• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shembja e shtëpisë ku jetonte Nexhmie Hoxha/ Djali paralajmëron padi. Zbardhet letra dërguar Ramës e ambasadave

16:24 : 29/06/2020
në AKTUALITET
Aksioni i IKMT për shembjen e banesës ku jetoi Nexhmije Hoxha

Aksioni i IKMT për shembjen e banesës ku jetoi Nexhmije Hoxha

Djali i Enver Hoxhës, Ilir Hoxha, i ka dërguar një letër të hapur kreut të qeverisë, Edi Ramës, ku shprehet kundër vendimit të e IKMT-së për shembjen e banesës ku jetonte e ëma, Nexhmija.

Iliri shkruan se i ka dërguar një mesazh drejtueses së IKMT-së, ditën që fadromat kishin shkuar për të shembur pallatin dhe shton se qëllimi i vetëm i shkatërrimit të shtëpisë ishte nxjerrja në mes të katër rrugëve e familjes së tij. Ai shton se letra u është dërguar për dijeni dhe dy ambasadave në Tiranë, asaj të SHBA dhe të BE-së.

Djali i diktatorit shkruan se nga shtëpia i kanë nxjerrë me dhunë dhe pas kanë lënë shumë relike dhe materiale të Enver Hoxhës dhe “objekte tona personale”. Në fund ai paralajmëron një padi ndaj IKMT.

Sipas IKMT, banesa prekej nga projekti i Unazës së Re.

LETRA E PLOTË

Lexo edhe:

SHBA/ Shoferi refuzoi ta transportonte për shkak të peshës së saj, reperja ngre padi ndaj taksistit

IKMT shemb dy objekte në Orikum, pronarja: Jemi në proces gjyqësor, nuk na njoftuan

DREJTUR: ZOTIT EDI RAMA, KRYEMINISTER I SHQIPËRISË

PËR DIJENI: ZONJËS YURI KIM, AMBASADORE E SHBA

ZOTIT LUIGI SORECA, AMBASADOR I BE

ZONJËS ERINDA BALLANCA, AVOKATE E POPULLIT

KOMITETIT TË HELSINKIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT VJENË

Ju drejtohem Juve Z. Edi Rama (pavarësisht opinionit që keni për Enver Hoxhen, ai është mendimi juaj që mua nuk më intereson) une po ju drejtohem si Kryeministri i vendit tim, për të me mbrojtur nga institucionet që ju drejtoni. Më konkretisht ndaj IKMT-s me drejtuese Znj Dallëndyshe Bici. Bazuar në ligjin e shpronësimeve Nr. 8561 datë 22.12 1999, në kuadër të realizimit të projektit “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta- Rrethrrotullimi Shqiponja”, (Loti I), u njoftuam për shpronësimin e banesës sonë. Nuk patëm asnjë kundërshtim, madje treguam mirëkuptimin tonë të plotë, për mospengimin e realizimit të kësaj vepre të madhe publike. Ndërkohe ishim në pritje të merrnim dëmshpërblimin që na takonte, që të sistemoheshim në një banese tjetër si dhe prisnim njoftimin shkresor nga IKMT-janë lidhje me afatet që Ne duhet të largoheshim nga banesa. Gjykoj se këto janë detyrime që administrata shtetërore ka ndaj qytetarëve të këtij vendi, të cilet kanë të drejtën të trajtohen me kujdesin dhe respektin e duhur dhe jo me veprime fashiste sic ndodhi me ne.

Por… Më datë 26 Qershor 2020, ora 9, në godinën ku banoja une dhe pjestarë të tjerë të familjes Hoxha, u paraqitën inspektoret e IKMT me fadroma për të prishur ndërtesen. Për t’ju vëne në dijeni, neve nuk na kishte ardhur asnjë vendim shkresor nga IKMT për prishjen e pallatit, ku duhej të ishte e përcaktuar dhe data që duhej të largoheshim nga ndërtesa. Pra u ndodhëm para një veprimi krejt arbitrar. Në këto kushte u detyrova t’idërgoj nje sms znj Dallëndyshe Bici ku i shkruaja :”Mirëdita, po ju lutem për një gjë. Kanë ardhur për të prishur shtëpinë. Nuk kemi kundërshtim. Të lutem ta shtyni dhe dy ditë se nuk po arrijmë të zbrazim apartamentin. Do ju lutesha me mirëkuptim për shtyrjen. Faleminderit. Me respekt Ilir Hoxha.

