Joviç i gatshëm për Zidane, serbi stërvitet me skuadrën

Luka Joviç është stërvitur me shokët e tij të skuadrës për herë të parë që kur pësoi një dëmtim në këmbë rreth 2 muaj më parë.

Sulmuesi u stërvit me grupin e parë nga dy të tillë mëngjesin e sotëm pasi skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane po përgatitet për ndeshjen kundër Real Sociedad ditën e diel.

LEXO EDHE  Foto/ Vazhdon puna për stadiumin e ri të Kukësit, përfundon tribuna qendrore

Lojtarët që munguan në seancën e sotme stërvitore ishin, Isco, Nacho dhe Lucas Vasquez të gjithë në fazën e rikuperimit.

“Los Blancos” do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore nesër në mëngjes dhe më pas do të udhëtojnë në San Sebastian.