• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkoi në Greqi për të ndihmuar familjen adoptuese, historia tronditëse e Anilesë: U abuzova nga një shqiptar

16:50 : 22/03/2026
në AKTUALITET, NDRYSHE

“E kaluara nuk mund të fshihet, në rastin më të mirë mund të arkivohet dhe mjafton pak për të hapur një kuti”, këto janë fjalët e Aniles, e cila ka vendosur që rubrikën “Ka Një Mesazh për Ty” të “E Diela Shqiptare” ka vendosur që të hapë arkivën e saj 44-vjeçare.

Anile e nis rrëfimin, që ditën e parë kur erdhi në jetë. Ajo tregon se pas lindjes, u braktis nga prindërit e saj biologjikë në spitalin e Lushnjes dhe më pas… u dërgua në jetimoren e Vlorës.

Ardit Gjebrea: Znj. Nile nuk di shqip sepse ka ikur shumë e vogël nga Shqipëria. Prej sa vitesh jetoni në Itali?

Anile: Kam gati 30 vite që jetoj aty.

Lexo edhe:

Arratisja e shqiptarit Edmond Tafa nga burgu famëkeq i Koridhalosit, arrestohen 2 oficerë/ DETAJET

U arratis nga burgu i Koridhalos, identifikohet 48-vjeçari shqiptar /FOTO

Ardit Gjebrea: Me gjuhën shqipe si jeni, hiç fare?

Anile: E kuptoj pak por nuk arrij të bëj biseda…

Ardit Gjebrea: Biseda të gjata. Jo.

Ardit Gjebrea: A jeni gati?

Anile: Po, gati!

Ardit Gjebrea: Le ta tregojmë pak historinë tuaj që nga fillimi.

Anile: Unë quhem Anila dhe kam dy fëmijë.

Ardit Gjebrea: Sa bukur!

Anile: Anastasia dhe Mateo dhe jetojmë së bashku me partnerin tim. Unë kam një partner. Le të themi që tani jam mirë.

Ardit Gjebrea: Dhe ku jetoni?

Anile: Në Kalabri.

Ardit Gjebrea: Ah!

Anile: Afër detit! Në një vend shumë të bukur që quhet Kariati.

Ardit Gjebrea: Le të kthehemi pak tek fëmijëria juaj.

Anile: Fëmijëria ime, kur isha e vajzë e vogël ka qenë një fëmijëri e bukur. Po flas për kohën kur isha një vajzë fare e vogël, kur luaja.

Ardit Gjebrea: Kur ishe e vetëdijshme? Po, kur u linde, ç’më thua?

Anile: Nga koha kur u linda me thënë të drejtën…di që më kanë braktisur. Në spitalin e Lushnjes. Pas spitalit të Lushnjes, fill pasi u linda. Ndjesë, por kam emocione. Pasi u linda më çuan në jetimoren e Vlorës. Në jetimoren e Vlorës qëndrova për dy vite. Aty në jetimore u rrita për dy vite. Pastaj më adoptuan nga një tjetër familje nga një fshat i Sarandës. Erdhën të më merrnin tezja ime Stavrulla dhe xhaxhai im Gregori. Janë dy kunetër. Ato më morën nga Vlora. Më rriti tezja ime Stavrulla për dy vite.

Ardit Gjebrea: Po pse e quan teze? Është tezja jote biologjike?

Anile: Jo, por është e shoqja e vëllait të sime mëje.

Ardit Gjebrea: Ah, e kuptova!

Për të ndihmuar familjen e saj adoptuese, Anile tregon se në moshën 12-vjeçare shkoi në Greqi për të punuar. Por, për të atje gjërat shkuan shumë keq. Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” në vazhdë të historisë së saj, ajo tregon se edhe atje u abuzua seksualisht nga një shqiptar.

Bëri denoncim dhe autori mori dënimin e duhur, kurse Anile përfundoi në një jetimore ku ndenji për nga 7-8 muaj. Vetëm atje ndjehej e sigurt.

Anile: Shkova sërish në Greqi, bashkë me fëmijët e mi. Shkova të takoja dajën, vëllain e nënës time.

Ardit Gjebrea: Po flet për vitet e fundit?

Anile: Po.

Ardit Gjebrea: Ah!

Anile: Dhe…

Ardit Gjebrea: Dëgjo, e bëjmë kështu. Mund të më tregosh të lutem për kohën kur shkove në Greqi?

Anile: Në Greqi shkova kur isha 12 vjeçe. 12 vjeçe e gjysmë. Rreth kësaj moshe pak a shumë. Atje më çuan dy kushërinjtë të nënës time. Ose më mirë, njëri ishte kushëriri i nënës ndërsa tjetra ishte e shoqja e tij.

Ardit Gjebrea: Po pse ike atje?

Anile: Për të punuar.

Ardit Gjebrea: Po çfarë punësh mund të bëje atje?