Zonja në fjalë megjithëse e pa sms, nuk dha asnjë përgjigje, duke qenë institucioni i saj fajtor. Për mos u zgjatur, pas presioneve të vazhdueshme arrogante të punonjësve të IKMT , duke na prerë dhe dritat për ta bërë fakt të kryer, na nxorrën me dhune nga banesa, ku kishin mbetur shumë relike dhe materiale të Enver Hoxhes si dhe objekte tona personale. Qëllimi i znj Dallëndyshe Bici ishte që me cdo kusht të nxirrte në mes të katër rrugëve familjen e Enver Hoxhes, dhe ia arriti qellimit. Mbetem pa shtëpi dhe ato orendi dhe objekte që shpëtuam i shpërndamë në miq e shoqeri. Më vjen keq zoti Kryeministër që t’ju them, se u përserit e njëjta situatë sic na nxorri nga shtëpia Sali Berisha në vitin 1993. Më vjen cudi si përputhen këto akte fashiste edhe pas 30 vjetëve, për më shumë nga një qeveri e majtë?!!!

Por, nuk mbyllet me kaq. Persekutimi i familjes së Enver Hoxhes u duk qartazi, se pasi na larguan me forcë nga banesa, IKMT jo vetëm nuk e prishi pallatin por lejoi të hyjnë njerez nga rruga që të plackitnin cfarë kishte mbetur në banesën tonë. Në këtë rast ne u demtuam jo vetëm materialisht por edhe moralisht se gjërat e shtëpisë tonë përfunduan në duart e njerzëve të panjohur, ndërkohë që mund të ishim lejuar ne ta boshatisnim banesën. Nuk e kuptoj zoti Kryeminister. Administrata juaj kishte gati dy vjet kohë, që cdo gjë të shkonte më së miri. Edhe Ne të sistemoheshim në kohë dhe punimet të mos pengoheshin. Pse duhet kjo arrogance. Për të treguar që jeni të fortë dhe mund të bëni cfarë të doni, apo keni një administratë të paaftë për fatkeqësi të këtij populli.

Institucioni i IKMT mban përgjegjësi dhe une do të ndjek rrugën ligjore për: Dhunim banese; Vjedhje e relikteve dhe dokumentacioneve të ndryshme të Enver Hoxhës; Vjedhja e orendive personale; Shkelja e të drejtave të njeriut; Dëmi moral dhe ulja e dinjitetit të familjes time. Për të gjitha këto do të kërkoj dëmshpërblim moral dhe material. Uroj dhe shpresoj që drejtësia e re do të jetë e paanshme dhe jo e politizuar. Në fund kam një falenderim për korrektësinë e Policisë së Shtetit që ishte në lartesinë e detyrave të saj.

Etiketa: ikmtleternexhmije hozhapadi

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA/ Shoferi refuzoi ta transportonte për shkak të peshës së saj, reperja ngre padi ndaj taksistit

19:28 : 29/09/2025
AKTUALITET

IKMT shemb dy objekte në Orikum, pronarja: Jemi në proces gjyqësor, nuk na njoftuan

14:47 : 23/09/2025
AKTUALITET

“Padi, akuza dhe anulime fluturimesh”/ Gazeta gjermane: “Air Albania” drejt falimentimit

08:30 : 20/09/2025
AKTUALITET

Tensionet/ PD letër trupit diplomatik: Rama erdhi me plan për të provokuar, u shkel Kushtetuta

17:01 : 18/09/2025
AKTUALITET

“U infektova me hepatit C, humba 12 kg”/ Pecorelli letër senatorit italian: Po mbahem në burgun më të ashpër

20:43 : 14/09/2025
AKTUALITET

Fadromat e Ramës nisin rrafshimin e Valbonës, banorët mes lotësh: Po na lenë pa bukë!

13:50 : 13/09/2025
Para

Pjesë e grupit të Habilajve, dënohet me 10 vite burg Armand Koçerri

TË GJITHA

Trafik droge midis Italisë, Spanjës dhe Shqipërisë, goditen 4 banda kriminale

20:44 : 02/10/2025

Gara për Tiranën, Bamir Topi kundër Begajt: S’do ta firmosja dekretin për zgjedhjet

20:33 : 02/10/2025

Vritet me thikë një burrë në Babrru, gjendet i vdekur në mes të rrugës

20:33 : 02/10/2025

Mediat amerikane: Rama dhe liderët europianë tallen me lapsusin e presidentit Trump

20:23 : 02/10/2025

Transporti publik u ikën bashkive, do administrohet nga ministria e Ballukut

20:22 : 02/10/2025

Historiani gjerman përdor AI për të zbuluar foton më famëkeqe të Holokaustit

20:03 : 02/10/2025

Gaza, 52 viktima në 24 orët e fundit, mes tyre edhe një punonjës humanitar

20:02 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com