• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Besa Shahini pret në ‘besë’ maturantët/ Mësuesja: Po hidhni në erë të ardhmen e fëmijëve

21:10 : 11/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Ministra e Arsimit, Besa Shahini duket se i ka prerë në besë maturantët shqiptarë, pasi teza e provimit të Gjuhë-Letërsisë ishte një ‘bombë’.

Nuk kanë qenë vetëm nxënësit por edhe vetë mësuesit që e kanë cilësuar këtë tezë provimi si më të vështirën krahasuar edhe me vitet e tjera, ku kushtet mësimore kanë qenë krejt normale.

Vetë Ministrja Besa Shahini u premtoi nxënësve maturantë se ata do të pëbrballeshin me teza më të lehta këtë vit, nisur dhe nga situata e rëndë që kaluam për shkak të pandemisë, por ashtu si çdo premtim tjetër rilindas edhe këtë e mori lumi.

Një mësuese e cila ka dashur të ruajë anonimatin për shkak të frikës së mos e largojnë nga puna ka renditur një sërë faktesh që tregojnë se testi i gjuhë letërsisë ishte shumë i vështirë, por edhe i palogjikshëm.

Mësuesja i ka bërë thirrje Besa Shahinit që të rishikojë uljen e pragut për notat 8,9,10 në mënyrë që mos hedhe në erë të ardhmen e fëmijëve.

Lexo edhe:

No Content Available

Ja çfarë skruan mësuesja:

Përshëndetje!

Jam një mësuese letërsie që sot, pas provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë, pashë nxënësit e mi më të mirë, nxënës që çdo mësues do ishte me fat t’i kishte në klasë, të dilnin duke qarë.

Qanin sepse ju, njerëzit tuaj, vendosët që jo vetëm të ishit të pandjeshëm ndaj situatës që fëmijët, arsimi kaloi këtë vit, por, për çudinë e të gjithëve, të hartonit një tezë edhe më të vështirë se tezat e kaluara.

Sivjet, më shumë se kurrë më parë, të gjithë ne, e sidomos nxënësit tanë, shpresonin, prisnin dhe kishin nevojë për një tezë mature më të lehtë, por rezultoi krejt e kundërta.

Së pari, pjesa e gjuhës nuk ishte e hartuar sipas testit provë. Nuk kishte dy tekste, por disa. Për të mos folur më pas për mënyrën e hartimit të pyetjeve e alternativave, që dukshëm bëhen me logjiken “i ngecim e jo i masim njohuritë”).

Së dyti, pjesa e letërsisë, ndryshe nga vitet e kaluara, kishte 2 tekste poetike. Dikush që e njeh letërsinë dhe që ka qenë mësuese qoftë dhe disa muaj, e di mirë që teksti poetik është më i vështirë se ai në prozë.

Së treti, në test përfshihet Lasgush Poradeci, autori më i vështirë në të gjithë programin e maturës.

Mund ta dimë ne dhe nxënësit tanë, pse?!

Pse, pa pikë përgjegjshmërie, ju shkatërroni ëndrrat e nxënësve më të mirë të Shqipërisë? Digjni shansin, mundësinë për më të mirë tanë, që synojnë mjeksinë, Gjermaninë…?!

Kur një pjesë e madhe e Europës anullon provimet e maturës, ju bëni të kundërten, jo vetëm që i bëni provimet, por hartoni një test të tillë… Më vjen keq për të rinjtë e këtij vendi që po i jepni arsye, çdo ditë e më shumë, të heqin dorën nga ëndrrat e tyre…

Më vjen keq që vazhdohet tallja me mundin e mësuesit!

Në emër timin e të nxënësve të mi, kërkoj PATJETËR që të pakten të rishikoni uljen e pragut për notat 8, 9 dhe 10.

Më shumë se kurrë e keni në dorë mos të shkatërroni të ardhmen e nxënësve më të mirë të vendit tonë, tuaj… e një brezi që brenda pak muajve ka jetuar tërmete të fuqishme, pandemi , vdekje, probleme ekonomike, mësim online…

Shpresoj të merret për bazë e gjithë kjo!!!

Ndërkohë që edhe gjatë ditës së sotme teza e gjuhë-letërsisë ka qarkulluar para se të zhvillohej provimi në disa qytete të vendit.

Nuk është hera e parë që ndodh një veprim i tillë gjatë këtyre 7 viteve, aq sa ka patur dhe akuza shumë të forta se tezat shpërndahen gjithmonë para për anëtarët e FRESSH dhe fëmijët e rilindasve.

Etiketa: matura boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Shtimi i rasteve me COVID-19/ Mjekja e Infektivit apel qytetarëve: Më shumë kujdes, zbatoni masat mbrojtëse

TË GJITHA

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com