Anile: Doja të punoja sepse ato më kishin thënë se mund të punoja në një vilë, të pastroja.

Ardit Gjebrea: Në moshën 12 vjeçare?

Anile: 12 vjeçe e gjysmë. Po. Por unë këtë punë doja ta bëja sepse doja mbi të gjitha të largohesha nga ajo shtëpi. Por doja ta bëja sidomos edhe sepse në atë kohë, në vitet ’90, të gjithë largoheshin, shkonin jashtë për të punuar, për të dërguar diçka në shtëpi. Edhe unë me aq pak sa mundesha, duke qenë se ne ishim të varfër, doja të bëja diçka të madhe për nënën dhe babain tim.

Ardit Gjebrea: Pra doje të ndihmoje prindërit?

Anile: Po, ashtu. Për këtë arsye. Doja të ndihmoja ata. Por le te themi që…

Ardit Gjebrea: Si shkuan gjërat?

Anile: Gjërat shkuan keq.

Ardit Gjebrea: Pse?

Anile: Keq. Vetëm kaq. Shkoi gjithçka keq. Aty më kanë abuzuar dhe më kanë ndodhur edhe shumë gjëra të tjera.

Ardit Gjebrea: Edhe atje?! Jo.

Anile: Po. Pastaj shkova në jetimoren e Zakynthos, në Greqi. Aty ndenja 7 apo 8 muaj, me sa mbaj mend.

Ardit Gjebrea: Po kush të çoi në Zakynthos?

Anile: Policia.

Ardit Gjebrea: Pse? Bëre denoncim?

Anile: Po.

Ardit Gjebrea: Dhe çfarë ndodhi me ata që të abuzuan?

Anile: Besoj se morën dënimin që meritonin.

Ardit Gjebrea: Mirë!

Anile: Të abuzosh me një vajzë të vogël 12 vjeçe e gjysmë. Megjithatë, ndenja në jetimoren e Zakynthos për 7 apo 8 muaj. Unë ndjehesha mirë aty. E ndjeja veten mirë se aty ishin të gjithë fëmijë si unë. Doja të bëja diçka. Doja të studioja. Doja të bëja diçka. Nuk ndjehesha më e sigurt asgjëkundi. Aty ndjehesha e sigurt.

Ardit Gjebrea: Sa vite qëndrove aty?

Anile: Në Zakynthos qëndrova gati një vit besoj. 7 apo 8 muaj ndoshta. Nuk e mbaj mend mirë. Pastaj, duke qenë se nëna ime më kërkonte, nëna e këtij kushëriri, erdhi të më merrte në jetimoren e Zakynthos-it. Unë sinqerisht nuk doja të shkoja.

Ardit Gjebrea: Kishe frikë?

Anile: Kisha shumë frikë. Por nga ana tjetër mendoja për nënë time që qante, që vuante. Më dhimbsej. Ndjehesha shumë keq teksa mendoja që po të mos kthehesha nëna ime do ndjehej keq. Por unë nuk doja të largohesha. Doja të qëndroja aty.

Ardit Gjebrea: Megjithatë u ktheve.

Anile: U ktheva. Me zemër të thyer por u ktheva sërish aty.

Ardit Gjebrea: Pra u merakose më tepër për nënën tënde se sa për veten.

Anile: Po sepse në marrëdhënie me të, ndihesha sikur isha unë e madhja ndërsa ajo ishte e vogla. Në kuptimin që…unë kështu ndihesha. Unë nuk doja që ta lëndoja.

Ardit Gjebrea: Një ndjesi mbrojtjeje.

Anile: Po, një ndjesi mbrojtjeje ndaj saj.

Etiketa: abuzimbraktisjeGreqihistori shqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arratisja e shqiptarit Edmond Tafa nga burgu famëkeq i Koridhalosit, arrestohen 2 oficerë/ DETAJET

12:12 : 02/06/2026
AKTUALITET

U arratis nga burgu i Koridhalos, identifikohet 48-vjeçari shqiptar /FOTO

11:47 : 02/06/2026
AKTUALITET

I dënuar për trafik droge, arratiset nga burgu grek 48-vjeçari shqiptar

11:04 : 02/06/2026
RAJONI

Krim i rëndë në Greqi/ Fëmijët ishin në gjumë, 41-vjeçari masakron gruan me thikë

14:58 : 01/06/2026
AKTUALITET

U aksidentua me motor në Greqi, vdes pas 8 muajsh në spital i riu shqiptar

09:27 : 31/05/2026
RAJONI

Shpërthim në një fabrikë riciklimi në Greqi, disa të plagosur!

22:27 : 29/05/2026
Para

Liderja e muxhahedinëve të Manzës: Jemi gati për të marrë pushtetin në Iran

TË GJITHA

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026

Putini i hapur për dialog, por me kushte

10:52 : 05/06/2026

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026

Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione në bujqësi edhe pse ishte në kërkim prej vitesh

10:30 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom