Shembja e Teatrit Kombëtar dhe plotësimi i 15 kushteve të Bashkimit Europian nga Shqipëria përpara konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave ishin në fokus të diskutimeve të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian.
Koordinatori i PE Michael Gahler tha nder te tjera se “nuk po listoj të 15 kushtet, por po ndalem tek njeri prej tyre; tek ai që ka të bëjë me blerjen e votës dhe me manipulimin e votës. Ka dy çeshtje: dosja 184 ne Dibër dhe dosja 339 në Shijak. Ato po hetohen prej tre vjetësh por nuk kemi akuza nga prokuroria por vetëm lajme se po pengohet drejtësia. Kjo edhe mbasi zyrtarë nga shtetet antare kanë apeluar që në këto raste të ketë hetim e përballje me gjykatën. A mendoni se do të kemi zhbllokim të ketyre dy rasteve kur të prezantoni Kuadrin Negociator? A ja keni bërë të qartë këtë kusht qeverisë, shoqërisë civile dhe publikut shqiptar?”
Më tej Michael Gahler tha se do të ngrinte edhe çështjen e reformës në drejtësi, tashmë që është publikuar opinioni i Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese. “A do të mbështesim ne tashti rekomandimin e Venecias për një rishikim të reformës në drejtësi?”, pyeti ai.
Reporteri për Shqipërinë David Lega, vlerësoi qëndrimin e Presidentit Meta në mbrojtje të Kushtetutës, ndërsa shtoi se Shqipëria është në rrugën e çeljeve të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Lega ripërsëriti kërkesën që Shqipëria të plotësojë 15 kushtet për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Janë 15 kushte që Shqipëria duhet të plotësojë para vendimit për hapjen e negociatave me BE,”- theksoi ai. Ndërsa Genoveva Ruiz Calavera u ndal edhe tek çështja e shmebjes së Teatrit Kombëtar, për të cilin u shpreh se trashëgimia kulturore duhet të ruhet.
Eurodeputeti Theirry Mariani u shpreh kundër zgjerimit të BE-së.
“Jemi kundër zgjerimit të BE dhe pyetja tani është për Shqipërinë përsa i përket instrumentave përpara zgjerimit. Shqipëria është një pikë qëndrore e influencës turke në rajon. Dua të përmend 5 mësues në mars në Kosovë të cilët u rrëmbyen dhe u dërguan në Turqi. Inteligjenca Turke kishte edhe partnerë shqiptarë. Ne nuk mendojmë që politikat që kanë zgjedhur këto momente janë të duhura dhe ato të njëjta me BE. Duhet të tregohemi më të ndershme përsa i përket Shqipërisë”
David McAllister tha se shembja e Teatrit Kombëtar është shkatërrim i trashëgimisë europiane. Ndërsa për situatën politike qëndrimi i tij ishte ky:
“Te dashur kolege! Mire se u kthyet ne takimin tone, ketu ne Bruksel! Do t`i dedikojme pjesen e fundit te ketij takimi, kendveshtrimeve tona mbi situaten ne Shqiperi. Me lejoni te hap diskutimin me marreveshjen e veshtire mbi reformen ne zgjedhore mes partive politike ne 5 qershor. Kolege, reforma zgjedhore eshte nje kusht kyc per hapjen e negociatave se bashku me implementimin e saj para zgjedhjet e vitit 2021. Hapa te tjere si funksionimi i Gjykates se Larte dge Gjykates Kushtetuese. Nje pjese e mire e jona ketu ne Komisionin per Marredheniet me Jashte u shqetesuan nga metoda e perdorur ne prishjen e Teatrit Kombetar ne 17 maj. Kjo u kritikua si shkaterrim i trashegimise europiane, duke i dhene nje goditje tjeter dialogut dhe kompromosit mes paleve. Ne riperserism thirrjen tone qe palet politike te punojne bashke dhe te lene pas metodat e bojkotit per te forcuar rrugen e vendit ne Bashkimin Europian”, tha McAllister.
