• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kur i biri i Enverit i shkruan Edit!

23:17 : 30/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kohët kanë ndryshuar, dikur Edi Rama shkruante kartolina për bllokmenët, udhëheqësit e saj, për “Barba Pilon” (dajën Spiro Koleka), dhe bëntë elozhe xhaxhit Enver. Sot, i biri i Enverit i shkruan Edit. Të dy kanë një gen, jo gjaku, por idealesh.

Vijnë nga elita e udhëheqjes, nga pjesa kupolë e sistemit komunist, duart e të cilëve janë larë me gjakun e mijëra të pafajshmëve; të varur në litar, me jetë të prerë në mes nga togat e pushkatimit dhe vite të rënda dënimi në burgjet politike.

Ilir Hoxha, nuk i shkruan Ramës si qytetar i lënë në mes të katër rrugëve, por i shpreh një lloj zhgënjimi duke ia thënë hapur se “je edhe i majtë”! Pra, na tradhëtove “biri ynë”… Por Rama do ndihet ngushtë sepse ky pinjoll i diktatorit u pezmatua se iu prish banesa ku qëndronte deri pak kohe më parë nëna e tij, Nexhmie Hoxha.

“Persekutimi i familjes së Enver Hoxhes u duk qartazi, se pasi na larguan me forcë nga banesa, IKMT, jo vetëm nuk e prishi pallatin por lejoi të hyjnë njerëz nga rruga që të plackitnin çfarë kishte mbetur në banesën tonë. Në këtë rast ne u demtuam jo vetëm materialisht por edhe moralisht se gjërat e shtëpisë tonë përfunduan në duart e njerzëve të panjohur, ndërkohë që mund të ishim lejuar ne ta boshatisnim banesën”, shkruan i biri i diktatorit.

Lexo edhe:

“Tokë e xanun”/ Pas ultimatumit, Rama publikon foto nga bizneset që kanë “zaptuar” hapësirat

Në kulmin e vapës/ Treshja Rama-Karakaçi-Dalipi lënë pa drita Beratin

Ai pretendon se po persekutohet, por nuk thotë se ishte e vetmja banesë që qëndronte në mes të rrugës kur të tjerat ishin shkatërruar prek kohësh. I ankohet Edi Ramës se iu dëmtuan materiale dhe sende që i përkisnin Enver Hoxhës, por nuk harron ta quajë të majtë dhe nuk do tia dijë se fadromat e Edi Ramës dhe Lali Erit kanë shtatë vite që vetëm prishin dhe mbulojnë me beton orendi e sende të qytetarëve, që në fakt është djersa e derdhur për shumë vite.

“Qëllimi i znj Dallëndyshe Bici ishte që me çdo kusht të nxirrte në mes të katër rrugëve familjen e Enver Hoxhës, dhe ia arriti qëllimit. Mbetëm pa shtëpi dhe ato orendi dhe objekte që shpëtuam i shpërndamë në miq e shoqëri. Më vjen keq zoti Kryeministër që t’ju them, se u përsërit e njëjta situatë siç na nxorri nga shtëpia Sali Berisha në vitin 1993. Më vjen çudi si përputhen këto akte fashiste edhe pas 30 vjetëve, për më shumë nga një qeveri e majtë”?!!!-shkrun mes të tjerash Ilir Hoxha.

I biri i Enverit ndjehet i “persekutuar”, ka frymë dhe forcë të përmendë fjalën persekutim. Ka fuqi ti drejtohet kryeministrit e për dijeni edhe ambasadorëve të huaj, që përfaqësojnë shtete që familja e tij dhe kupola e diktaturës i konsideronte armiq të vendit.

