Lotito hap thesin, 18 milionë euro premio për titullin

Presidenti i Lazios Claudio Lotito, ka caktuar një shumë prej 18 milionë eurosh në formë bonusesh në rast se bardhëkaltërit arrijnë të fitojnë titullin e Serie A.

“Il Corriere dello Sport “ raporton se  presidenti i klubit italian do t’u dhurojë lojtarëve dhe stafit nga 400.000 euro secilit, një total prej 18 milionë eurosh në rast se shpallen kampionë.

LEXO EDHE  Finalja e Superkupës/ Real Madrid dhe Athletic Bilbao synojnë trofeun, ndiqni sfidën “live”

Aktualisht Lazio ka një pikë më pak se Juventusi kur mbeten për të luajtur edhe 12 raunde deri në fund të sezonit. Ndeshja e parë për Lazion pas pandemisë së coronavirusit është në trasnfertë ndaj Atalantës më 24 qershor ndërsa tre ditë më pas pret Fiorentinën në shtëpi.