• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Vjen studimi befasues nga fshati që infektoi Europën me koronavirus

17:12 : 25/06/2020
në Lajmet e Dites

Një studim i Universitetit të Innsbruck-ut në Austri ka zbuluar se gjysma e banorëve të fshatit Ischgl kanë antitrupa për koronavirusin. Ky është numri më i lartë në botë.

Sa për informacion, Ischgl është një resort turistik që mendohet se e ka shpërndarë virusin në shumë vende të Europës. Por duket se edhe vetë banorët e kanë kaluar sëmundjen, shumica pa e ditur.

Fshati Ischgl njihet edhe si Ibiza e Alpeve. Qindra e mijëra njerëz nga Europa shkojnë për ski.

Por këtë herë, edhe pse u bë e qartë se një klub i famshëm po kthehej në vatër infeksioni, resorti nuk u mbyll dhe prej andej kanë vërshuar mijëra raste.

Nga ana tjetër edhe autoritetet austriake kanë vendosur të hetojnë për rastin, pasi mendohet se fshati nuk u mbyll me qëllim maksimizimin e fitimeve nga sezoni turistik.

Lexo edhe:

Covid 19/ Ja sa pacientë janë në terapi intensive dhe intubim

Covid 19/ Ekspertët amerikanë: Po shohim një përhapje të gjerë dhe vazhdueshme të virusit

HISTORIA

Më 29 shkurt, një avion u ul në kryeqytetin islandez, Rejkjavik. Në bord, shumica e pasagjerëve ishin turistë, që sapo ishin kthyer nga pushimet në fshatin Ischgl në Tirol të Austrisë.

Të rinjtë kishin bërë ski në fshatin me 1500 banorë, të njohur si parajsa e skive.

Për shkak të situatës së koronavirusit, ata iu nënshtruan testimeve. Gjysma e tyre ishin pozitivë.

Menjëherë u kuptua se zona e Tirolit ishte e rrezikshme.

Për pak ditë u kuptua se rasti i Islandës nuk ishte i izoluar. Shumë vende në Europën qendrore dhe veriore kishin raste të importuara nga Tiroli i Austrisë. Më 7 mars, autoritetet norvegjeze testuan një grup turistësh që kishin qenë në Ischgl për ski. Të nesërmen u mësua se thuajse gjysma e personave të infektuar në Norvegji, 491 nga 1198, kishin qenë në Ischgl për ski.

Më 13 mars, edhe Gjermania e shpalli këtë zonë të rrezikshme, pasi 200 njerëz që kishin qenë me autobus në Ischgl, rezultuan pozitivë.

Pavarësisht alarmit, edhe fundjavën vazhdoi turizmi në Ischgl. Më 15 mars u lajmërua për situatën. Qindra turistë nisën të largohen, shumë prej tyre pa u testuar.

Qindra e mijëra raste nëpër Europë e kanë origjinën nga ky vend. “Babëzia për paratë e mposhti përgjegjshmërinë për shëndetin e njerëzve”, tregohet e ashpër gazeta austriake Der Standard në një koment.

Sipas saj, qeveria lokale e Tirolit kërkonte të grumbullonte sa më shumë të ardhura deri në fund të sezonit turistik.

Etiketa: koronavirus boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Covid 19/ Ja sa pacientë janë në terapi intensive dhe intubim

17:15 : 19/11/2020
BOTA

Covid 19/ Ekspertët amerikanë: Po shohim një përhapje të gjerë dhe vazhdueshme të virusit

08:40 : 31/10/2020
AKTUALITET

Shokon Pecnikaj: 12 persona vdiqën brenda një dite te Sanatoriumi, rastet u mbajtën të fshehta

21:42 : 17/10/2020
BOTA

Vala e dytë e Covid/ Franca rikthen orën policore! Ja çfarë ndodh në shtete e tjera të Europës

17:09 : 17/10/2020
RAJONI

Seanca parlamentare online, pasi dy deputetë u infektuan me koronavirus

20:26 : 11/10/2020
AKTUALITET

Flasin mjekët italianë që vizituan spitale Covid 1 dhe 2: Të çorganizuar në trajtimin e pacientëve

21:14 : 13/08/2020
Para

Zbulohet foto e makinës së atentatorëve të Ardjan Çapjas

TË GJITHA

VIDEO/ Momente paniku, mbrojtësi bie pa ndjenja në fushë

21:02 : 13/06/2025

Forca e Mbrojtjes së Izraelit: I gjithë vendi është në zjarr nga predhat iraniane

21:00 : 13/06/2025

Psikologët i vënë drynin derës/ Situatë e pazakontë, “Urdhri i Psikologut” është jashtë shërbimit

20:49 : 13/06/2025

Shoferi i autobusit Tiranë-Athinë i merr 800 euro për vulë në pasaportë, pala greke i vë gjobë 1.200 euro

20:48 : 13/06/2025

“Izraeli nën zjarr”/ Irani nis hakmarrjen, qindra raketa drejt Tel Aviv-it dhe Jerusalem-it

20:36 : 13/06/2025

Temperaturat e larta shtojnë numrin e insekteve, mjekja: Çfarë duhet të dini për pickimet gjatë verës

20:28 : 13/06/2025

Kushtoi 100 milionë paundë, Guardiola i bën dalje yllit të skuadrës

20:20 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com