• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Torturuan dhe ngacmuan seksualisht 25-vjeçaren, dënohen me burg dhe dëbim 4 shqiptaret

12:35 : 11/07/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Katër gra të reja midis moshës 23 dhe 29-vjeçare janë gjykuar nga Gjykata e Qarkut në Bulach (Zvicër) për një plan hakmarrjeje të përshkallëzuar.

Gjykata të enjten i ka shpallur fajtore për ushtrim të shtrëngimit seksual, privim të lirisë dhe krime të tjera.

E dyshuara kryesore, sot 25 vjeçe, është dënuar me burg pa kushte për 44 muaj.

Motra e së akuzuarës kryesore u dënua me 36 muaj, nga të cilët 16 muaj burg efektiv.

Të dyja, pasi kanë vetëm shtetësinë kosovare, gjithashtu dënohen me dëbim nga Zvicra për pesë vjet.

Lexo edhe:

Ankimimi për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në

Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe

Gjykata gjithashtu i ka shqiptuar një dënim me burg efektiv prej 40 muajsh për 29 vjeçaren, nënë fëmijësh, e cila është fajësuar nga viktima.

E akuzuara e katërt është dënuar me 28 muaj nga të cilët duhet të vuajë 8 muaj burg efektiv.

Dy të fundit, kanë shtetësinë zvicerane por janë me prejardhje kosovare.

Të katër të dënuarat së bashku duhet t`i paguajnë viktimës një dëmshpërblim

Siç ka shkruar albinfo.ch, katër të rejat janë akuzuar se kanë rrëmbyer një bashkatdhetare të tyre 21-vjeçare dhe e kanë keqtrajtuar me orë të tëra.

Si shkas për aktin e jashtëzakonshëm brutal të tyre kishte shërbyer një denoncim në Kesb, autoriteti për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rriturve, thuhet në aktakuzë.

Në nëntor të vitit 2017, viktima kishte raportuar njërën nga katër gratë e reja tek Kesb, për lënien pas dore të djalit të saj dyvjeçar, transmeton albinfo.ch.

Si hakmarrje, nëna dhe tri shoqet e saj janë përpjekur ta detyrojnë denoncuesen të pranojë veprën dhe e kanë ndëshkuar duke e torturuar brutalisht.

Në mbrëmjen e vonë të 10 marsit 2019, të katër të rejat kosovare, të cilat tani janë midis 23 dhe 29 vjeç, e bindën viktimën tani 21-vjeçare që të takoheshin në një parking në Kloten pas 11 të natës, transmeton albinfo.ch.

Ajo që pasoi ishte, sipas aktakuzës, një torturë.

Ato e tërhoqën vajzën në makinë, ku e dyshuara kryesore, një ndihmësinfermiere 25 vjeçe, e goditi fuqishëm në fytyrë me grusht.

Ajo gjithashtu deshi t`i vinte viktimës një cigare të ndezur në dorë, gjë që e pengoi njëra nga të akuzuarat.

Si rezultat, ato e çuan në banesën e njërës prej katër grave në një komunë të afërt.

Aty viktima u detyrua të zhvishej lakuriq dhe të bënte dush, përcjell albinmfo.ch.

Pastaj është filmuar dhe kërcënuar se do t`ia publikojnë regjistrimet në rast se do të ushtrojë kallëzim penal.

Viktima është prekur në organet gjenitale nga sulmueset dhe është detyruar të fliste gjëra banale, për ta paraqitur pastaj si grua të degjeneruar, vazhdon akuza.

Ato madje i kanë vendosur viktimës dhunshëm një dildo në anus dhe e kanë detyruar të bëjë veprime tjera të turpshme.

Pastaj është kontrolluar edhe telefoni celular i viktimës.

Kur njëra nga gratë ka zbuluar aty numrin e ish-burrit të saj, e ka detyruar viktimën të gëlltiste disa gurë dekorativë prej qelqi.

Vuajtjet e vajzës mbaruan pas orës 7 të mëngjesit kur atë e hodhën në një parking, transmeton albinfo.ch.

Para kësaj, të katër të akuzuarat ia kishin vjedhur portofolin e saj me 350 franga.

Gratë, të cilat janë mbajtur në paraburgim për më shumë se dy muaj pas arrestimit në mes të marsit 2019, akuzoheshin për rrëmbim të rëndë, sulm seksual, plaçkitje dhe krime të tjera.

Për gjykatën, veprat për të cilat ngarkohen katër kosovaret, janë të rënda dhe të pazakonta.

Deklaratat e viktimës, siç përshkruhet në aktakuzë, janë konfirmuar nga katër të akuzuarat në gjyq, përcjell albinfo.ch.

Sulmi seksual është kryer nga të katrat së bashku, gjë që ishte posaçërisht poshtëruese për viktimën.

“Të akuzuarat kanë vepruar si një bandë”, është shprehur kryetari i trupit gjykues në aktgjykim.

Gjatë procesit gjyqësor, ndihmës infermierja 25 vjeçe ka mohuar në njëfarë mase të gjitha akuzat, por ajo është akuzuar rëndë nga njëra prej të akuzuarave.

25-vjeçarja u kishte thënë gjyqtarëve se viktima i kishte kryer vullnetarisht aktet seksuale.

Prandaj avokati i saj mbrojtës kishte kërkuar lirim për të, transmeton albinfo.ch.

Për tri të akuzuarat tjera, avokatët kanë kërkuar burgim të pjesshëm. Prokurori Hanno Wieser i kishte kërkuar gjykatës që të shqiptonte dënime me burg nga 33 deri në 56 muaj.

Etiketa: denimivendimizvicer

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ankimimi për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në

18:46 : 24/06/2025
AKTUALITET

Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe

13:42 : 21/06/2025
AKTUALITET

Abuzimi me fondet “SASPAC”/ Shtyhet seanca për Ilir Beqajn, shkak mungesa e avoktatit

15:02 : 19/06/2025
AKTUALITET

Drejtonte makinën i dehur dhe u aksidentua, GJKKO dënon me burg deputetin e PD

14:17 : 19/06/2025
AKTUALITET

Kolegji rrëzon ankimimin e PD për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Kukësit dhe Gjirokastrës

14:03 : 18/06/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO shtyn seancën për Vangjush Dakon

13:21 : 18/06/2025
Para

Hajdari si Rama për koalicionet dhe listat e hapura: Kujton deklaratat e Bashës për LSI

TË GJITHA

4 të mitur përleshen në Kosovë, njëri prej tyre plagoset me thikë

11:58 : 30/06/2025

Disa të arrestuar pasi policia serbe heq bllokadat në Beograd

11:56 : 30/06/2025

Rreziku i padukshëm nga shalqiri dhe pjepri

11:45 : 30/06/2025

“Piramidë mashtrimi”/ Gjyqi për dosjen “Partizani”, Berisha: Drejtësia armë politike

11:42 : 30/06/2025

Rama shpall “investitor strategjik” edhe ILDKP, i jep 1.5 mln euro për kullë në qendër të Tiranës

11:29 : 30/06/2025

Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Kaçanik

11:21 : 30/06/2025

I kërkuar nga Italia, kapet në Fier anëtari i një organizate kriminale

11:21 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com