Pjesë nga diskutimet në Komision
Eurodeputeti suedez David Lega: Shqipëria është në rrugën e çeljes së negociatave dhe do të materalizohet dëshira e Shqipërisë për tu bërë pjesë e BE. Lufta ndaj drogës në Shqipëri duhet të vazhdojë të jetë edhe më e fortë. Është një mënyrë me anë të së cilës Shqipëria mund të sigurojë rrugën e saj drejt BE. Lidershipi shqiptar tenton të jetë i ashpër me gazetarët dhe i butë me tregtarët e drogës. Duke bërë të kundërtën Shqipëria do tu japë qytetarëve të saj dinjitetin që meritojnë. Duke vepruar drejt Shqipëria do të tregojë që është e denjë për të qenë pjesë e BE. BE është privilegj dhe privilegjet kushtojnë.
Eurodeputeti kroat Picula Tonino: Të gjithë e duatrokitëm vendimin e Këshillit për të çelur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë.Janë 15 kushte që Shqipëria duhet ti përmbushë para se të çelë negociatat. Ka interpretime të ndryshme sa i përket këtyre kushteve para takimit ndërqeveritar. Reforma zgjedhore ishte një nga kushtet për të çelur negociatat, e përshëndesim këtë marrëveshje. Reforma duhet të vijojë më tej.
Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk: Janë disa kushte që duhet ti plotësojnë për tu bërë pjesë e BE. Kemi pasur dy emergjenca kombëtare, koronavirusi dhe tërmeti i nëntorit.Kishte një shfaqje të qartë të BE për ta ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin por edhe pandeminë. Opozita dhe mazhoranca kanë filluar të kenë mosdakortësi mes tyre për reformën zgjedhore, është e rëndësishme që aktorët kryesore të politikës të ulen në tavolinë dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për të çuar përpara reformat, reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.
Eurodeputeti austriak, Waitz Thomas: Shqipëria po bën më të mirën e mundshme të realizojë këto kushte dhe ky është një sinjal pozitiv për të ardhmen e negociatave. Dua të permend disa probleme të minoriteteve, nuk ka të bëjë thjesht me aspektet ligjore por edhe disa aksione që duhet të ndërmerren në terren. I kam parë afër problematikat, qeveria duhet të tregojë edhe veprimin e saj në terren. Të ulen tensionet nëse ka. Edhe ligji i medias, kishte një lloj boshllëku propozimi që u bë. Mund të ishte kërëcënim për lirinë e medias dhe lirinë e të shprehurit. Nuk duhet harruar një gjë për Shqipërinë, nuk është se Shqpëria thjesht do të bëhet pjesë e familjes europiane, edhe ne duhet të shfaqim interesin tonë që ta marrim Shqipërinë në gjirin e BE. Është një vend i mrekullueshëm, me një kulturë të jashtëzakonshme, shumë të mirëedukuar, me një popullësi të re. Një vend të cilin unë e mbështes shumë dhe mezi pres që të mirëpres Shqipërinë në BE.
Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Po, Shqipëria dhe shqiptarët janë në rrugën e tyre të drejtë drejt BE për tu bërë pjesë e familjes europiane dhe do ta arrijnë këtë pikë, janë në këtë fazë. Këshilli më herët ka listuar 15 kushte që duhet të përmbushen. Është shumë e rëndësishme për Komisionin që të tregojmë se ne e kemi seriozisht dhe këto kushte duhet të përmbushen. Nuk duhet të merret e mirëqënë që procesi ecën, duhet të jemi të qartë se këto kushte duhet të përmbushen. Dua të nënvizoj disa, rasti i vjedhjes së votave në Dibër, rasti i Shijakut. Nuk ka pasur procedime. Pyetja është për Komisionin: A e bëtë të qartë këtë kusht ndaj autoriteteve shqiptare? Edhe në BE i kemi komunikuar çështje të tjera. A e dinë shqiptarët se çfarë ne kërkojmë me të vërtetë? Dhe reforma në drejtësi ka një rëndësi tejet të veçantë. Është edhe Gjykata Kushtetuese.
