• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PO listave të hapura, JO lojrave të Ramës

19:21 : 15/06/2020
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Edi Rama ka angazhuar gjithë llumin e parlamentit shqiptar, kundër marrëveshjes me trysni ndërkombëtare që u arrit në këshillin politik. Duke mbledhur një koalicion laraman deputetësh, ku bëjnë pjesë, si ata që kanë votuar për një vit me radhë sinkron me rilindjen, si ata që kanë ndarë bakshishet e inceneratorëve e deri tek socialistë që më parë shërbenin si argatë të familjes Berisha, kryeministri po përpiqet të krijojë një fortunë në gotë.

Qëllimi i saj është i thjeshtë.

Duke u nisur nga një çështje me sensibilitet publik siç është ajo e listave të hapura, Edi Rama po përpiqet të fitojë sa më shumë avantazhe për zgjedhjet e ardhshme.

Kështu, grupi i deputetëve “kontestatorë” po përfiton nga një përpjekje e lavdërueshme e Nisma Thurje, që mblodhi plot 50 mijë nënshkrime në të gjithë Shqipërinë kundër monopoliit që kryetarët kanë mbi partitë e mëedha, për ti bashkëngjitur tinëz, kësaj kauze morale edhe shtojca që i shërbejnë mbijetesës së regjimit.

Lexo edhe:

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

Në draftin e opozitës fallco, që deri dje shefi i qeverisë e përdorte si letër higjenike dhe me të cilën sot merr mundimin të “negocjojë”, është futur edhe vendosja e pragut 5% për partitë e vogla që nuk kapin dot deputetë direkt edhe ndalimi absurd i koalicioneve parazgjedhore.

Pikërisht këtu fle lepuri.

I bindur se nuk mund të bëjë më fushatë si klloun i vetmuar me timon në dorë, Rama po përpiqet të pengojë PD dhe LSI-në të hynë sëbashku në zgjedhje. Falë sistemit elektoral aktual, nëse dy partitë e mëdha të opozitës futen së bashku në koalicion, ato marrin një numër më të madh deputetësht për të njëjtin numër votuesish. Pra me koalicion, PD dhe LSI kanë më shumë shance të tentojnë rotacionin, sesa në rastin kur kjo gjë do iu pamundësohej me ligj.

Thënë shkurt, atë me të cilën gënjeu Lulzim Bashën kur nënshkruan marëveshjen okulte të 2017-ës, duke e detyruar të dilte i vetëm në zgjedhje, Rama po e provon tani me listën Murrizi. Boll të shohësh përbërjen e firmëtarëve, ata që i janë bashkëngjitur më pas dhe ndonjë teveqel pa personalitet nga PS-ja, për të kuptuar se ato nuk janë kërkesat e opozitës së re, por të padronit real të saj.

Natyrisht, për ti dhënë një lloj legjitimiteti kësaj farse të ndyrë, kryeministri dhe bedelët e tij, po fshihen pas kauzës së listave të hapura. E servirur kështu ajo lë para shqiptarëve idenë e një përpjekjeje demokratike, që u mundëson atyre të votojnë në mënyrë nominale kandidatët që duan për në parlament. E shitur kështu, ajo ngjan si një hap pozitiv.

Por, në fakt, qëllimi është i vogël, thjeshtë numerik dhe meskin. Në finale ai tenton ti japë Ramës ndonjë deputet më shumë, me ndihmën e atyre që as kanë më shanc të shkelin në atë kuvend.

Ndaj, thënë këtë, duhen ndarë dy gjëra. Së pari ata që kanë milituar për një sistem me lista të hapura, për demokratizimin e partive të shndërruara në garnizone, për ti dhënë më shumë peshë votes së qytetarëve duhen respektuar deri në fund. Kauza e tyre ka qenë xhenuine dhe e lavdërueshme.

Nga ana tjetër ata nuk duhet të digjen si i njomi me të thatin, duke u përzjerë me të dytët, që po tentojnë të shfrytëzojnë këtë kauzë, për interesat e vogla të Edi Ramës, pra me opozitën e re që i ka bashkëngjitur listave të hapura edhe ndalimin e koalicioneve.

Vetëm duke bërë këtë dallim ne mund të vazhdojmë të mbështesim ndryshimin e sistemit nga i cili përfitojmë të gjithë, nga kulisat e vogla prej të cilave fiton vetëm kryerilindasi. Ky i fundit, tani bën sikur pranon listat e hapura që nuk i ka dashur kurrë, hiqet sikur do negociojë votimin e marëveshjes me ca personazhe qesharakq, por në fakt, ka vetëm një qëllim, ti çojë PD-në dhe LSI-në të përçara drejt zgjedhjeve. Thjeshtë për këtë e ka organizuar teatrin me mbledhje nënshkrimesh, dhe me ndryshim kushtetute, duke nxjerë në plan të parë të politikës disa personazhe që deri më tani kanë qenë objekt barcaletash. /Lapsi/

Etiketa: BushatilistatRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

21:11 : 05/10/2025
AKTUALITET

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

21:01 : 05/10/2025
AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
AKTUALITET

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

22:39 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

18:42 : 03/10/2025
Para

Paloka: Rama dirigjon lojën për heqjen e koalicioneve, do ketë kundër edhe ndërkombëtarët

TË GJITHA

Avokatja tregon momentet e tmerrit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Na kapi paniku…

12:32 : 07/10/2025

Kërcënoi çdo gjyqtar që do i dënojë nipin, shoqërohet në polici Gjovalin Shkambi

12:31 : 07/10/2025

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, Ina Xhaxho reagon pas vendimit të gjykatës

12:26 : 07/10/2025

Avokatja e pranishme në vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Kishim frikë, qëndruam të fshehur

12:13 : 07/10/2025

Djali plagos me thikë të atin në Fier

12:12 : 07/10/2025

“Do të vrasim ty dhe familjen”/ Atentati me tritol në Sarandë, Isuf Jaçaj i kërkoi të birit të vetëdorëzohej në polici

12:07 : 07/10/2025

Ekonomia e Ballkanit Perëndimor ngadalësohet në 2026, mungesa e fuqisë punëtore mbetet sfidë

12:00 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com