• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Opozita të marrë edhe hunjtë kundër Rilindjes, Rama kërkon pazar

08:56 : 11/07/2020
në BOLD BLOG, POLITIKE

Lulzim Basha ka zbardhur një ofertë-pazar sekrete që kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj kreut të opozitës gjatë kohës që negociohej reforma zgjedhore. Sipas deklaratës së kreu të PD-së, Edi Rama nuk ka pasur hallin e listave të zgjedhjeve, standardeve elektorale apo parimeve demokratike. E thënë troç, kryeministri ka kërkuar nga PD që të eliminonin gjithë partitë e tjera politike me një marrëveshje të re, me pas Edi Rama të zgjidhej president dhe Lulzim Basha të behej kryeministër, edhe me votat e PS.

“Për një muaj e gjysëm, Edi Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij, pothuaj çdo ditë me të njëjtin mesazh “Ti kryeministër, unë president, vetëm të heqim koalicionet.”… Edi Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij. “heqim koalicionet dhe ti kryeministër, unë president”,- deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha duke saktësuar se oferta-pazar është bërë gjatë muajve të fundit. Edi Rama e kundërshtoi këtë deklaratë, por e bëri në një mënyrë të tillë që as socialistët nuk e kanë besuar liderin e tyre.

Pazari që ka ofruar Edi Rama krijon një panoramë të qartë se asaj se çfarë kërkon kryeministri dhe si e mendon ai zgjidhjen e krizës politike dhe daljen e vendit nga rrënimi i demokracisë. Ëndrra e Edi Ramës për tu bërë president nuk lidhet me ambiciet e tij politike. Kryeministri nuk lë rast pa përmendur se do të iki nga politika aktive nëse nuk votohet më nga qytetarët. Në fakt, qytetarët kanë kohë që nuk e votojnë, por kreu i rilindjes ka mbijetuar këto vite falë manipulimit të zgjedhjeve, makinacioneve politike, pazareve dhe një mbështetje ndërkombëtare që deri pak muaj më parë nuk i mungonte. Qëndrimet ndërkombëtare që tashmë i ka kundër, sondazhet që tregojnë se PS-ja ka rënë në gropë elektorale ja heqin çdo shpresë fitoreje Edi Ramës në një garë të ndershme. Kryeministri e di që nuk fiton më, por nuk i druhet vetëm humbjes. Ajo që e frikëson atë dhe njerëzit e afërt të tij është ndëshkimi i drejtësisë që mund të bjerë mbi ta pasi pushteti t’u ketë ikur nga duart. Frika nga ndëshkimi, për krimet kushtetuese dhe korrupsionin jo të vogël që kanë bërë këto vite, e ka detyruar Edi Ramën të ofrojë pazar. Ky pazar nuk ka lidhje me socialistët, PS-në apo dhe njerëzit e tij të rilindjes. Është një pazar politik që lidhet vetëm me fatin personal të Edi Ramës. E thënë ndryshe, duke bërë marrëveshje me PD-në dhe duke marrë postin e Presidentit Edi Rama mendon për fatin personal duke shpëtuar kokën. Është një llogari që lë jashtë loje PS dhe gjithë mbështetësin e tij, por puna ka ardhur në pikën që kreu i rilindjes i duhet të mendojë për fatin personal.

Njeriu që erdhi në krye të qeverisë si rilindas, si reformator dhe shpresë për të majtën dhe vendin, tani bënë llogari meskine dhe po e mendon ikjen nga pushteti si një pazarxhi i vogël që kërkon shpëtim me patjetër. Refuzimi i ofertës nga Lulzim Basha dhe PD shpjegon daljen nga binarët ligjor të PS për marrëveshjen e 5 qershorit në Ambasadën e SHBA. Kryeministri nuk i fiton dot zgjedhjet përballë opozitës së bashkuar. Nuk ka asnjë shans që të marrë një mandat tjetër me një parti që e ka kthyer në garnizon të të korruptuarave dhe njerëzve që s’kanë lidhje me të majtën. Daljen nga kjo situatë e sheh vetëm duke kërkuar pazar. Është gati të shesë PS, miqtë, bashkëpunëtorët dhe këtë se ka për herë të parë që bën, vetëm që të shpëtojë kokën.

