• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bushi i Krujës i jep tenderin e pastrimit kompanisë së dy të arrestuarve për 420 kg drogë

23:40 : 30/06/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Bashkia e Krujës, e drejtuar nga Artur Bushi, ka shpallur, së fundmi, fitues të tenderit për pastrimin e qytetit të Fushë-Krujës, kompaninë “Rinia 96”, e themeluar nga dy persona të arrestuar në vitin 2017 për mbi 400 kg kanabis dhe që aktualisht menaxhohet nga një familjare e tyre e afërt.

Në Maj 2020, Bashkia e Krujës shpalli tenderin “Shërbim pastrimi dhe depozitimit të mbetjeve urbane për Fushë-Krujën”, me fond limit 16.6 milionë lekë të reja pa TVSH.

Në tender morën pjesë dy operatorë ekonomikë, një prej të cilëve “Rinia 96”, e cila paraqiti ofertën më të lartë.

Por, autoriteti kontraktues, Bashkia e Krujës, vendosi të skualifikojë operatorin tjetër, pasi, siç deklarohet në dokumentat zyrtare, nuk plotësonte disa kritere.

Lexo edhe:

DETAJE nga ekzekutimi i Artur Bushit në Ekuador/ Dyshimet për vrasës me pagesë! Mediat: Viktima, trafikant droge

Pas dështimit në burgun e Peqinit, Arlinda Pogaj e OBP i jep ‘Albascan’ tenderin 2 mln € për sistemin antidron

Në përfundim, Bashkia e Krujës vendosi të shpallte fitues kompaninë “Rinia 96”, e cila do të ofrojë shërbimin e pastrimit për Fushë-Krujën gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Arrestimi

Kompania “Rinia 96” është krijuar në vitin 1996 nga Shkëlqim Miri dhe kishte si objekt të veprimtarisë së saj “Pastrim e gjelbërim qyteti, shërbime të ndryshme komunale, shërbime varrimi dhe ruajtje varrezash, etj..”.

Në vitin 2007, Shkëlqim Miri emëron si administrator të kompanisë Bledar Coraj, kunatin e tij, vëllai i bashkëshortes Etleva Miri (Coraj.

Në 29 Janar të vitit 2017, dy drejtuesit e shoqërisë “Rinia 96”, Shkëlqim Miri dhe Bledar Coraj, u arrestuan, në kuadër të një hetimi kundër trafikut të narkotikëve, të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda.

Në kronikat e asaj kohe raportohet se Miri dhe Coraj u arrestuan së bashku me 5 persona të tjerë, si pjesë e një grupi që merreshin me shpërndarjen e sasive të mëdha të hashashit nga Kruja në drejtim të Tiranës.

Për arrestimin e këtyre personave, forcat e Policisë u koordinuan në një operacion të gjerë në rrugën që lidh Fushë-Krujën me Vorën.

Një sasi prej 425 kg hashash u sekuestrua nga forcat e Antidrogës, ndërsa gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve u gjet edhe arsenal armësh, 12 automatikë e pushkë.

“Dhurimi” i kompanisë

Dy ditë pas arrestimit, e konkretisht në 31 Janar 2017, Shkëlqim Miri dhe Bledar Coraj, të cilin ishin bashkëpronar 50% me 50% në shoqërinë “Rinia 96”, vendosën të shesin të gjithë aksionet e tyre tek Kujtim Miri, vëllai i Shkëlqim Mirit, për vlerën 200 mijë lekë të reja.

Pas disa muajsh, në Dhjetor 2017, Kujtim Miri vendos t’i dhurojë të gjithë aksionet e kompanisë tek Etleva Miri.

Zonja Miri rezulton të jetë bashkëshorte e themeluesit të kompanisë, Shkëlqim Miri dhe motra e Bledar Coraj, bashkëpronarit të “Rinia 96” deri në momentin e arrestimit, në Janar 2017.

Etiketa: Artur Bushibashkia e krujesbashkia krujeRinia 96”tendertenderi i pastrimit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

DETAJE nga ekzekutimi i Artur Bushit në Ekuador/ Dyshimet për vrasës me pagesë! Mediat: Viktima, trafikant droge

12:19 : 06/10/2025
AKTUALITET

Pas dështimit në burgun e Peqinit, Arlinda Pogaj e OBP i jep ‘Albascan’ tenderin 2 mln € për sistemin antidron

20:00 : 04/10/2025
AKTUALITET

Tender 6 mln euro/ Kryeministri “Diell” i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni

09:20 : 03/10/2025
AKTUALITET

SPAK mësyn në Bashkinë e Peqinit, zbardhet tenderi me flamur të kuq që po hetohet

14:00 : 24/09/2025
AKTUALITET

Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë

09:53 : 19/09/2025
AKTUALITET

Tenderi 100.000 euro i luleve ‘smart’ të Roskovecit, a iu rikthye kujtesa kryetares Bufi?/ VIDEO

21:41 : 12/09/2025
Para

Njihuni me surprizat e motit për nesër

TË GJITHA

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Prokuroria e Tiranës nis hetim penal ndaj Elvis Shkambit dhe dy të tjerëve (Akuzat)

15:40 : 08/10/2025

Tekstilet e këpucët në krizë, rënie drastike e punësimit në fasoneri

15:26 : 08/10/2025

“Shqipëria Bëhet” mbështet kandidatin e pavarur Dionis Sota për Bashkinë Vlorë

15:15 : 08/10/2025

Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, kalonte emigrantë ilegalisht në kufi

15:09 : 08/10/2025

Gjermania shqyrton heqjen e nënshtetësisë së përshpejtuar, shtrëngohet politika e migracionit

15:04 : 08/10/2025

Moska paralajmëron SHBA-në: Mos dërgoni Tomahawk në Ukrainë

15:00 : 08/10/2025

Ndotja e Vjosës/ Reuters: Ujërat e zeza, gërmimet për zhavorr po shkatërrojnë vendin e ri të UNESCO-s

14:48 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com