• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Presidenti Trump ndryshon ton për maskat mes pandemisë

19:52 : 03/07/2020
në BOTA

Me rritjen e rasteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, republikanët u janë bashkuar demokratëve për t’u bërë thirrje amerikanëve që të mbajnë maska për të ngadalësuar pandeminë. Edhe Presidenti Donald Trump, i cili ka kundërshtuar veshjen e maskës në publik, mund të jetë duke ndryshuar tonin e tij.

“Je i vetëm tashmë. Njeriu i fundit. Je luftëtari vetmitar.

Po, unë jam Reinxheri Vetmitar”.

Kështu dialogon në film një personazh i perëndimit amerikan,… i risjellë nga Presidenti Donald Trump këtë javë. Pasi u rezistoi gjatë thirrjeve për të veshur një maskë për fytyrën në publik, Presidenti Trump tani thotë se do të mbante një maskë në situata të caktuara, duke shtuar se e bën atë të duket si ky personazh.

Të enjten, ai mbështeti përpjekjet e guvernatorëve dhe zyrtarëve lokalë për t’i rikthyer njerëzit tek gjërat themeltare, kur bëhet fjalë për të përmbajtur virusin.

Lexo edhe:

Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin historik

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

“Kjo përfshin mbulimin e fytyrës, distancimin fizik, testimin dhe higjenën personale. Lani duart“, tha Presidenti Trump.

Në fillim të këtij muaji, Presidenti Trump tha se disa amerikanë veshin maska për të “sinjalizuar mosmiratimin ndaj tij”.

Ai nuk ka nxjerrë udhëzime që njerëzit të mbulojnë fytyrën, por komenti i tij këtë javë mund të pasqyrojë një ndryshim të vogël në ton.

“Një nga gjërat që unë mendoj se mund të presim nga presidenti është se ai do të bëjë atë që ai shpesh përpiqet ta bëjë nëpërmjet retorikës, pra të luajë me të dyja palët, vetëm sa për t’i dhënë vetes hapësirë manovrimi. Nuk jam i sigurt megjithatë nëse, me forcën e narracionit që ka pandemia, kjo do të funksionojë në këtë rast të veçantë“, thotë Jeffrey Bennett, i Universitetit Vanderbilt.

Shtetet e Bashkuara raportuan më shumë se 52’000 raste të reja të koronavirusit të mërkurën, shifra më e madhe një ditore që nga fillimi i pandemisë. Me një rritje prej 80 përqind të rasteve të reja në dy javët e kaluara,…. më shumë ligjvënës republikanë u janë bashkuar demokratëve duke u bërë thirrje amerikanëve të veshin maska.

“Gjëja e vetme më e rëndësishme që mund të bëni, jo vetëm për të mbrojtur veten, por për të mbrojtur të tjerët derisa të kemi një vaksinë – vishni maska. Nuk është e ndërlikuar“, tha Mitch McConnell, drejtues i shumicës republikane në Senat.

Në dallim nga disa vende ku maskat janë thjesht çështje shëndetësore, amerikanët janë të ndarë politikisht. Sipas të dhënave më të fundit të “Pew Research”, 76 përqind e demokratëve thonë se ata mbajnë një maskë në publik, krahasuar me 53 përqind të republikanëve.

Kandidati demokrat për president Joe Biden fajëson Presidentin Trump për këtë ndarje.

Ish-Nënpresidenti Joe Biden

Ish-Nënpresidenti Joe Biden

“Presidenti nuk jep drejtimin dhe na hedh kundër njëri-tjetrit. Ne nuk mund të vazhdojmë kështu, gjysma shërohen dhe gjysma po keqësohen. Ne nuk mund të vazhdojmë me gjysmën që veshin maska dhe gjysmën (tjetër) që nuk pranojnë shkencën“, tha zoti Biden.

Nënpresidenti Mike Pence kohët e fundit ka filluar të mbajë maskë në publik dhe të inkurajojë përdorimin e tyre.

Dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë vazhdojnë të insistojnë që Amerikanët të ndjekin udhëzimet e tyre lokale dhe të marrin vendimin më të mirë për sigurinë e tyre.

Etiketa: COVID 19masaTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin historik

09:04 : 26/10/2025
BOTA

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025
BOTA

Trump forcon praninë ushtarake në Venezuelë: Anije, bombardues dhe CIA

17:10 : 25/10/2025
BOTA

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

16:53 : 25/10/2025
BOTA

Xi kërkon bashkëpunim para bisedimeve tregtare me SHBA-në

13:41 : 24/10/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë spekulimet: Trump dhe Putin nuk do të takohen

17:56 : 21/10/2025
Para

Profesori suedez: Imuniteti ndaj virusit mund të jetë më i lartë seç mendohet

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com