Prokuroria e Durrësit ka regjistruar procedimin penal për veprat “shpërdorim detyre” dhe “ndërtim të paligjshëm” ndaj investitorit Osman Peposhi.
Kallzimi penal u regjistrua pas kallzimit të banorëve të një pallati në Durrës, i cili është mënjanuar si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019, që goditi vendin.
Në kallezimin e datës 04 dhjetor 2019, shtetasi Bashkim Xhika, banor i pallatit, ngre pretendimin se si pasojë e ndërtimit tej lejes së miratuar nga ana e Bashkisë Durrës, nga 8+1 kat në 10+1, ka ndodhur edhe dëmtimi i godinës duke u mënjanuar. Objekti, pallati 10+1 kat, ndodhet në lagjen nr. 5, rruga “Stefan Dhima”, pallati nr. 8, i ndërtuar nga shoqëria ndërtuese “Ndregjoni”, me investitor shtetasin Osman Peposhi.
Pallati në fjalë i është nënshtruar ekspertizës nga specialistët e Institutit të Ndërtimit, sipas të cilëve, niveli i dëmtimeve është DS2 (mesatare dhe dëmtime serioze) si dhe kanë parashturar se ”nga konstatimi vizual shohim një inklinim vertikal të objektit. Të bëhët një vlerësim i thelluar gjeologjik për të parë qëndrueshmërinë e tokës dhe të objektit”.
Regjistrimi i kallzimit penal nga Prokuroria e Durrësit ka ardhur pasi një ditë më parë banorët e pallatit kanë protestuar para organit të akuzës, i cili duket se ka reaguar një ditë më pas, për të bërë publike nisjen e procedimit penal.
Në njoftimin zyrtar, Prokuroria e Durrësit bën të ditur se ngjarja për të cilën po hetohet është sensitive dhe ka dëmtuar e prekur jo vetëm banorët, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre për vijueshmërinë e hetimit, por ka prekur dhe dëmtuar gjithashtu prokurorët dhe të afërmit e tyre duke e bërë rastin shumë të ndjeshesh dhe me pasoja tejet te renda per vazhdimin e jetes se tyre.
“Me të drejtë kërkohet vënia para përgjegjësisë e personave përgjegjës, por kjo do të arrihet vetëm mbi bazën e një hetimi të gjithanshëm që për vete natyrën e çështjes penale kërkon një shtrirje në koheë, që kur është aplikuar për lejet e ndërtimit, si janë dhënë këto leje, si ka filluar të ndërtohet dhe mbi të gjitha mbi cilësinë e ndërtimeve në këto objekte.
Institucioni i Prokurorisë si dhe institucionet tjera mbështetëse në punën e saj siç janë policia dhe institucionet ligjzbatuese po punojnë me të gjitha mundësitë dhe me angazhim maksimal për vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës.
Kjo nuk është çështja e vetme penale për të cilën Prokuroria pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Durrës po heton në lidhje me fatkeqësinë natyrore të tërmetit të 26 Nentorit 2019”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë.
Njoftimi zyrtar
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës ka regjistruar procedimin penal nr. 2512 të vitit 2019, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës ” dhe “Ndërtimit të paligjshëm”, parashikuar nga nenet 248 e 199/a, i Kodit Penal.
Ky procedim penal është filluar mbi bazë të kallëzimit të shtetasit Bashkim Xhika, banor i këtij pallati.
Në kallezimin e tij të datës 04/12/2019, ky shtetas ngre pretendimin se si pasojë e ndërtimit tej lejes së miratuar nga ana e Bashkisë Durrës, nga 8+1 kat në 10+1, ka ndodhur edhe dëmtimi i godinës duke u mënjanuar. Objekti, pallati 10+1 kat, ndodhet në lagjen nr. 5, rruga “Stefan Dhima”, pallati nr. 8, i ndërtuar nga shoqëria ndërtuese “Ndregjoni”, me investitor shtetasin Osman Peposhi.
Mbi bazen e kesaj eshte administruar akti i konstatimit të kryer në lidhje me këtë godinë i datës 27/11/2019, në të cilin specialistët e Institutit të Ndërtimit, kanë përcaktuar se niveli i dëmtimeve është DS2 (mesatare dhe dëmtime serioze) si dhe kanë parashturar se ”Nga konstatimi vizual shohim një inklinim vertikal të objektit. Të bëhët një vlerësim i thelluar gjeologjik për të parë qëndrueshmërinë e tokës dhe të objektit. Në këtë akt konstatimi, në trajtë formulari tip, në seksionin me titull “Përtej dëmtimit të identifikuar, a aka ndonjë riparim thelbësor/urgjent për ndertesën për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm në të ardhmen”, nga ana e grupit të punës të përbërë nga tre specialistë është klikuar opsioni “nuk e di”, dhe më tej është konkluduar në lidhje me rekomandimet për vlerësim të thelluar, sic edhe u parashtrua me sipër.
