• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Dhe decoupling po na ndodh! Shkupi i pari e Tirana mbas tij, diku larg në udhën drejt BE

12:59 : 09/07/2020
në BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Genc Pollo, ish ministër e deputet

Ne 16 tetor 2015, një ditë pas refuzimit të Këshillit Europian për të çelur negociatat e pranimit me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, kancelarja gjermane Angela Merkel, po pyetej vazhdimisht nga gazetarë insistues se pse liderët europianë nuk celën negociatat vetëm me Shkupin. Insistimi i gazetarëve reflektonte një frymë të përgjithshme në favor të maqedonasve të cilët lipseshin të shpërbleheshin për dy traktatet e vështira që ata kishin konkluduar me fqinjin jugor e atë lindor. “Nuk pati konsensus në Këshill për decoupling, për shkëputjen e Shkupit nga Tirana” tha Merkel.

Kur merr vendime të tilla analizon avantazhet e disavantazhet; dhe duke parë pakicën shqiptare në Maqedoni e shtetet shqiptarë përqark pasojat negative mund të ishin më të rënda se ato pozitive sqaroi më tej kancelarja gjermane. Në fakt në mbledhjen e Këshillit jo pak shefa qeverish e shtetesh kishin propozuar që të niste procesi fillimisht me Maqedoninë e Veriut për të cilën nuk kishte asnjë rezervë. Më pas, kur të krijoheshin rrethanat, do të vijonin me Shqipërinë ku sipas deklaratës së kryeministrit hollandez Rutte kishte probleme të rënda me shtetin ligjor e me ndarjen e pushteteve. Por veçanërisht kancelarja gjermane e presidenti francez kishin insistuar në çiftimin e Shkupit me Tiranën. Konsiderata që lidhen me stabilitetin e gjeopolitikën dhe jo aq shumë me Kriteret e Kopenhagenit.

Në atë kohë kam shkruar për frustrimin e ndjerë nga qeveria e Shkupit të cilëve po u mohohej torta megjithë qershi për shkak se mbas qerres së tyre ishte lidhur gjylja e Edi Ramës. Por më e sikletshme ishte pozita e shqiptarëve matanë Qafthanës të cilët indirekt bëheshin përgjegjës për bllokimin e shtetit të tyre në udhën drejt Bashkimit Europian.

Nëntë muaj më vonë duket se kemi një ndryshim të paradigmës. Po nga goja e kancelares Merkel Parlamenti Europian dëgjoi dje se gjatë gjashtëmujorit të presidencës gjermane do të synohej thirrja e Konferencës Ndërqeveritare të parë me Maqedoninë e Veriut. “Eventualisht mund t’a bëjmë edhe me Shqipërinë” shtoi ajo.

Lexo edhe:

Tirana e turistëve dhe Tirana e qytetarëve! Vetëm qendra e pastër, pjesa tjetër e zhytur në plehra

Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

Nuk ka nevojë për dëshmi të tjera që të kuptosh se “decoupling” ndodhi. Në fillim të vitit, pa plasur ende pandemia, dashamirësit optimistë të Shqipërisë parashikonin se kjo Konferencë me Tiranën mund të thirrej në dhjetor 2020. Ndërkohë kemi 15 kushte për qeverinë të përcaktuara nga Këshilli Europian (mars 2020) si dhe të konfirmuara me konsensus të gjerë nga Parlamenti Europian (qeshor 2020). Midis këtyre muajve e në vijim mungon dukshëm një përpjekje serioze nga qeveria për të filluar përmbushjen e qoftë edhe një kushti. Bie fjala të më të kollajshmit syresh. Por ajo që po çudit dynjanë është këmbëngulja stoike e Edi Ramës për të mohuar ekzistencën e 15 kushteve.

Askush nuk duhet të habitet që në këto rrethana zonja Merkel e thotë pothuajse hapur se Maqedonia e Veriut nuk mund të mbahet më peng.

Ajo që rezulton për ne është se me gjasë BE do e shtyjë konferencën ndërqeveritare të parë me Shqipërinë mbas zgjedhjeve parlamentare të pranverës. Pra nuk duket se ka mbetur fije besimi se qeveria aktuale mund të përmbushë atë që i kërkohet

15 kushtet e Europës në tërësi nuk lidhen me kërkesat rutinë qe shtetet kandidate duhet të përmbushin për t’u antarësuar në BE. 15 kushtet e Europës në tërësi janë një udhërrëfyes për restaurimin e normalitetit demokratiko-kushtetues në Shqipëri. Është mbase e tepërt të kujtojmë këtu se “denormalizuesi” gjatë gjashtë viteve të fundit ishte qeveria Rama me tentakulat e madje edhe metastazat e veta. Normalizimi nuk ka se si të vijë prej saj; ai do të mundësohet nga ndryshimi politik përfshi edhe rotacionin politik. Kjo, edhe pse me pak vonesë, po shndërrohet në bindje në kryeqytetet europiane. Cfarë mbetet është detyrë shtëpie për shqiptarët: nga sot deri në pranverën e ardhëshme.

Etiketa: genc polloshkupitirana

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tirana e turistëve dhe Tirana e qytetarëve! Vetëm qendra e pastër, pjesa tjetër e zhytur në plehra

16:03 : 26/06/2026
AKTUALITET

Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

18:45 : 23/06/2026
AKTUALITET

16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?

09:29 : 15/06/2026
AKTUALITET

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga Genc Pollo tek Stresi dhe vajza e Nishanit, zbulohet lista e kandidatëve të PD për Këshillin Kombëtar

12:52 : 30/05/2026
SPORT

Orges Shehi e mbyll me Tiranën, mësohet e ardhmja e trajnerit durrsak

08:42 : 30/05/2026
Para

Samanta Karavella feston ditëlindjen, s'do ta besoni sa vjeç bën këngëtarja/ Pamje nga super festa

TË GJITHA

Temperaturat e larta, ja si ta zvogëloni rrezikun e goditjes nga nxehtësia

18:34 : 26/06/2026

18.1 vite punë për të blerë një shtëpi! Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

18:25 : 26/06/2026

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Turqi, një i vdekur

18:14 : 26/06/2026

Qeveria Rama miraton 300 kredi për shtëpi për administratën me interes 0%

18:04 : 26/06/2026

Aeroplani përplaset me gradaçelën më të lartë të Pekinit (VIDEO)

17:47 : 26/06/2026

Ish-këshilltari i Trump pranon fajësinë për mbajtje të paligjshme të dokumenteve të klasifikuara

17:41 : 26/06/2026

Plazhet publike me pagesë/ Ministri Gonxhja: Ka kosto mirëmbajtja

17:31 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomceltabetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet