• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtimi i rasteve me COVID 19/ PDIU: Faji i qeverisë, hapja pa protokoll rrumpallhanë e Ramës

16:42 : 14/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Rritja e numrit të personave të inkefkruar me COVID 19 në Shqipëri ka rikthyer sërish frikën tek qytetarët.

Lidhur me këtë çështje ka ardhur dhe reagimi i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet e cila akuzon qeverinë si përgjegjësen kryesore për shtimin e rasteve.

Në reagimin e saj PDIU shprehet se hapja pa protokolle, pa maska dhe distancim social është përgjegjësi e drejtimit politik.

Gjithashtu PDIU kërkon që të fillojë zbatimi i protokollit të masave mbrojtëse ndërsa thekson se duhet urgjentisht testimi i detyrueshëm periodik i të gjithë personelit shëndetësor.

Reagimi i plotë:

Lexo edhe:

‘Fajin e kanë prindërit’/ I afërmi i 10-vjeçarit shpërthen ndaj Blendi Gonxhes: Këlysh k*rve, sa të jem gjallë nuk do të harroj …

COVID-19, hapja pa protokolle, pa maska e distancim social, përgjegjësi e drejtimit politik dhe rumpallhanë të Ramavirus.

Urgjentisht të fillojë protokolli i masave mbrojtëse dhe distancimi, si dhe testimi i detyrueshëm e periodik, i gjithë personelit shëndetsor në vend.

Sot është dita me bilancin më të rënduar të përhapjes së Covid-it në vend. Çdo ditë që kalon është një alarm i rrezikut të shtuar dhe një akuzë ndaj papërgjegjshmërisë totale dhe përdorimit e drejtimit politik që ju bë kësaj epidemie. Është faji i qeverisë që gjoja do hapeshim me protokollle të veçanta e që ishte bërë gati për çdo gjë, protokolle që s’po shihen gjëkundi, madje nuk ka asnjë masë sensibilizimi për mbajtjen e maskave e distancim social.

Ramavirusi i mbylli shqiptarët për më shumë se dy muaj në shtëpi dhe la hapur call center dhe fasoneritë për të mos i paguar, e nuk mori asnjë masë për të mbrojtur mjekët dhe personelin shëndetësor. Bëri absolutisht të kundërtën e asaj që i kërkoi opozita…

Kur ne bërtisnim për teste ai i vinte kyçin bizneseve të vogla dhe zyrave ku mundësia e infektimit ishte zero, kur ne flisnim për masat që duheshin marrë ai jepte PPP dhe nuk blinte as maska për mjekët, kur kërkonim paisjet urgjente mjeksore ai i jepte tendera kompanive të antenave televizive që të sillnin respiratorë që ende sot nuk kanë mbërritur…

Një epidemi e menaxhuar kaq keq sa mjaftoi hapja, që shifrat të dhjetëfishohen. Asnjë sensibilizim për masat që duheshin mbajtur më gjatë, maskat, sterilizuesit, e mbi të gjitha personeli mjeksor vazhdon të trajtohet si kavje. Është lënë pa teste e pa mbrojtje duke kthyer QSUT-në, në bombën epidemiologjike më të madhe në vend.

Sot sheh qendra tregtare e turma njerëzish në kafene që nuk kanë asnjë masë mbrojtëse, e protesta e tyre ndaj frustrimit të mbylljes pa asnjë logjikë shkencore rrezikon të na kthejë në pikun e rrezikut.

PDIU kërkon që urgjentisht të fillojë protokolli i masave mbrojtëse dhe distancimit dhe testimi i detyrueshëm e periodik i gjithë personelit shëndetësor në vend.

Etiketa: reagimi boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Fajin e kanë prindërit’/ I afërmi i 10-vjeçarit shpërthen ndaj Blendi Gonxhes: Këlysh k*rve, sa të jem gjallë nuk do të harroj …

20:22 : 16/08/2020
Para

Çfarë bëri Turi? Zbulohen përgjigjet e sakta të testit të Gjuhë-Letërsisë (Foto)

TË GJITHA

Berisha: Bandat e Pojës vërshuan drejt KZAZ-ve me urdhrin e Ramës, ka rritje të elektoratit tonë

20:50 : 11/05/2025

Dalin rezultate të tjera nga votimi elektronik në Vorë, si janë shifrat

20:38 : 11/05/2025

Patronazhistët ikën me vrap para se të vinte policia, Erion Braçe: Janë shokët e mi

20:33 : 11/05/2025

Mospublikimi i rezultatit të votimit elektronik, Celibashi: Na i kërkoi vetë PD-ja, ja arsyeja

20:24 : 11/05/2025

Ky është rezultati i vetëm një kutie në Vorë, vërtetohen denoncimet për Gonxhen

20:14 : 11/05/2025

Nisja e procesit të numërimit, Celibashi i bën thirrje partive politike: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajte

20:04 : 11/05/2025

KQZ bllokon publikimin e menjëhershëm të rezultatit të votimit elektronik në Vorë

20:02 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com