• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drafti i qeverisë për ‘amnisti’ shpërblen të korruptuarit dhe evazorët fiskalë

18:10 : 07/07/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Qeveria shqiptare publikoi projektligjin e shumëdebatuar të amnistisë, i cili fal kundravajtjet administrative dhe penale për këdo që dëshiron të deklarojë para, prona të tundshme apo të patundshme, pavarësisht burimit të përfitimit përkundrejt një tatimi minimal prej 5%.

Qeveria shqiptare publikoi të martën projektligjin kontrovers të amnistisë fiskale dhe penale, në bazë të së cilit, shqiptarët që kanë fituar para në mënyrë të paligjshme do të mund t’i legalizojnë ato duke paguar një tatim favorizues duke filluar nga vetëm 5% – në një vend ku tatimi mbi të ardhurat personale është 15% ndërsa barra e përgjithshme fiskale e qytetarit arrin deri në 40%.

Projektligji “Për amnistinë fiskale dhe penale për subjektet që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive” mbart mes të tjerash edhe klauzola të forta konfidencialiteti dhe sekreti për subjektet përfituese. Nga ligji duket se përfitojnë të gjithë ish-zyrtarët e tridhjetë viteve të fundit.

Projektligji parashikon që nga ai nuk mund të përfitojnë vetëm zyrtarët aktualë të shtetit dhe familjarët e tyre si dhe persona që dyshohen nga autoritetet si të përzierë në aktivitet kriminal në bazë të ligjit Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, një ligj amorf i vitit 2009 që synonte të luftonte pastrimin e produkteve të veprave penale por që deri më sot nuk ka sjellë ndonjë rezultate të debatueshme.

Sipas projektligjit, amnistia do të vijojë për 12 muaj pas hyrjes në fuqi dhe për aplikuesit e parë do të ketë legalizim të parave apo aseteve të tjera përkundrejt pagesës së një tatimi në masën 5%. Këtë mundësi do ta përfitojnë të gjithë ata që aplikojnë brenda katër muajve të parë të ligjit. Për ata që aplikojnë në katër muajt e dytë, tatimi do të jetë 7%, ndërsa ata që aplikojnë të fundit do të duhet të paguajnë 10%.

Lexo edhe:

Zbardhet projektvendimi për vlerësimin e operatorëve që do kërkojnë licencim për kanabis

“11 Maji”/ Gara elektorale në Tiranë, qarku që vendos fatet e Kuvendit me 26% të ulëseve

Aktualisht në Shqipëri paguhet 15% për çdo fitim të ligjshëm në formë tatimi mbi të ardhurën personale, tatimi mbi fitimin e një kompanie apo tatimin e një fitimi kapital. Por nëse ke shmangur pagesën e taksave duke bërë evazion fiskal apo nëse ke të ardhura të tjera të padeklaruara, fjala vjen nga korrupsioni apo nga trafiqet e paligjshme, ligji duket se të krijon mundësinë t’i legalizosh të gjitha për një tatim shumë më të ulët se sa tatohen fitimet e ndershme.

Amnisti e përgjithshme

Projektligji parashikon jo vetëm amnisti fiskale (falja e detyrimeve tatimore), por edhe amnisti penale pasi përcakton që subjektet përfituese “përjashtohen nga ndjekja penale për veprat penale që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me krijimin dhe disponimin e pasurisë së deklaruar”.

Përveç kësaj, tatimet urdhërohen të mos hetojnë subjektet që përfitojnë nga amnistia ndërsa përfituesit nuk do të kenë për detyrë as të deklarojnë se në çfarë periudhe kohore apo në çfarë rrethanash i kanë bërë paratë që po legalizojnë, duke eliminuar në këtë mënyrë edhe mundësinë për të parë nëse një subjekt i ka paratë e palegalizuara të rrjedhura nga evazioni fiskal apo i ka nga trafiku i drogës.

Sipas projektligjit, i gjithë procesi do të jetë i rrethuar nga sekreti. Tatimet nuk do të mund të publikojnë të dhëna mbi subjektet përfituese.

