Milot-Fier, 1.2 mld euro/ Gazetari zbardh aferën: Koncension i paligjshëm, oferta e pakërkuar

Gazetari Klodian Tomorri ka renditur 7 pyetje lidhur me atë që e konsideron si afera e projektit Milot-Fier, që u prezantua sot nga Kryeministri Edi Rama.

Tomorri shkruan se përtej vetëlavdërimeve të Qeverisë, ajo duhet të tregojë se kush e ka bërë studimin e fisibilitetit ekonomik të rrugës, si është pëzgjedhur nëse studimin e ka bërë një konsulent i pavarur, kush janë personat e Komitetit të Vlerësimit Strategjik, që kanë diktuar projektin dhe studimin e fiyibilitetit, a po respektohen standardet e rrugës dhe sa parashikohen kostot e shpronësimeve.

Sipas Tomorrit, gjithashtu, qeveria duhet të japë sqarime se si një rrugë e kategorisë B vetëm 115 kilometër e gjatë, pjesa më e madhe e te ciles eshte e ndërtuar sakaq, të kushtojë 1.2 miliardë euro?

“Sa është shifra reale e detyrimeve kontigjente që merr përsipër buxheti për rrugën?”, është pyetja e 7 që ngreh gazetari, duke theksuar se sqarimet duhej të jepeshin sot nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku.

“Studimin e fizibilitetit për Milot-Fier e ka bërë kompania që do të ndërtojë rrugën. Ajo eshte grekja Terna S.A.

Kjo e bën koncesionin praktikisht një propozim me ofertë të pakërkuar. Rrjedhimisht koncesioni është i paligjshëm sepse ligji shqiptar i ndalon ofertat e pakërkuara në infrastrukturë”, shkruan Tomorri.

Postimi nga Klodian Tomorri

Shtate pyetjet qe cmontojne aferen Milot-Fier

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastruktures Belinda Balluku shpallen garen 1.2 miliarde euro per ndertimin e rruges Milot-Fier duke e cilesuar materializimin e projektit si nje sukses te paprecedente te qeverise shqiptare.

Por pertej vetelavderimit te qeverise, celja e gares se koncesionit ngre natyrshem disa pyetje.

1-Kush e ka bere studimin e fizibilitetit ekonomik te rruges, kompania private apo konsulenti i pavarur?
2-Nese studimin e ka bere konsulenti i pavarur, cili eshte ai dhe si eshte perzgjedhur?
3-Kush jane personat e Komitetit te Vleresimit Strategjik, qe kane diktuar projektin dhe studimin e fizibilitetit?
4-A po respektohen standardet e rruges sipas miratimit qe ka bere Western Balkans Investment Framework dhe qe ka miratuar ARRSH per kete projekt?
5-Sa parashikohet kosto e shpronesimeve dhe kush e paguan ate?
6- Si mundet nje rruge e kategorise B vetem 115 kilometer e gjate, pjesa me e madhe e te ciles eshte e neertuar sakaq, te kushtoje 1.2 miliarde euro?
7- Sa eshte shifra reale e detyrimeve kontigjente qe merr persiper buxheti per rrugen?

LEXO EDHE  "Trefishoni investimet në shëndetësi, mund të fundosemi në vjeshtë"/ Alarmi i ish-ministrit

Keto jane pyetjet te cilave kreu i qeverise dhe ministrja e infrastruktures duhet t’u kishin dhene pergjigje sot kur shpallen garen. Por ata nuk i japin dot kete pergjigje dhe arsyeja eshte e thjeshte.

Studimin e fizibilitetit per Milot-Fier e ka bere kompania qe do te ndertoje rrugen. Ajo eshte grekja Terna S.A.

Kjo e ben koncesionin praktikisht nje propozim me oferte te pakerkuar. Rrjedhimisht koncesioni eshte i paligjshem sepse ligji shqiptar i ndalon ofertat e pakerkuara ne infrastrukture.

Pra nuk ka konsulent te pavarur per fizibilitetin ekonomik. Nuk ka Komitet Strategjik qe ka vleresuar projektin. Gjithcka eshte bere nga vete kompania greke.

Pertej kesaj, propozimi ka ulur standardin e rruges ne kategorine B dhe ka fryre koston ne 1.2 miliarde euro. Mbi koston e fryre eshte percaktuar tarifa rekord e kalimit 7.5 euro per 100 kilometer.

Keto jane pyetjet qe kerkojne pergjigje tani, por ne vijim do te kete te tjera. Sepse nje veper 1.2 miliarde euro, qe nis me devijime te medha ligjore ngre shume pyetje.