Interi barazoi 3-3 kundër Sassuolos dhe kjo edhe për faj të Roberto Gagliardini. Mesfushori 26-vjeçar gaboi një rast të pafalshëm ku nuk mundi të shënojë një metër larg portës.
Ndërsa rezultati i ndeshjes ishte 2-1, Gagliardini kishte mundësinë e artë për të mbyllur ndeshjen por topi i goditur prej tij u përplas në shtyllë, kur më lehtë e kishte të shënonte se të gabohej.
Ka mjaftuar ky episod dhe 26-vjeçari është bërë objekt talljesh në rrjet.
https://www.youtube.com/watch?v=qglxMcFu4tk