• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ministria e Brendshme, 1.3 mln euro tendera kompanive të lidhura me 3 të dënuar për korrupsion

14:58 : 08/07/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga BoldNews.al

Kompanitë “Dajti Park 2007”, “Nelsa” dhe “4 S”, të lidhura drejtëpërdrejtë me tre të dënuar për korrupsion në tendera publikë në vitin 2018, janë shpallur fitues të rreth 1.2 milionë eurove në tenderat e zhvilluar gjatë 4 muajve të fundit nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, një strukturë në varësi të Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Të dhënat zyrtare të Agjencisës së Prokurimit Publik tregojnë se 3 kompanitë, të cilat operojnë në veprimtarinë e furnizimit ushqimor, kanë fituar në total 16 procedura të prokurimit publik, të zhvilluara gjatë periudhës Shkurt-Qershor 2020.

Pronarët themelues të këtyre shoqërive private, Ylber Kalaja, Nexhmi Balla dhe Shemsi Sinani u arrestuan në vitin 2016 dhe u dënuan dy vjet më pas nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, për korrupsion në tenderat e zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Pas vendimit gjyqësor, të tre pronarët vepruan në mënyrë të ngjashme-ata ua kaluan me dhurim kompanitë djemve të tyre, një formë që u lejoi të merrnin pjesë në tenderat publikë.

Lexo edhe:

Zvërneci/ Zgjohet më në fund dhe Lamallari: Rojet të ndiqen penalisht, indiferenca e policëve e pajustifikueshme

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

Ndërkohë që ligjërisht përfshirja e tre kompanive në garë për fonde publike nuk duket se nuk ka problem, megjithatë Ministria e Brendshme po përcjell mesazhin e gabuar se shoqëritë e përfshira në korrupsion mund të rehabilitohen shumë shpejt, mjafton që pronësia e tyre të kalojë në dorë të familjarëve të dënuar për korrupsion.

Tenderat e Ministrisë së Brendshme

Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, pjesë e Ministrisë së Brendshme, ka zhvilluar gjatë muajve të fundit një seri tenderash për furnizim me ushqime, në procedura të miratuara paraprakisht ose ato që u nxitën nga pandemia “Covid-19”.

“Boldnews.al” ka verifikuar të dhënat zyrtare lidhur me tenderat e zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara dhe të fituar nga “Dajti Park 2007”, “Nelsa” dhe “4 S”.

Të dhënat tregojnë se “Dajti Park 2007”, ka fituar dy tendera të zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara në periudhën Mars-Qershor 2020, me fond limit mbi 68 milionë lekë të reja.

“Dajti Park 2007” është themeluar nga administratori aktual i komunës Dajt, Kujtim Qefalia. Pasi ai u zgjodh kryetar i komunës Dajt në vitin 2007, Qefalia ia kaloi kompaninë bashkëpunëtorit të tij, Ylber Kalaja.

Megjithëse ka shumë të dhëna indirekte se Kujtim Qefalia është pronari “de facto” i kompanisë “Dajti Park 2007”, të dhënat zyrtarë tregojnë se ajo tashmë është në pronësi të vëllait të tij, Lulzim Qefalia dhe Desart Kalaja, djalit të Ylber Kalaja.

Kompania “Nelsa”, e themeluar nga Nexhmi Balla dhe aktualisht në pronësi të vajzës së tij, Elsa Kamberi (Balla) ka fituar 6 procedura tenderuese të zhvilluar në muajt e fundit nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, me fond limit rreth 17 milionë lekë të reja.

Ndërsa kompania “4 S”, nën pronësinë e Xhino Sinani, djali i biznesmenit Shemsi Sinani, ka fituar 8 tendera të zhvilluar nga agjencia në varësinë e ministrit të Brendshëm, për një total prej rreth 60 milionë lekë të reja.

Tendera-arrestime-tendera

Në 11 Korrik 2016, Policia e Shtetit arrestoi biznesmenët Ylber Kalaja, Nexhmi Balla dhe Shemsi Sinani, pasi Prokuroria për Krime të Rënda kishte zbuluar një rast korrupsioni në tenderat e ushqimeve për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ku ishin përfshirë kompanitë e tyre “Vllaznimi” (sot, “Dajti Park 2007”); “Nelsa” dhe “M.B Kurti” (sot “Sinan Trading”.

Së bashku me biznesmenët, me urdhër të Prokurorisë u arrestuan në atë kohë edhe drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto dhe zëvendësi i tij, Iljaz Labi.

