Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka e ka cilësuar të dështuar kryeministrin Edi Rama në të gjitha aspektet.
Në një shkrim të gjatë në Facebook, Ndoka shkruan se në këto 7 vite Rama tregoi se nuk dinte të ishte as menaxher, as burrë shteti, por mbi të gjitha nuk tregoi asnjë vlerë njerëzore, duke i braktisut qytetarët shqiptarë.
Ja postimi i plotë i Ndokës:
⛔️As politikan, as menaxher, as burrë shteti, por as njeri!
🔻Edi Rama u tregua i sinqertë kur na tha që në krye të herës, se nuk është politikan.
Medemek po mundohej, të krijonte idenë se kishim përballë një menaxher që do të ndryshonte Shqipërinë me ide dhe pastaj, t’i vinte një dorë edhe Ballkanit që ishte bërë copë-copë nga “mungesa e vizionit”.
🔻Pasi dështoi në dy të parat, politikan nuk ishte dhe nuk mundi të bëhej, ndërsa dështimi si menaxher ishte më spektakolar!
Dështim kudo: në infrastrukturë, shtatë vite pa asnjë vepër kombëtare, nuk mbylli rrugën e Kombit, as aksin Fier-Vlorë, rrugën e Arbërit, as Milot-Lezhë, aeroportin e Kukësit, as të Vlorës, të Elbasanit, as unazën e Tiranës, pra dështim trishtues.
🔻Dështim me pasoja jetësore në shëndetësi, premtimi për shëndetësi falas përfundoi me projekte thellësisht korruptive, sot kemi një sistem shëndetësor në kolaps të plotë. I renditur i fundit në rajon e në botë, si në menaxhimin e pandemisë ashtu dhe në financim. 🔻Arsimi me Shahinin nuk ka nevojë për koment, nga skandali në skandal, nga problemet në aventura.
🔻Bujqësia, kur mendon se kishte premtuar sistem vaditës në çdo cep të vendit, magazina për grumbullimin e produkteve bujqësore e blegrorale, kanalizime dhe sistemime, etj. Sot kemi një bujqësi në faliment, pa vaditje, pa kullime, që përmbytet sa herë bie shi, prodhime bujqësore e blegtorale, që hidhen në rrugë nga bujqit dhe blegtorët për mungesë tregu dhe politikash financuese, etj. 🔻Rendi, tym e gaz lotsjellës e mbytës për Opozitën dhe qytetarët, dhunë për artistët e gazetarët, bashkëpunim me kriminelët dhe grupet kriminale, për të gjitha llojet e trafiqeve.
🔻Integrimi, ahh për këtë temë mund të bëhen edhe filma nesër. I hapi negociatat për vite të tëra dhe nga viti në vit i shtonte kushtet vetes dhe vendit.
🔻Si “Burrë shteti”, sa e perdori këtë togfjalësh, e lakoi disa herë si “baba i kombit” në pandemi, si “bablok” kur vidhte dhe blinte vota në Dibër, si mjekërr-cjap për t’i ngjarë Ismailit, si lider ballkanik, me Vuçiçin, Thaçin dhe Erdoganin, por dështoi me turp dhe mbart mbi vete nuanca të forta të tradhtisë kombëtare. Shpikja e “mini-shengenit ballkanik”, tentativa për tjetërsim territoresh në Kosovë, në favor të Serbisë. Ndërhyrjet në politikën e brendshme tek shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Serbi e Mal të Zi, krijuan një lëmsh, që filli i tij është sot në duart e Erdoganit.
Ky dështim i monitoruar edhe nga faktori ndërkombëtar, nga shërbimet e tyre, është dëmi më i madh që Edi Rama i bëri Kombit Shqiptar, aq sa disa euro-deputet ia plasën publikisht në debatin e PE, ku u theksua qartazi, se Shqipëria është në prehrin e Erdoganit. 🔻Drejtësia e pavarur, i vetmi premtim i “mbajtur”, na dhuroi një shtet pa sistem drejtësie fare, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë për disa vite rresht.
🔻E fundit, lufta për të mbetur njeri vazhdon, por shpresat janë në kufijtë e pamundësisë.
Edi Rama njeri, është misioni i tij fundor, nëse do zgjedhë luftën e dredhitë, apo standardet për të dorëzuar pushtetin.
🔹Ja uroj që sëpaku të mbetet njeri, por nuk e besoj nëse mbështetem tek faktet dhe filozofia e tij e sektit Rilindje.
♦️Si politikan nuk u ngjiz kurrë. Si menaxher, shkëlqeu vetëm në 3D. Si “Burrë Shteti”, i mbeti vetëm mjekrra e bardhë. Si njeri, eh sa luftë e fortë do jetë!
Në histori rëndom, që do mbetet si pjesë e saj, por varet se si…!