohimi i sotëm i autoriteteve: “Aktualisht kemi transmetim komunitar të përhapjes së virusit në disa bashki të vendit”, u shpreh Tomini.

Vetëm në 24 orët e fundit, u njoftua për dy viktima të tjera, një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse. Në total numri i vdekjeve ka shkuar në 95 persona. Që pas heqjes së masave shtrënguese, numri i viktimave thuajse është dyfishuar.

Edhe gjendja në spitalin Infektiv vijon të rëndohet dita-ditës. Në 24 orët e fundit ka patur shtim të personave të shtruar, ku deri pak para mesitës ishin 85 pacientë në spital, nga të cilët 10 në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

Edhe vetë autoritetet nuk duket se presin ndonj përmirësim, përkundrazi. Ato kanë nisur përgatitjet për të rihapur spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë, vetëm për trajtimin e të sëmurëve të prekur me Koronavirus.

“Është një situatë serioze epidemiologjike e Covid 19 në të gjitha elementët e vlerësimit të saj. Kjo situatë kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të mos e ulur vigjilencën, duke respektuar masat e vendosura, dhe bizneset duke zbatuar protokollet e sigurisë”, deklaroi zonja Tomini.

Opozita akuzoi sot sërish qeverinë për mungesën e një strategjie për përballin e gjendjes. Ekspertja e Partisë Demokratike Liljana Shyqyriu foli për “një situatë që po precipitin rrezikshëm” dhe se “qeveria është dorëzuar përballë kësaj epidemie dhe po e lë virusin në rënie të lirë”.

Ndërsa nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili tha sot se “mënyra se si është administruar kjo pandemi që nga fillimi ka qenë e gjitha mbi spontanitetin, mbi mosmarrjen e masave efektive, mbi mosvlerësimin e atyre hapave të domosdoshëm, të cilat bëjnë të mundur që të kesh një situatë në kontroll”.

Etiketa: Koronavirusiperkeqesimshifrat e lartaShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kronika e një Shqipërie të nënshtruar”

09:09 : 16/11/2025
AKTUALITET

“BE po flirton me një narko-shtet”/ Si po vërshon droga nga Sinaloa drejt Shqipërisë

21:31 : 13/11/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur në krye të shtetit, habit Meloni: Shqipëria po sillet si vend i BE-së!

15:59 : 13/11/2025
AKTUALITET

2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie

14:46 : 13/11/2025
AKTUALITET

Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Itali, zbardhet agjenda

18:44 : 12/11/2025
AKTUALITET

Shqipëria ‘arenë lufte’, 35 vrasje me tritol dhe armë në gati 1 vit

17:59 : 12/11/2025
Para

OBSH: Pandemia po shkon edhe më keq, shumë vende po shkojnë në drejtimin e gabuar

TË GJITHA

Tritoli dhe gjoba në Kamëz, mes të arrestuarve edhe një ish-polic! Lidhja me Vis Martinajn

11:14 : 16/11/2025

Turizmi i palloshit , dhe “Fiume di M*rda” në mes të Tiranës

11:07 : 16/11/2025

EMRAT/ Gjobë 500 mijë euro, 3 të arrestuar për tritolin në Kamëz

10:52 : 16/11/2025

Kryebashkiaku i Sarandës Oltion Çaçi dhuroi shkollën e qytetit tek oligarkët për resort

10:39 : 16/11/2025

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Laprakë finlandezi

10:29 : 16/11/2025

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

10:19 : 16/11/2025

Vrau me thikë djalin e tij, Prokuroria dërgon në gjyq Hekuran Gjonin

09:52 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com