Man.United mposht Brighton, shkëlqen Bruno Fernandes!

Manchester United ka fituar me lehtësi në transfertën e Brighton-it me rezultatin 0-3.

Ekipi i “Djajve të Kuq” zhvilloi një ndeshje me intensitet të mirë duke shënuar 3 herë në portën e kundërshtarëve, ku heroi i ndeshjes ishte Bruno Fernandes.

Takimi nisi mirë për miqtë që gjetën golin shumë shpejtë me anë të Grenwood. 18-vjeçari bëri gjithçka mirë në një aksion personal dhe mposhti portierin duke i dhënë avantazhin ekipit të tij që në minutën e 16.

Goli i dytë u shënua shumë shpejt pas një kombinimi mes Pogbasë dhe Bruno Fernandesit. Mesfushori goditi bukur nga jashtë zonës duke përshëndetur rrjetën për herë të dytë në minutën e 29′.

LEXO EDHE  Bayern Munich fiton Kupën e Gjermanisë, Lewandowski nuk ndalet së shënuari

Pjesa e parë u mbyll 0-2, ndërsa në të dytën pati vend për golin e dytë të mesfushorit portugez. Fernandes u pozicionua mirë brenda zonës dhe me një goditje të saktë mposhti portierin kundërshtar për 0-3 duke vulosur dhe të gjithë takimin.

Me këtë rezultat, Man. United kap vendin e pestë me 52 pikë, ndërsa një vend për në Ligën e Kampioneve tashmë është më se e mundur për gjigandët anglezë.