Pas arrestimeve, biznesmenët Kalaja, Balla dhe Sinani morën masat për të siguruar vijimësinë e kompanive të tyre, duke ua kaluar administrimin personave të afërt me ta.

Ylber Kalaja, nga ambjentet e paraburgimit, vendosi që administrator i “Vllaznimi” (Dajti Park 2007” të ishte ortaku i tij, Lulzim Qefalia, vëllai i administratori aktual të Dajtit, Kujtim Qefalia dhe deputetit të Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia.

Biznesmeni Shemsi Sinani u kaloi djemve të tij, Taulant, Xhino dhe Ledion Sinani, administrimin e kompanisë së tij “M.B Kurti”, (“Sinani Trading”).

Thuajse në të njëjtën kohë, një prej djemve të biznesmenit Sinani, Xhino, regjistron shoqërinë “4 S”. Kjo kompani ka objekt identik me biznesin e babait të tij dhe gjenden afërsisht në të njëjtën adresë, në Lushnje.

Disa kohë më vonë, edhe Nexhmi Balla i kaloi të drejtat e administrimit të kompanisë “Nelsa” vajzës së tij, Elsa Kamberi (Balla).

Në Nëntor 2018, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shpalli fajtor biznesmenët Kalaja, Balla e Sinani për “korrupsion pasiv”, duke i dënuar me nga dy vjet burgim, të konvertuar në shërbim prove.

Bashkë me ta u dënuan edhe dy biznesmenë të tjerë, si edhe ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iljaz Labi. Ndërsa ish-titullari, Artur Zoto, u shpall i pafajshëm.

Vendimi i dënimit për korrupsion i ndalonte automatikisht kompanitë e 3 biznesmenëve për të marrë pjesë në tendera publikë.

Për këtë arsye, ata vepruan në të njëjtën mënyrë, për t’i siguruar shoqërive private përfitimin nga fondet shtetërore-u dhuruan kompanitë fëmijëve të tyre.

Në 27 Nëntor 2018, vetëm pak ditë pas shpalljes fajtor, biznesmeni Nexhmi Balla, i dhuron bashkëshortes së tij, Lizeta Balla, të gjithë aksionet e kompanisë “Nelsa”. Kjo e fundit, në Maj 2020 ia dhuron kompaninë vajzës së tyre, Elsa Kamberi (Balla).

Biznesmeni Ylber Kalaja, në 12 Dhjetor 2018, vetëm dy javë pas vendimit përfundimtar të dënimit, i dhuron kompaninë e tij djalit, Desart Kalaja dhe bashkëpunëtorit Lulzim Qefalia, me nga 50 përqind të aksioneve secilit.

Në fillim të janarit 2019, edhe biznesmeni Shemsi Sinani ndjek rrugën e kolegëve të tij. Ai i dhuron kompaninë “Sinani Trading” (ish-M.B.Kurti”) djalit të tij, Ledion Sinani.

Kompania “Sinani Trading” nuk rezulton të ketë fituar tendera të zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, por, gjithësesi, ka qenë rezultativ në procedura të prokurimit publik të organizuara nga institucione të ndryshme.

Ndërkohë, familja Sinani rezulton e suksesshme në tenderat e zhvilluar nga Ministria e Brendshme, nëpërmjet Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, me kompaninë “4 S”, në pronësi të djalit tjetër të Shemsi Sinanit, Xhinos.

Etiketa: ministria e brendshmetender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Zgjohet më në fund dhe Lamallari: Rojet të ndiqen penalisht, indiferenca e policëve e pajustifikueshme

14:30 : 31/05/2026
AKTUALITET

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

21:32 : 28/05/2026
AKTUALITET

Tenderët e dyshimtë për laboratorin doganor/ Skemë e Besmir Bejës për kontrabandën e naftës Shqipëri-Kosovë?

16:33 : 27/05/2026
AKTUALITET

Milionat e Bashkisë së Bulqizës rrjedhin drejt tenderit korruptiv të ujësjellësit

08:10 : 25/05/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama e ktheu AKSHI-n në “gropë të zezë”, 75 mln euro për inteligjencën artificiale

20:04 : 20/05/2026
AKTUALITET

200 mln lekë për 300 metra trotuar e 5 stola, Bruna Mersini e Vlorës kap “rekord” në tendera

12:10 : 19/05/2026
Para

Zyrtare/ Ernest Gjoka rinovon me Shkëndijën, bie poshtë pista Daja

TË GJITHA

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrjeje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom