• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kriza nga Covid-19/ Bizneset dhe konsumatorët humbasin besimi në ekonomi

19:33 : 06/07/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Goditja që i ka dhënë ekonomisë Covid-19 ka bërë që treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) gjatë tremujorit të dytë të shënojë nivelin më të ulët historik që prej fillimit të matjes së tij në vitin 2002, raportoi Banka e Shqipërisë. Tkurrja e treguesit me 50.2 pikë e zhvendosi atë pranë vlerës 52.6 dhe ndjeshëm nën mesataren e tij afatgjatë (Grafik 1). Kontraktimi i TNE-së pasqyroi si përkeqësimin e besimit të bizneseve, më në veçanti në sektorin e shërbimeve, ashtu edhe besimin e konsumatorëve. Besimi i bizneseve dhe i konsumatorëve shënoi nivelet më të ulëta në kohë.

Treguesi i besimit në sektorin e industrisë (TBI) thelloi rënien gjatë tremujorit të dytë, duke rezultuar 24.0 pikë përqindje më poshtë nivelit të një tremujori më parë. TBI-ja ra nën mesataren afatgjatë të saj për të parën herë pas 6 vitesh dhe shënoi nivelin më të ulët historik (Grafik 2). Kontraktimi i fortë i treguesit i atribuohet kryesisht rënies së balancës së prodhimit, me 50.7 pikë përqindje, dhe në një masë më të vogël, rënies së balancës së kontratave porositëse, me 28.9 pikë përqindje. Komponenti tjetër përbërës i TBI-së, balanca e gjendjes së inventarëve, kontribuuoi në kahun rritës për dinamikën e treguesit. Rënie të ndjeshme shënuan edhe balanca të tjera të vrojtimit të industrisë, si gjendja financiare, kontratat porositëse nga eksportet, pritjet për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm, ashtu edhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve rezultoi rreth 64.0%, niveli më i ulët historik. Ndërkohë, balanca e pritjeve për ecurinë e prodhimit në tremujorin e ardhshëm u përmirësua lehtësisht.

Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) ra me 29.5 pikë përqindje gjatë tremujorit të dytë, duke u zhvendosur edhe më poshtë mesatares së tij historike (Grafik 3). Tkurrja e fortë e TBN-së pasqyroi kryesisht rënien e balancës së aktivitetit ndërtues me 50.7 pikë përqindje. Në kahun rënës kontribuuoi edhe balanca tjetër formuese e TBN-së, kontratat porositëse, ndonëse rënia e saj me 8.3 pikë përqindje gjatë tremujorit rezultoi relativisht më e zbutur. Balancat e tjera të vrojtimit për këtë sektor, si gjendja financiare, punësimi dhe pritjet për të në tremujorin e ardhshëm, si edhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve shfaqën gjithashtu dinamika rënëse gjatë periudhës në analizë. Rënia tremujore e shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve në nivelin e 56.6%, e zhvendosi treguesin nën mesataren historike me 7.3 pikë përqindje.

Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve (TBSH) shfaqi tkurrjen më të fortë midis treguesve të besimit gjatë tremujorit të dytë, me 56.6 pikë përqindje, duke shënuar edhe nivelin më të ulët historik (Grafik 4). Përkeqësimi i TBSH-së pasqyroi rënien e të dy komponentëve përbërës të tij, balancës së ecurisë së biznesit, me 58.0 pikë përqindje, dhe balancës së kërkesës, me 55.3 pikë përqindje. Rënie shënuan edhe balancat e tjera të vrojtimit në sektorin e shërbimeve, si gjendja financiare, punësimi dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve qëndroi pranë vlerës 70.2%, rreth 6.0 pikë përqindje poshtë mesatares historike të saj. Ndërkohë, pritjet e bizneseve të shërbimeve për ecurinë e kërkesës dhe punësimit në tremujorin e ardhshëm rezultuan të përmirësuara.

Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë (TBT) u tkurr me 19.8 pikë përqindje gjatë tremujorit të dytë, duke shënuar minimumin historik për kohën e kryerjes së vrojtimit të besimit në këtë sektor (Grafik 5). Dinamika rënëse e TBT-së u përcaktua pothuajse tërësisht nga rënia e balancës së ecurisë së biznesit me 38.4 pikë përqindje, në një kohë që rënia e balancës tjetër formuese, pritjet për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm, rezultoi relativisht më e lehtë. Edhe balancat e tjera të vrojtimit në tregti, si gjendja financiare, punësimi dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve shënuan rënie. Bizneset e përfshira në aktivitetet tregtare rezultojnë të kenë shfrytëzuar kapacitetet e tyre prodhuese me normën më të ulët të shënuar në kohë, rreth 65.0%. Ndërkohë, balanca e pritjeve për ecurinë e biznesit në tremujorin e ardhshëm shfaqi përmirësim.

Lexo edhe:

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Kompjuter në shtëpi, kryesojnë Tirana dhe Korça, bashkitë e vogla ende larg teknologjisë

Treguesi i besimit konsumator (TBK) thelloi tendencën rënëse gjatë tremujorit të dytë, duke shënuar gjithashtu nivelin më të ulët historik në kohë (Grafik 6). Rënia e TBK-së me 6.3 pikë përqindje pasqyroi përkeqësimin e të katër komponentëve përbërës të treguesit, përkatësisht balancës së situatës së përgjithshme ekonomike të pritur në vend, me 10.0 pikë përqindje, balancës së situatës financiare të pritur të familjes, me 7.9 pikë përqindje, balancës së blerjeve të mëdha, me 6.8 pikë përqindje dhe balancës së të ardhurave dhe shpenzimeve, me 0.8 pikë përqindje. /Monitor/

Etiketa: bizneseekonomikriza

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

08:25 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kompjuter në shtëpi, kryesojnë Tirana dhe Korça, bashkitë e vogla ende larg teknologjisë

13:16 : 07/08/2025
BOTA

Paradoksi/ Greqia me numrin më të madh të bizneseve të vogla në BE, por me produktivitetin më të ulët

22:49 : 05/08/2025
NDRYSHE

3 nga 4 biznese europiane varen nga teknologjia amerikane për të operuar

20:00 : 05/08/2025
AKTUALITET

“Testi i acidit” i turizmit

20:50 : 04/08/2025
BOTA

Kriza në Gaza, Trump: Hamasi të dorëzohet dhe të lirojë pengjet për t’i dhënë fund konfliktit

16:46 : 31/07/2025
Para

Studimi i ri për koronavirusin: Nuk krijohen antitrupa, imuniteti i tufës është i paarritshëm

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com