Raportuesja për Shqipërinë dhe eurodeputetja portugeze, Isabele Santos: Është një vend që ka një polarizim të madh politik. Është Covid 19 në këto çaste. Pati vështirësi dhe nga tërmeti i nëntorit. Ka një zhvillim politik ku palët janë bërë bashkë, është reforma zgjedhore dhe kjo duhet përshëndetur. Ajo që kemi si synim kryesor është që duhet të gjenerojmë dialog. Ky dialog duhet të jetë edhe sa i përket çeljes së negociatave. Është i rëndësishëm roli i ambasadorit të BE në Shqipëri për të promovuar dialogun. Reforma në drejtësi është ngadalësuar disi. Kjo edhe për arsye të faktit se kemi një situatë pandemike.Tani po flasim për reformën e gjykatës së Lartë dhe implementimin e masave për të luftuar krimin dhe korrupsionin.Duhet të ketë një lëvizje të shpejtë si ajo që ishte para pandemisë.
Eurodeputetja kroate, Željana Zovko: Dua ti rikthehem çështjes së Teatrit Kombëtar që ka krijuar shumë shqetësime në botën e kulturës dhe gjithashtu në media. Kemi marrë shumë letra nga qytetarë të shqetësuar. Do të doja të dija se çfarë informacioni kanë marrë nga shoqëria civile dhe a ka pasur bisedime përpara se të ndodhte kjo shembje? Cilat janë planet e së ardhmes për ndërtimet në këtë zonë duke marrë parasysh që Shqipëria merr fonde nga BE, ka marrë dhe fonde për rindërtimin nga tërmeti.
Eurodeputeti austriak, Andreas Schieder: Duhet të tejkalohen këto ndarje dhe polarizime të thella të shoqërisë, të cilin e pamë edhe sa i përket shembjes së Tetarit Kombëtar. Edhe reformat duhet të respektohen nga të gjitha palët politike. Ajo që ne duam dhe unë them është se ky vend duhet të sjellë në jetë një lloj të ri politik, atë konsensusit.Një kulturë e re politike e cila do të pranonte edhe mendimin tjetër dhe të disa minoriteteve.
Zimniok Bernhard: Ka patur pak përmirësime në luftën kundër korrupsionit; Fjalet e bukura nuk po përkthehen në verpime. Ashtu si dhe ndaj krimit te organizuar. Marredhenia e Shqiperise me Turqine. Turqia po e perdor Shqiperine per te ndertuar Perandorine e re Osmane. Ne tregtine e armeve dhe bashkepunimin fetar. Kjo duhet te na shqetesojë. Nuk mendoj se Shqiperia mund te implementoje reformat tona. Duhet te nderpresim parate dhe te kuptojme se me Shqiperine po sjellim probleme per BE.
Cseh Katalin: Shqipëria prtner i rendesishem per BE. Duhet te pershendesim implementimin e reformave. Duhet te shprehim shqetesimet tona mbi marredhenien e Shqiperise me Turqine, qe nga grushti i shtetit ne Turiq. Shume turq jane arratisur ne Shqipëri pas asaj ngjarje. Qeveria turke po i ben presion Shqiperise te dorezoje te arratisurit.
Parlamenti Evropian i ka kërkuar Shqipërisë përmbushjen e 15 kushteve para Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Parlamenti shpalli në 19 qershor rezultatet e votimeve ku rezolutë e PPE mori më shumë vota se sa u miratua në parim. Nga 665 vota në total, rezoluta kaloi me 532 vota pro, 70 vota kundra dhe 63 abstenime.