Frika e bën çdo njeri dhe politikan që të hidhet në akte nga më të paimagjinueshmet. Një akt të tillë prej njeriu të dëshpëruar e pamë dhe dje, teksa doli me Taulant Ballën të sulmonte Departamentin Amerikan të Shtetit, Ambasadën e SHBA, BE, Bundestagun dhe këdo nga miqtë e Shqipërisë që i kërkon votimin e reformës zgjedhore.

Lexo edhe:

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

Asnjë kryeministër nuk ka sulmuar në këtë mënyrë dhe me kaq arrogancë BE dhe SHBA. Këto sulme nuk tregojnë trimëri politike. Më shumë se kaq dëshmojnë shenja frike dhe paniku të një politikani që e di se cili është fundi i tij. Për shkak të kësaj frike behet dhe më i rrezikshëm, sepse nuk do të heq dorë nga pazaret për të shpëtuar kokën. Sepse dhe sabotimi i reformës me opozitën false në Kuvend nuk ka lidhje me listat apo standardet e votimeve, por për Ramën është një mundësi për vijimin e pazarit. Nuk i intereson më PS, Kushtetuta, ligjet, integrimi, demokracia apo parimet.

Është i gatshëm t’i bëjë vendit gjithë të zezat, vetëm ai të shpëtojë. Për këto arsye duhet ndalur që marrëzia me kosto të rëndë për vendin të shkojë më tej. Duhet ndalur, së pari nga ndërkombëtarët që e mbështetën atë të arrinte deri këtu. Duhet ndalur nga socialistët që sot janë si mall shkëmbimi me vlerë të ulët në duart e një njeriu dhe mbi të gjitha, duhet ndalur nga opozita, si e vetmja alternativë që ka vendi.

Opozita të marrë edhe hunjtë ndaj Rilindjes, por të vendos demokracinë. /Koha Jone/

Etiketa: opozitaRamaRilindja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025
AKTUALITET

Televizioni gjerman: Rama kërkon të mbajë pushtetin me mjete të padrejta, rrezik për kursin europian

20:47 : 13/05/2025
AKTUALITET

Kutitë e fundit në Tiranë/ Agron Shehaj i merr një mandat PD-së

20:05 : 13/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja rezultatet

18:32 : 13/05/2025
AKTUALITET

“Rama urdhëron të fshihet krimi”/ Berisha: Kandidatja e Suel Çelës, menderosi zgjedhjet në Elbasan

17:34 : 13/05/2025
Para

Zyrtare/ De Biazi merr drejtimin e Azerbajxhanit

TË GJITHA

Goditet Call Center-i në Tiranë/ Në pranga një nga organizatorët dhe 6 punonjës – EMRAT

11:46 : 14/05/2025

Krimet zgjedhore/ Prokuroria: Nga 87 kallëzime u regjistruan 34 procedime, 6 i kaluan SPAK-ut

11:33 : 14/05/2025

Tentoi të kontrabandonte 412 litra karburant nga Maqedonia, arrestohet 54-vjeçari në Dibër

11:25 : 14/05/2025

Kosovari i akuzuar për krime kibernetike ekstradohet në SHBA

11:09 : 14/05/2025

EMRAT/ Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, Policia shpall në kërkim dy persona

11:08 : 14/05/2025

Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike në Tiranë, Vorë, Kamzë dhe Krujë të mbyllura më 15-16 maj

11:04 : 14/05/2025

U arrestua për blerje votash, GJKKO lë në “arrest shtëpie” babanë e kandidates së PSD

10:45 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com