• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekzekutimi i Hekuran Billas, zona nuk mbulohej nga kamerat e sigurisë/ Ja si u gjurmua 40-vjeçari

10:26 : 12/06/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Momenti i ekzekutimit të 40-vjeçarit Hekuran Billa mbrëmjen e kaluar nuk është regjistruar nga kamerat e sigurisë. Sipas BW, autorët e kanë zgjedhur qëllimisht zonën që të mos regjistroheshin nga kamerat e sigurisë.

Referuar burimeve policore, ata e kanë ndjekur dhe gjurmuar 40-vjeçarin, këmba-këmbës me automjet dhe janë pozicionuar paralel me makinën e tij pikërisht në 100 metrat e zonës pa kamera në rrugën te ‘Komuna e Parisit”.

Arma e përdorur në krim ishte një MP5 me silenciator, e paregjistruar në Shqipëri, por që është dërguar në laborator për ekspertizë të mëtejshme. Ky fakt shtoi edhe dyshimet se autorët mund të jenë vrasës me pagesë.

Mjeti i përdorur nga autorët e krimit është një “Benz” që rezulton të jetë vjedhur në Kukës. Ai është fiksuar nga kamerat në dalje të rrugicës ku u krye vrasja e më pas në Unazën e Re, për të mbërritur në Pezë të Vogël aty ku edhe u gjet i djegur. Nuk dihet ende se me çfarë kanë udhëtuar autorët pasi e braktisën këtë mjet.

Po ashtu mësohet se jo vetëm mjeti i atentatorëve ishte i vjedhur, por edhe targat. Rezulton se targat që mbante mjeti të jenë vjedhur në Laç rreth një vit më parë.

Lexo edhe:

Vrasja e Lulzim Vishës, Gjykata lë në burg Eduart Lamin

Zjarri me 4 të lënduar në Komunën e Parisit, ja çfarë dyshohet se i shkaktoi flakët

Pista kryesore që ka ngritur policia është ajo e vrasjes për hakmarrje. 40-vjeçari rezulton një njeri me precedentë penalë në Angli. Ai akuzohet se ka vrarë një 22-vjeçar të identifikuar si Prel Marku në Angli. Të dy menaxhonin një parking dhe në sherr e sipër për ndarjen e parave, ka ndodhur edhe krimi. Edhe viktima rezulton të jetë nga Kukësi, e njëjta zonë me Billën.

Ndërkaq, policia ka vijuar me shoqërimin e personave të dyshuar apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Ngjarja

Hekuran Billa u qëllua për vdekje mbrëmjen e të enjtes në afërsi të Komunës së Parisit. Ai ishte në lëvizje, me makinën e tij tip BMW X6 kur u qëllua në lëvizje. Viktima me origjinë nga Kukësi, mori plagë në kokë dhe në trup nga breshëria e automatikut.

Motivet e ekzekutimit janë ende të paqarta për hetuesit, por dyshimi kryesor mbetet hakmarrja. Kjo për shkak se 40-vjeçari, i njohur edhe me emrin, Herland Bilali në Angli, në vitin 2006 vrau me breshëri në një lokal Prel Markun, ndërsa la të plagosur tre persona të tjerë, Petrit Brahon, Agron Gjonin dhe Musa Rrahmanin.

Në atë kohë, Billa, ishte 26 vjeç, ndërsa viktima, 22. Vendimi i gjykatës angleze u njoh nga drejtësia shqiptare, dhe për pasojë, 40-vjeçari u ekstradua drejt Shqipërisë, në vitin 2014 për të vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm.

Në Shqipëri Billa kërkoi një tjetër proces gjyqësor për njohjen e vendimit. Fillimisht ai u refuzua, por pas kërkesës së bërë në vitin 2017, gjykata ia konvertoi burgimin e përjetshëm me 25 vite burg, duke u bazuar në legjislacionin shqiptar, për veprat penale që akuzohej. Pasi mori këtë vendim 1 vit më pas Billa bëri sërish një kërkesë në gjykatë për t’u liruar me kusht.

Hekuran Billës i kishin mbetur edhe 5 vite burgim që ishte konvertuar nga gjykata me kusht. Billa kishte paraqitur në gjykatë një kontratë pune me një studio ku premtonte se do punonte si korrier dhe se do sillej mirë.

Vendimi për të rezulton se u ndryshua në datën 22 shkurt 2019, pasi Billa nga burgu pretendonte se kishte prindërit sëmurë dhe se ata nuk kishin të ardhura veç pensionit për të jetuar.

40-vjeçari rezulton të ketë aktiv dhe një biznes të tijin në Tiranë, ku jep makina me qira. Deri më tani, Policia nuk ka asnjë të dhënë për vrasësit ndërsa dyshohet se automjeti është i vjedhur ndërsa arma e krimit nuk ka gjurmë pas djegies.

Arma me preçizion të lartë

Policia ka gjetur të paktën 15 gëzhoja në vendin ku u ekzekutua 40 vjeçari Hekuran Billa. 11 prej plumbave të lëshuara nga arma e përdorur prej atentatorëve kanë qëlluar makinën dhe trupin e tij duke mos i lënë asnjë shans për t’i mbijetuar atentatit.

Abcnews.al raporton se gjatë atentatit është përdorur një armë automatike MP5 me silenaciator. Kjo e fundit përdoret edhe nga Garda e Republikës dhe konsiderohet armë mjaft e saktë dhe e fuqishme për luftim të afërt.

Arma në fjalë përdoret edhe nga forcat speciale në vende të ndryshme të botës dhe ka një reputacion mjaft të mirë për precizionin dhe qendrueshmërinë e saj.

Versioni “SD” i MP5 konsiderohet si më precizi i kësaj kategorie armësh të përdorur nga forcat speciale kryesisht për operacionet e natës. Ky ka qenë edhe shkaku se përse askush nuk dëgjoi krismat e armës në momentin kur u ekzekutua mbrëmë Hekuran Billa.

Etiketa: Billaekzekutimikomuna e parisit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Lulzim Vishës, Gjykata lë në burg Eduart Lamin

10:57 : 27/01/2025
AKTUALITET

Zjarri me 4 të lënduar në Komunën e Parisit, ja çfarë dyshohet se i shkaktoi flakët

09:03 : 26/01/2025
AKTUALITET

Zjarri te “Komuna e Parisit”, dalin PAMJET e makinave të shkrumbuara në garazhd

21:18 : 25/01/2025
AKTUALITET

Zjarri te Komuna e Parisit, Ministria e Mbrojtjes: Janë djegur 3 automjete – Dyshimet

19:45 : 25/01/2025
AKTUALITET

Dalin jashtë kontrollit flakët te Komuna e Parisit, zjarrëfikësit nxjerrin fëmijët nga shkallët e emergjencës

19:14 : 25/01/2025
AKTUALITET

Përfshihet nga flakët garazhdi në një pallat 8 katësh tek “Kika 1”, evakuohen banorët

18:45 : 25/01/2025
Para

Vlorë/ Makina përplas biçikletën, plagoset drejtuesi

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com