Ilir Hoxha ankohet dhe ka një motiv, atë e gjen tek kryeministri Edi Rama që dukshëm e konsideron si të “tijin”, ndaj edhe shpreh zhgënjim. Megjithatë familja Hoxha nuk u nxorr me dhunë në mes të rrugës, përkundrazi, për turpin e pushtetit Rilindas, vetëm pallati i Hoxhës qëndronte në këmbë, kur qindra banesa të tjera që prekeshin nga zgjerimi i Unazës së Re ishin kthyer në pirgje inertesh.

Hoxha dhe Rama, të dy këta protagonistë dhe pinjollë të denjë të një sistemi diktatorial, e dinë mirë që nuk ka persekutim ndaj familjes së “xhaxhit Enver”. Persekutim dhe krim i rëndë është ajo që u bë me familjet që u prekën nga zgjerimi i bulevardit të rid he të Unazës së Re, një vit më parë. Në orën katër të mengjësit policia i mbyti me gaz lotsjellës duke ua hedhur brenda banesave. Të moshuar, fëmijë të mitur, madje edhe gra shtatzëna dolën duke gulçuar dhe u morën zvarrë. Fadromat e Lali Erit i rrafshuan ato shtëpi, ndërsa banorët e pambrojtur nuk kishin forcë as të ankoheshin!

Këto krime dhe persekutime që ndodhin në të ashtëquajturën demokraci, por nën drejtimin e Rilindjes së Edi Ramës, i dinë mjaft mirë të dy të “pezmaturit”, dhe duket qartë se Hoxha është i zhgënjyer dhe gjithnjë zhgënjimi vjen për atë që e do dhe e vlerëson! Djali i tyre Edi po vihet në siklet. Në tavolinën e punës të parën letër që do të hapë pasi të kthehet nga Kosova është ajo e të birit të “Xhaxhit Enver”. Malinjiteti të vret, por kaq pështirë vetëm një pushtet si Rilindja mund ta shfaqë!

Etiketa: djali i EnveritEnveriRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Tokë e xanun”/ Pas ultimatumit, Rama publikon foto nga bizneset që kanë “zaptuar” hapësirat

13:33 : 05/07/2025
AKTUALITET

Në kulmin e vapës/ Treshja Rama-Karakaçi-Dalipi lënë pa drita Beratin

13:11 : 05/07/2025
AKTUALITET

“Flluska” e ndërtimit në Tiranë/ Agjenti imobiliar: Po “ftohet” tregu i shit-blerjes së apartamenteve

09:00 : 05/07/2025
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkise Vlore, Ermal Dredha gjate nje ceremonie te organizuar me rastin e 34 vjetorit te Partise Socialiste. Gjate ceremonise, pjesemarresit kane folur per fitoren gjate zgjedhjeve te 11 majit dhe integrimin ne BE./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Vlora Mayor, Ermal Dredha during a ceremony organized on the occasion of the 34th anniversary of the Socialist Party. During the ceremony, participants spoke about the victory during the May 11 elections and EU integration.
AKTUALITET

Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”

15:37 : 04/07/2025
AKTUALITET

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

22:38 : 03/07/2025
AKTUALITET

Debati për emigrantët, Hoxha: Farage i avantanzhuar ndaj Ramës, sepse i referohet problemit real

21:53 : 03/07/2025
Para

Dekriminalizimi/ Vonesat në procedura mbajnë në detyrë kryebashkiakun e Mallakastrës

TË GJITHA

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025

Maqedonia e Veriut do vendosë taksë beqarëve? Mickoski: Më shumë vdekje se sa lindje

21:30 : 05/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon sërish konstituimin

21:17 : 05/07/2025

Çudit deputetja e re e Ramës: Çfarë ka Zelensky më shumë se Zegjineja…

21:12 : 05/07/2025

Infeksionet bakteriale dhe virale/ Mjeku Ilir Alimehmeti paralajmëron për rreziqet e verës

20:49 : 05/07/2025

I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e 70-vjeçarit nga Devolli

20:35 : 05/07/2025

Investimi i dështuar i Dalipit të OSSHE lë pa drita qindra banorë në Gjirokastër

20:24 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com