• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fuga pas komenteve të Lleshajt në mbështetje të Shahinit: Duhet të bindet edhe ushtari i fundit i gjeneral Turit, qoftë ai skizofren!

23:23 : 22/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pas reagimit të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, në mbështetje të ministres së Arsimit Besa Shahini, profesori Artan Fuga shprehet se duhet të bindet edhe “ushtari i fundit i gjeneral Turit” për “budallallikun” e testit të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.

“Kisha vendosur ta ndërprisja analizën e testit të letërsisë dhe gjuhës shqipe sepse mendoja se kishte dalë tashmë në pah budallalliku i tij! Por sot pasdite kuptova se duhet vazhduar që të bindet edhe ushtari i fundit i gjeneral Turit! Qoftë ai skizofren, depresiv, apo paranojak! Se këta po dalin nga tema në mënyrë qesharake! Nuk qenka e rastit teza e Turit. Shprehka një logjikë sistemike! Si mendoni ju maturantë a ja vlen apo ta le me kaq? Une kam edhe për disa ditë të tjera! Më thoni, a ka më nevojë apo jo? Poqese nuk ka nevojë, nuk ja vlen ta vazhdoj! Vetëm po thatë ju, sepse parimi im është studentët kanë gjithmonë të drejtë, edhe doktorantët, pavarësisht se në çfarë shkence apo arti doktorohen”, shkruan Fuga në një postim në FB.

Lleshaj: Të gjithë ata skizofrenë që shajnë Besën për provimin, duhet ta dinë se atë nuk e ka formuluar ajo

Më herët, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj doli me një reagim në mbështetje të Besa Shahinit, ministres së Arsimit.

“Të gjithë ata skizofrenë që shajnë Besën për provimin e Maturës Shtetërore, duhet ta dinë se atë nuk e ka formuluar ajo, por studentët që kanë dalë nga shkollat që Besa ka pasur fatin të mos i bëjë”, shprehej mes të tjerash Lleshaj.

Lexo edhe:

Për kë nuk do të votoj

“Fushata është spektakolizuar”/ Artan Fuga: Mungon komunikimi serioz me elektoratin

Në statusin në FB, Lleshaj shkruante:

Për Besën

Janë bashkuar shumë “burra” kundër Besa Shahinit. Duket se këta i bashkon më shumë një zell i turpshëm kundër Besës sa ndonjë shqetësim i sinqertë për arsimin shqiptar, për gjendjen e të cilit ata janë përgjegjës shumë herë më tepër sesa Besa. Besa sulmohet se është një rast ndryshe. Ajo nuk ka studiuar në ndonjë nga universitetet tona të shumta, nuk ka qenë studente apo shoqe e ndokujt që bërtet, nuk është nga Tirana, tingëllon pak gegnisht kur flet, vjen nga Kosova…. Vetëm këto janë “mëkatet” e saj. Ajo nuk ka pasur kohë për ta prishur cilësinë e shkollës tonë. Ajo nuk ka mundur ende as t’a rregullojë atë. Kush kupton sadopak nga arsimi e di mirë se efekti i politikave të reja në arsim nuk mund të merret për një apo dy vjet. Të gjithë ata skizofrenë që shajnë Besën për provimin e Maturës Shtetërore, duhet ta dinë se atë nuk e ka formuluar ajo, por studentët që kanë dalë nga shkollat që Besa ka pasur fatin të mos i bëjë.

Ato teste i kanë bërë studentët e atyre që bërtasin dhe që janë gati të fajësojnë gjithë botën për cilësinë e produktit të tyre. E vetmja gjë që ka arritur të bëjë Besa, gjatë muajve të ushtrimit të detyrës së saj, është përpjekja për pak modernizim në një sistem të shkatërruar gjatë tri dekadave. Një sistem ku “profesorët” ulërijnë dhe shajnë pa kurrëfare etike, ndërkohë që kanë marrë paga nga universitetet kioska pasi kanë firmosur me mijëra diploma pa vlerë, të cilat ngjajnë më shumë me mandatet e pasurisë që lëshonte Sudja e piramidave sesa me diplomat normale të universitetit. Ata që kanë heshtur përpara gjëmës së bërë kundër arsimit me universitetet piramida, ata që i kanë kthyer universitetet ku punojnë në hane ku edhe analfabetet pretendojnë për notë maksimale dhe ku nuk mbetet askush, ata që e kanë katandisur universitetin në fund të listave të renditjes botërore nuk mund të gjejnë asnjë alibi tek Besa. Është fat që ajo është ndryshe edhe në formim edhe në nivel nga autorët e gjendjes së sotme të arsimit.

Është fat që ajo po përpiqet për një impuls modernizues në një sistem të mbështetur tek indoktrinimi, ku studentët trajnohen vetëm për të përsëritur, por kurrë për të menduar. Besa kërkon një shkollë ku nxënësit dhe studentët mësojnë si të mendojnë dhe jo çfarë të mendojnë, një shkollë që frymëzon dhe jo një shkollë që indoktrinon. Ju, ithtarë, viktima dhe autorë të një sistemi të dështuar, heshtni! Mos e kërkoni tek Besa fajin për dështimin tuaj. Si kosovare, ajo është po aq, në mos edhe më shumë, shqiptare se ju; si e diplomuar në Europë, ajo është edhe më e mirëarsimuar se ju. Dhe mbi të gjitha: si një grua që nuk ju shan, ajo ka më shumë dinjitet se ju. Bëhuni pra burra dhe heshtni! P. S. Këtë shënim e bëj në cilësinë e një qytetari dhe jo në atë të ministrit.

Etiketa: Artan FugaSander Lleshaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Për kë nuk do të votoj

17:37 : 09/05/2025
AKTUALITET

“Fushata është spektakolizuar”/ Artan Fuga: Mungon komunikimi serioz me elektoratin

19:55 : 25/04/2025
AKTUALITET

Çfarë pune bëjnë burrat e qytetit tuaj?

11:17 : 15/03/2025
AKTUALITET

Bllokohet faqja në FB e Artan Fugës, akademiku: Zëri im në rrjet po censurohet përfundimisht!

22:51 : 26/02/2025
AKTUALITET

Tranzicioni u mbyll… me… dështim

14:02 : 13/02/2025
AKTUALITET

Ish-ministri Sandër Lleshaj njofton ndarjen nga jeta të bashkëshortes në moshën 58-vjeçare

09:02 : 03/02/2025
Para

Më shumë se tre gjenerata të mjekësisë janë larguar nga vendi gjatë 2010-2017, Covid-19 do ta përkeqësoj

TË GJITHA

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com