Jean Todt shpjegon se pse Alonso dhe Vettel kanë dështuar me Ferrarin

Suksesi i fundit i Ferrarit në Formula 1, i përket vitit 2007 aty ku Kimi Raikonnen u shpall kampion bote duke mundur Lewis Hamilton dhe Fernando Alonson.

Gjatë kësaj periudhe 13 vjeçari, Ferrari është detyruar të qëndrojë fillimisht prapa Mclaren dhe Braun GP, më pas prapa hegjemonisë së Red Bull dhe Mercedes.

Gjatë 10-viteve të fundit në makinën nga Maranello kanë qenë dy kampionë absolutë si Fernando Alonso e Sebastian Vettel. Gjithsesi, të dy kanë dështuar të shpallen kampionë me makinën italiane.

Jean Todt, njeriu që drejtoi Ferrarin në periudhën e artë me Michael Schumacher, bën një analizë rreth mungesës së suksesit. “Ky është një sport ku kombinohen mes tyre piloti, makina dhe skuadra. Nëse këto 3 komponentë ecin së bashku në të njëjtin drejtim, atëherë piloti mund të synojë titullin”, tha Todt.

“Fakt është se Alonso e Vettel nuk kanë pasur një makinë Ferrari të fortë. Mund të jesh i talentuar, por nëse nuk ke një mjet të shpejtë e të besueshëm, nuk mund të garosh për fitore. Mos harroni, edhe Schumacher iu desh kohë të shpallej kampion me Ferrarin”, tha Jean Todt.

LEXO EDHE  Brdaric: Jam krenar për skuadrën, Da Silva? Reagoi keq, do të vijë dita që...