• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Grabitje me pasojë vdekjen, Prokuroria kërkon burg përjetë për 3 autorët

15:13 : 02/07/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Fierit ka paraqitur në Gjykatë pretencën për tre autorët e grabitjes së 2 marsit të vitit 2018, ku gjatë grabitjes së një pike të këmbimit valutor, u vra Agur Vrenozi dhe u plagos Gëzim Hoxha.

Siç bëhet e ditur, përfaqësuesi i akuzës ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për tre të pandehurit: Lulëzim Demiraj, 42 vjeç, banues në Vajzë të Vlorës, Zini Fyraj, 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë, dhe Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Mbi këta persona rëndojnë tri akuza: “Vjedhje me pasojë vdekjen”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vjedhje”. Së shpejti pritet që të zhvillohet seanca në Gjykatën e Fierit, ku do paraqiten edhe pretendimet e mbrojtjes dhe do të merret me tej vendimi për tre autorët.

Si ka ndodhur ngjarja

Dy vite më parë, tre shtetasit, Demiraj, Fyraj dhe Gergali, të armatosur, grabitën një pikë të këmbimit valutor që drejtohej nga Gëzim Hoxha. Ngjarja e rëndë u shënua në një zonë shumë të populluar të qytetit, pikërisht pranë gjimnazit “Janaq Kilica”.

Lexo edhe:

EMRI-VIDEO/ Arrestohet për korrupsion një mjek i spitalit të Fierit, u merrte para pacientëve për eko

EMRAT/ Goditi një polic burgu në Fier, 32-vjeçari arrestohet në Tiranë, në pranga dhe 4 shokët e tij

Gjithçka ndodhi rreth orës 10:55 kur lëvizja e qytetarëve ishte shumë aktive. Autorët shfrytëzuan pikërisht zonën e rrëmujshme në pikun e lëvizjeve, për të bërë grabitjen.

Ata zbritën nga një makine tip “Benz” me targa AA 879 JG, që ishin të falsifikuara dhe nën kërcënimin e armës i kërkuan pronarit të pikës valutorore, Gëzim Hoxha, t’u jepte paratë. Hoxha ka kërkuar ndihmë dhe i vetmi që i ka shkuar ka qenë fqinji i tij, një tregtar tjetër, pronar i një byrektoreje, Agur Vrenozi, 53 vjeç.

Ky i fundit, gjatë kohës që ata i drejtonin armën pronarit të exchange, Gëzim Hoxha, ka qëlluar me arkën e bananeve pas koke njërin prej tyre. Kjo ka bërë që tjetri ta qëllojë atë me armë duke e plagosur rëndë në kokë, ndërsa ka qëlluar edhe në drejtim të Hoxhës, që po ashtu ka dashur të përfitojë nga rrëmuja dhe të vetëmbrohet.

Autorët, pasi i kanë plagosur të dy shtetasit, kanë marrë çantën me para dhe kanë hipur në makinën nga ku zbritën, e cila i priste para pikës valutore. Vetëm në pak minuta, Policia arriti të vërë në pranga autorët, ku në atë kohë u deklarua se ata e braktisën mjetin dhe u larguan.

Njëri prej tyre u gjet në lumin pranë fshatit Baltëz, tjetri, në vendin e quajtur “Ura e Baltëzës” dhe i treti, në një banesë në fshatin Baltëz. Edhe pse të plagosurit u shoqëruan në spital, vetëm njëri arriti të mbijetojë. Ai ishte Gëzim Hoxha, ndërsa fqinji i tij që i shkoi në ndihmë, Agur Vrenozi, nuk arriti dot të mbijetojë pasi kishte marrë dëmtime të rënda në kokë.

Pas ngjarjes së rëndë, akti i Vrenozit i cilësua si akt heroik dhe pak ditë pas ngjarjes së rëndë, Bashkia e Fierit e shpalli “Qytetar Nderi”, ndërsa Presidenti i vendit akordoi për Agur Vrenozin Medaljen e Dekoratës së Artë të Shqiponjës.

Etiketa: FierGrabitjeprokuroria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI-VIDEO/ Arrestohet për korrupsion një mjek i spitalit të Fierit, u merrte para pacientëve për eko

10:11 : 01/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Goditi një polic burgu në Fier, 32-vjeçari arrestohet në Tiranë, në pranga dhe 4 shokët e tij

09:26 : 01/11/2025
BOTA

Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon

18:04 : 30/10/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

20:30 : 28/10/2025
AKTUALITET

Me lopata në duar, banorët në Fier pastrojnë vetë kanalizimet e bllokuara: Bashkia hesht!

11:55 : 27/10/2025
BOTA

Grabitja e muzeut të Luvrit, ADN-ja nxori zbuluar autorët. Ende asnjë gjurmë nga bizhuteritë

09:51 : 27/10/2025
Para

“Messi fëmijë 1.5 metra dhe gjysmë autik”, ish-futbollisti i Barcelonës e tepron me deklaratat e tij ndaj argjentinasit

TË GJITHA

Je me fat nëse ke këto tre shenja të zodiakut i ke miq

15:56 : 01/11/2025

Aksident në aksin Lushnje-Berat, kamioni del nga rruga dhe përmbyset në kanal

15:38 : 01/11/2025

“Fshati u kthye në zonë lufte”/ Breshëri me 2,000 plumba në Kretë, 3 të vrarë dhe disa të plagosur

15:28 : 01/11/2025

44-vjeçari godet policen bashkiake në Shkodër për shkak të detyrës

15:22 : 01/11/2025

Drejtori teknik i ARRSH-së, Nikollaq Mihali paraqitet në SPAK

15:11 : 01/11/2025

Nga maskat te besëtytnitë, teologu zbulon rrënjët fetare të Halloween-it

14:56 : 01/11/2025

Lëvizje e mistershme e Musk në SpaceX, a planifikon një shitje masive të Bitcoin?

14:46 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com