Koronavirusi/ Ja sa viktima dhe të infektuar pati Italia në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 47 viktima nga koronavirusi.

Numri i viktimave në total nga Covid-19 shkoi në 34.561 persona.

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, sot numri i të shëruarve në Itali ishte 1363 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 181.907

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 251 raste të reja pozitiv për një total prej 238,011

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 18 viktima nga koronavirusi për një total prej  16.534 që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu pati edhe 157 raste të reja të pozitivitetit Covid për një total prej 92.675 që nga fillimi i pandemisë

LEXO EDHE  VIDEO/ Basha në Fier, vëllai i Agron Kapllanajt përplaset me demokratët protestues

Edhe në Spanjë, ka pasur më shumë se 28 mijë viktima nga infeksioni i koronavirusit.

Autoritetet shëndetësore spanjolle sot azhurnuan numrin e vdekjeve të koronavirusit për herë të parë në dy javë. Në këtë vend, numri i përgjithshëm i viktimave nga infeksioni i koronavirusit që nga fillimi i pandemisë është 28,313.

Sipas autoriteteve, totali i rasteve të identifikuara pozitiv nga Covid është rritur në mbi 245 mijë, por lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje, në Spanjë.