Përjashtime të përcipta

Neni 6 i projektligjit rendit një numër subjektesh që nuk përfitojnë dot nga amnistia fiskale. Këto subjekte janë zyrtarët aktualë por jo ish-zyrtarët si dhe personat që sipas përkufizimit ligjor, “janë në përbërje të gjendjes familjare të tyre, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji”.

Ky është një përkufizim që praktikisht kufizon numrin e personave që nuk legalizojnë paratë te trungu familjar i regjistruar si i tillë në regjistrin civil pasi kufizon personat e lidhur te “gjendja familjare” dhe jo te, fjala vjen, rrethi i tyre i ngushtë.

Përjashtimi është i përciptë pasi flet për “subjekte të ligjit për deklarimin e pasurive”, të cilit i nënshtrohen zyrtarët aktualë dhe ish-zyrtarët, por këta të dytët vetëm për një periudhë deri në 2-4 vjet pas përfundimit të mandatit. Nuk është e qartë nëse nga ligji i amnistisë përjashtohen edhe ish-zyrtarët që kanë dorëzuar detyrën publike në vitet e shkuara.

Po kështu përjashtohen ata që projektligji i referohet si “subjektet e ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë, të ndryshuar””, një ligj i njohur gjerësisht si anti-mafia por nuk përcaktohet nëse shteti ka ndonjë listë të subjekteve të këtij ligji apo bëhet fjalë për ata që kanë qenë në të shkuarën subjekte të këtij ligji.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të çojë përpara planin për amnisti fiskale pavarësisht kritikave të përsëritura të Fondit Monetar Ndërkombëtar se një masë e tillë mund të kthehet në një hapësirë për pastrim parash të fituara me trafiqe apo me korrupsion.

Në deklaratën e saj të fundit më 1 korrik, FMN shkroi:

“Ne përsërisim këshillën tonë kundër një amnistie fiskale për shkak se ajo mund të minojë nënshtrimin ndaj taksave. Para se të ndërmerret një hap i tillë duhet të ketë sisteme efikase për të dalluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe korrupsion.” /BIRN/

Etiketa: amnistidraftiqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbardhet projektvendimi për vlerësimin e operatorëve që do kërkojnë licencim për kanabis

08:35 : 12/05/2025
AKTUALITET

“11 Maji”/ Gara elektorale në Tiranë, qarku që vendos fatet e Kuvendit me 26% të ulëseve

12:20 : 09/05/2025
RAJONI

A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik? Sot seanca e 13-të për konstituimin e Kuvendit

08:53 : 09/05/2025
AKTUALITET

Gazetari: Tregu i ndërtimit në Shqipëri po përballet me stanjacion dhe pastrim parash

12:22 : 08/05/2025
RAJONI

Vrasja e 15-vjeçares në Prizren/ Autori i është drejtuar gruas: Duhet të vdesim të gjithë!

11:50 : 08/05/2025
AKTUALITET

Mbrojtje e veçantë për punonjësit e AMP-së që u kërcënohet jeta për shkak të detyrës

08:28 : 08/05/2025
Para

OBSH jep alarmin: Koronavirusi po rrezikon punën në gjetjen e ilaçit kukndër HIV

TË GJITHA

Projeksionet/ Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, si ndahen votat deri më tani

09:33 : 12/05/2025

Qarku Kukës/ PD kryeson bindshëm ndaj PS-së! Ja kush renditet i treti

09:19 : 12/05/2025

Ndërpritet numërimi i votave në Pogradec, kush kryeson deri më tani

09:12 : 12/05/2025

Ndërpritet numërimi në Dibër, PS po dominon në çdo bashki të qarkut

09:00 : 12/05/2025

Bylykbashi: Kriminelët intimiduan votuesit! Votat e PD-së janë në kutitë e qytetit të Durrësit

08:48 : 12/05/2025

Zbardhet projektvendimi për vlerësimin e operatorëve që do kërkojnë licencim për kanabis

08:35 : 12/05/2025

Këmbimi valutor 12 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:26 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com