• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

U braktis dy herë nga babai/ Historia e trishtë e 60-vjeçares që u surprizua nga fëmijët (Video)

09:03 : 29/06/2020
në NDRYSHE

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli pasditen e djeshme historinë e vështirë të një gruaje 60-vjeçare. Ishin dy fëmijët e saj, Migena dhe Fatosi që rrëfyen në studio gjithë peripecitë dhe vuajtjet që nëna e tyre ka kaluar.

Kur nëna e tyre ishte 6 vjeç, babai i saj arratiset në atë kohë jashtë Shqipërisë. Pak kohë më vonë, edhe nëna e saj ndërroi jeta dhe 3 vajzat mbetën jetime.

Migena tregon se vështirësitë për nënën e saj kanë qenë të mëdha. Por në vitin 1993, nëna e tyre bie në gjurmët e babait të saj. Ai ishte në Austri dhe një i afërm i tij bën të mundur që ajo të shkojë të takojë babain e saj.

Ky takim i shumëpritur dhe pas shumë vitesh ishte zhgënjyes sepse ai u soll ftohtë me vajzën e tij. Ai kishte krijuar një familje të re, me dy vajza dhe një djalë. Vajzave iu kishte vendosur emrin e vajzave që kishte në Shqipëri.

Lexo edhe:

Shkoi në Greqi për të ndihmuar familjen adoptuese, historia tronditëse e Anilesë: U abuzova nga një shqiptar

Babai tenton të hedhë djalin nga ballkoni! Nëna: Më rrihte brutalisht, solli të dashurën në shtëpi

Migena dhe Fatosi shprehen se ai ishte takimi i parë dhe i fundit i nënës së tyre me babain e saj.

 Migena: Në vitin 1993, vinin emigranët nga jashtë dhe kërkonin familjet e tyre për të ditur se ku janë. Domethënë jo se ishte gjyshi ai që na kërkonte, por ishte dikush tjetër, ishte një mik i familjes që interesohej për familjen e gjyshit tim Mevlan. Dua të interesohem të di tha ku i kanë varret, se ai nuk e mendonte se familja do të ishte gjallë. Dua se e kam amanet nga gjyshi që të shkoj dhe t’iu vë një tufë me lule. Kushëriri jonë i thotë që Mevlani i ka të treja vajzat gjallë, bashkëshortja ka ndërruar jetë, njëra nga vajzat punon këtu, pranë një institucioni shtetëror, mund ta thërras dhe të flisni. Jo tha, s’është e vërtetë. U mundësua takimi dhe ai bëri të pamundurën që mami të shkonte në Austri dhe të takonte babin. Kjo ishte një gjetje e dytë si të thuash.

Ardit Gjebrea: Dhe ai ishte vendosur në Austri, jetonte atje?

Migena: Ai nga Jugosllavia kishte qenë në Serbi, martuar me një serbo-kroate, ndarë dhe kishte shkuar në Austri ishte martuar me po një serbo-kroate. Kishte krijuar një familje të re, me dy vajza dhe një djalë dhe për të mbajtur emrin e familjes si të thuash, emrin e vajzave ia vuri dhe vajzave atje. Emrin e mamit tim e ka dhe vajza që ndodhet dhe sot në Austri.

Ardit Gjebrea: Pra janë dy motra me të njëjtin emër?

Migena: Po!

Fatosi: Janë të tre emra shqiptarë!

Migena: U arrit mundësia që mami të shkonte në Austri, por ishte një zhgënjim sepse ai kishte krijuar një familje atje dhe nuk e priste që fëmijët të ishin akoma gjallë dhe nuk e priste që mami me atë guximin dhe insistimin e saj do shkonte ajo që ta gjente babain.

Ardit Gjebrea: Si ishte takimi?

Migena: Fatosi ka qenë atje!

Fatosi: Takimi ishte shumë emocionues sepse për herë të parë nëna ime takohej me babin, pas shumë viteve. Gjyshi ishte shumë i ftohtë si në ndjenja, si në mënyrën që komunikonte, thoshte që kam bërë diçka, por deri-diku isha i justifikuar. Nuk kishte një ndërgjegje që të thoshte: Ok unë ju kam lënë juve dhe tani do bëj çfarë të jetë e mundur që të mund t’iu ndihmoj.

Ardit Gjebrea: Ashtë ë? Ftohtë ?

Fatosi: Ftohtë! Mamaja i thoshte ke bërë çfarë ke bërë, po të paktën kam djalin, na ndihmo ne që të mund të rrimë, meqë ju jeni në Vjenë, që të mbash djalin. Ai nuk u afrua fare. Në datë 3 Dhjetor ne kemi qenë në Vjenë dhe në 28 Dhjetor në atë të ftohtë jemi kthyer në Shqipëri.

Migena: Me një zhgënjim të madh shumë!

Fatosi: Ai ishte takimi ballë për ballë dhe nuk ka patur më.

Migena: Ishte i fundit!

Ardit Gjebrea: Me vajzën!

Fatosi: Vetëm komunikim me telefon!

Ardit Gjebrea: Po më bën përshtypje kjo sjellja me vajzën.

Fatosi: Ne i thamë hajde tako vajzat e tjera. Ai kishte atë frikën sikur ishte akoma ai rregjimi dhe do t’i ndodhte diçka këtu dhe e hoqi totalisht si mundësi./tvklan.al

Etiketa: histori shqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkoi në Greqi për të ndihmuar familjen adoptuese, historia tronditëse e Anilesë: U abuzova nga një shqiptar

16:50 : 22/03/2026
AKTUALITET

Babai tenton të hedhë djalin nga ballkoni! Nëna: Më rrihte brutalisht, solli të dashurën në shtëpi

13:06 : 25/02/2026
AKTUALITET

“Zgjeben nuk ta solla unë”/ Ish-vjehrra përballet ‘live’ me ish-nusen: Lekë për thonj, qerpikë dhe për të bredhur Dubait ka

14:35 : 12/01/2026
AKTUALITET

“Nusja braktisi fëmijët, djali përfundoi në burg”, vjerra: Kur grindet çifti, 2 shpulla do t’i japë burri

13:19 : 08/12/2025
AKTUALITET

“Pusho se ta futa në shpullë!”/ Zhyt familjen në kredi të keqe, babai: Lekët i kisha për qejf!

20:03 : 02/11/2025
AKTUALITET

Hyri në sallë duke qeshur, doli i paralizuar / Historia prekëse e Afrimit dhe sakrificës së djalit të tij 15-vjeçar

22:57 : 12/09/2025
Para

Juliani i bën surprizë në studio gruas së tij të pestë (Video)

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom