• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A e përballon ekonomia shqiptare një karantinë të dytë?!

07:54 : 05/07/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Ekuacioni me shumë të panjohura i Covid-19 është larg zgjidhjes. Kur u duk se po i vinte fundi, u shtuan ndryshoret, duke e komplikuar më tej atë. Pas një karantine të vendosur me shpejtësi dhe me rreptësi në vend, infeksioni që ka bërë lëmsh mbarë botën, u duk se u vu në kontroll. Shqipëria arriti të kalonte fazën e parë të pandemisë, me një numër shumë të ulët vdekjesh në raport me popullsinë.

Por, hapja e qershorit, po aq e shpejtë sa mbyllja, tregoi se situata nuk ishte aq e lehtë. Numri i të infektuarve u rrit me shpejtësi dhe fatkeqësisht, edhe jetët e humbura po ashtu, teksa virusi tinëzar, i kombinuar me virozat e stinës, tregoi se mund të ishte sërish i rrezikshëm. Përvoja tregoi se do të duhet të kalojmë të paktën dhe një cikël tjetër 10-javor, që e shtyn pandeminë me frekuencë të lartë deri nga mesi i gushtit.

Në valën e parë të koronavirusit, Shqipëria, ashtu si pjesa më e madhe e vendeve të botës, zgjodhi si ilaç karantinimin e popullsisë dhe bashkë me të, edhe të ekonomisë. E pasigurt nëse sistemi shëndetësor do ta përballonte ngarkesën dhe përballë një virusi tërësisht të panjohur, kjo ishte zgjidhja më e mirë në ato momente, ku çdo jetë njerëzore u konsiderua më e vlefshme se kosto të tjera të rikuperueshme.

Karantinimi i popullsisë shkaktoi një kolaps ekonomik në mbarë botën në vetëm pak muaj. Ekonomia globale pritet të tkurret me gati 5% këtë vit, sipas parashikimit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, nga 3% që ishte pritshmëria në prill, kur pandemia sapo kishte nisur. Për disa shtete të goditura rëndë, si p.sh., Italia, tkurrja pritet deri në -12.7%.

Shqipëria nuk i ka shpëtuar kësaj tendence, ku tkurrja pritet midis -5 deri në -9%, më e larta në rajon, për shkak të varësisë nga turizmi dhe modelit ekonomik të bazuar te bizneset e vogla, tregtia e shërbimet. Nga ana tjetër, me borxhin e lartë dhe të ardhurat e ulëta, financat kishin pak hapësirë fiskale për të mbështetur bizneset (sipas FMN-së, mbështetja direkte ishte më pak se 1% e PBB-së, më e ulëta në rajon).

Lexo edhe:

DW: Gjermania në pasiguri, migracioni dhe kriza politike rrisin frikën e qytetarëve

Analiza: Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Gjithsesi, në një sinjal pozitiv, pas karantinimit, ekonomia kishte filluar të merrte pak frymë. Eksportuesit e mëdhenj të naftës e çelikut sinjalizuan se po kthehen gradualisht drejt niveleve të parakrizës. Sektori i tekstileve e këpucëve, eksportuesi kryesor dhe një prej punëdhënësve më të mëdhenj në vend, po përshtatet gradualisht drejt normalitetit të ri, duke prodhuar maska, apo veshje të tjera mbrojtëse.

Në maj, për herë të parë pas dy muajsh me shkurtime masive personeli, rimarrjet në punë ishin më të larta sesa largimet. Më e vështirë duket situata për turizmin. Shtyrja e vazhdueshme e hapjes së kufijve dhe pasiguritë e shtuara pas një vale të re infektimesh në shumë vende, e bëjnë pak të mundur që ky sektor të rikuperojë këtë vit.

Ndonëse situata e koronavirusit është përkeqësuar dy javët e fundit, hapja ka vijuar dhe qeveria nuk duket se ka në konsideratë një mbyllje të dytë, e vetëdijshme se ekonomia nuk do të arrijë ta përballojë atë. Me situatën aktuale, financat presin që të ardhurat të bien me 15% me bazë vjetore në 2020-n, ndërkohë që shpenzimet do të vijojnë të larta, si rrjedhojë e mbështetjes për pandeminë, nevojës për të hedhur likuiditet në ekonomi dhe rindërtimit pas tërmetit.

Një tkurrje prej 15% e të ardhurave, do të thotë 550 milionë euro më pak të hyra në buxhet. Nëse shpenzimet do të vijojnë sipas planit, atëherë deficiti (diferenca mes asaj që shteti mbledh nga taksat e bizneseve e individëve dhe shpenzimeve që duhet të kryejë) pritet që të arrijë në gati 800 milionë euro.

Eurobondi dhe huamarrja e brendshme mund të mundësojnë gjetjen e të ardhurave për të kryer shpenzimet e planifikuara dhe të domosdoshme për të nxitur ekonominë, ndonëse kjo do të arrihet në kurriz të rritjes së borxhit publik në të ardhmen, që pritet të shkojë në gati 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). I gjithë ky skenar është parashikuar në rast se ekonomia vijon e çalë pa ndërprerje të mëtejshme. Me kaq. Buxheti është në limitet e tejskajshme të tij. Një mbyllje tjetër do të ishte katastrofike për ekonominë.

Ndaj, vendi duket se do të duhet të bashkëjetojë me infeksionin të paktën edhe disa muaj. Teksa qeverisë i kanë mbaruar municionet, ndërgjegjja qytetare për zbatimin e rregullave dhe kujdesi i të gjithëve, mbeten për momentin ilaçi më i mirë për të shpëtuar jetët dhe ekonominë. /Monitor/

Etiketa: ekonomiakarantinakriza

Lajme të lidhura

BOTA

DW: Gjermania në pasiguri, migracioni dhe kriza politike rrisin frikën e qytetarëve

14:45 : 08/11/2025
RAJONI

Analiza: Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

13:30 : 08/11/2025
AKTUALITET

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025
RAJONI

Greqia “studion” krizën e banesave, Qeveria dy strategjitë për të frenuar mungesën e strehimit

19:47 : 23/10/2025
BOTA

Ekonomia e Kinës ngadalësohet në nivelin më të ulët të vitit

14:51 : 20/10/2025
BOTA

Probleme me motorët mbajnë 38 avionë në tokë, kriza te “WizzAir” do zgjasë të paktën deri në 2027

19:09 : 10/10/2025
Para

VIDEO/ Me 169 km/h, ja çfarë ndodhi natën në Tiranë

TË GJITHA

Vengu: Do prodhojmë dronë me izraelitët për të mbrojtur Samitin e NATO-s në 2027

12:53 : 12/11/2025

Efekti ‘Zegjine’ edhe në Komisione, gafa e Olta Xhaçkës! Ish-ministrja bëhet “lëmsh” me shifrat për buxhetin

12:41 : 12/11/2025

Paralajmëron Google: Mos përdorni Wi-Fi publik, rrezikoni llogaritë bankare

12:22 : 12/11/2025

Atentati në Rinas/ Dyshohet për informatorë nga Spanja, fluturimi i Gilmando Danit u shty për disa orë

12:21 : 12/11/2025

“A i kërkoi Rama dorëheqjen?”, Vengu i përgjigjet Sali Berishës

12:08 : 12/11/2025

E rëndë në Durrës/ 55-vjeçari humb jetën pas sherrit me një 18-vjeçar, arrestohet i riu

12:07 : 12/11/2025

Buxheti 2026/ Shëndetësia, mbrojtja sociale dhe arsimi “në mëshirë të fatit”

11:55 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com