Ky akt eshte perpiluar ne momentin menjehere pas termetit dhe nuk eshte akt dhe konkluzion perfundimtare i Prokurorise.
Pas kesaj janë administruar në fashikull, akt ekspertimet, sizmike dhe gjeologjike kjo mbi bazen e rekomandimeve te sjella nga grupi i punes qe ka perpiluar aktin e konstatimit.
Gjithashtu, është vendosur kryerja e ekspertimit teknik gjodet për të përcaktuar nivelin e inklinimit të objektit dhe qëndrueshmërinë e objektit.
Pas administrimit të këtyre tre akteve të ekspertimit, përfshirë edhe atë teknik-gjeodet, të cilat janë përcaktuar si të domosdoshme për tu kryer nga specialistët që kanë hartuar aktin e konstatimit, është vendosur kryerja e aktit të ekspertimit teknik nga specialistët-inxhinierë ndërtimi me qëllim për t’i dhënë pëgjigje pyetjeve që kanë të bëjnë me llojin e dëmtimeve, shkakun e dëmtimeve dhe në lidhje me vijimësinë e strukturës-ndërtesës pallat, nëse mund të jetë apo jo i banueshëm në të ardhmen.
Në pyetjet drejtuar ekspertëve janë edhe ato që kanë të bëjnë me disa vecori në ndërtimin e objektit tej lejes së miratuar nga organi kompetent.
Vendimi i ekspertimit është i datës 29/05/2020 dhe akti i ekspertimit i eshte njoftuar banoreve te pallatit nepermjet perfaqesuesit te tyre ligjor, avokatit mbrojtes te caktuar prej tyre qe mbron interesat e tyre ne kete procedim penal.
Ne lidhje me vleresimin si te rrezikshem te pallatit me qellim shmangien e pasojave te mundshme ne jeten dhe shendetin e banoreve te pallatit dhe ndertimeve perrreth apo te njesive te sherbimit eshte bashkepunuar me Drejtorine Vendore te Policise per mbikqyerjen e kesaj ndertese dhe ambjenteve perrreth.
Në vijimësi, banorëve të pallatit, ju janë venë në dispozicion aktet e hetimit të sekuestruara nga ana e oficerit të policisë gjyqësore, sipas kërkesës së kryer nga ana e mbrojtësit të tyre dhe gjithashtu, është marrë kontakt me avokatin e banorëve dhe me disa prej tyre nga prokurori i cështjes ne lidhje me njohjen e tyre me aktet e si dhe me informimin mbi kerkesat qe ato kane paraqitur ne lidhje me rastin.
Ngjarja per te cilen po hetohet eshte sensitive dhe ka demtuar e prekur jo vetem banoret te cilet kane shprehur shqetsimin e tyre per vijueshmerine e hetimit por ka prekur dhe demtuar gjithashtu prokuroret dhe te afermit e tyre duke e bere rastin shume te ndjeshesh dhe me pasoja tejet te renda per vazhdimin e jetes se tyre.
Me te drejte kerkohet venia para pergjegjesise e personave pergjegjes por kjo do te arrihet vetem mbi bazen e nje hetimi te gjithanshem qe per vete natyren e ceshtjes penale kerkon nje shtrirje ne kohe, qe kur eshte aplikuar per lejet e ndertimit, si jane dhene keto leje, si ka filluar te ndertohet dhe mbi te gjitha mbi cilesine e ndertimeve ne keto objekte.
Institucioni i Prokurorise si dhe institucionet tjera mbeshtetese ne punen e saj sic jane policia dhe institucionet ligjzbatuese po punojne me te gjitha mundesite dhe me angazhim maksimal per venien para pergjegjesise te personave pergjegjes.
Kjo nuk eshte ceshtja e vetme penale per te cilen Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Durres po heton ne lidhje me fatkeqesine natyrore te termetit te 26 Nentorit 2019.
Per kete kerkojme mirekuptimin tuaj, kjo dhe per shkak dhe te gjendjes se jashtezakonshme qe po kalojme, se per asnje cast nuk do te mungoje impenjimi maksimal i prokuroreve per ushtrimin e detyres, duke u mbeshtetur ne parimet e zbatimit te drejte e korrekt te ligjit, per te vene ne vend te drejten dhe per te vene para pergjegjesise personat te cilet kane perfituar ne menyre te padrejte.
Gjithashtu Prokuroria kerkon bashkepunimin e te gjithe personave te cilet jane te prekur nga kjo fatkeqesi apo te tjereve, qe ne rruge proceduriale, te paraqesin cdo te dhene apo fakt qe ato disponojne apo dyshime qe kane se persona te caktuar po perfitojne ne menyre te padrejte dhe ne shkelje te ligjit me qellim venien e tyre para pergjegjesise ligjore.
Edhe njehere ju konfirmojme angazhimin maksimal te prokuroreve dhe oficereve te policise gjyqesore per hetimin e ktyre ceshtjeve penale dhe dergimin ne Gjykate te personave pergjegjes.