• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Joti i QSUT vonon tenderin e mirëmbajtjes, prishen aparaturat mjekësore (Lista)

19:13 : 09/06/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një pjesë e konsiderueshme e aparaturave mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë (QSUT) janë jashtë përdorimit ose të dëmtuara pjesërisht, ndërkohë që stafi drejtues i institucionit ka shtyrë prej tre muajsh, në mënyrë të dyshimtë, tenderin për mirëmbajtjen e tyre.

“Boldnews.al” ka kryer një hulumtim mbi gjendjen e aparaturave mjekësore në QSUT, në vijim të pikëpyetjeve të mëhershme mbi tenderin me fond limit 7 milionë euro, të zgjatur për më shumë se 3 muaj dhe ende të pafinalizuar.

Në bazë të të dhënave të siguruar në terren, por edhe nga komunikimet me pjesëtarë të stafit mjekësor në pavione të ndryshme të QSUT, gjendja e aparaturave mjekësore rezulton tejet problematike.

Skanerat. Një nga dy skanerat e Urgjencës së Qendrës Spitalore Universitare është jashtë funksionimit. Kjo situatë problematike pasoi vizitën “e suksesshme” të kryeministrit Edi Rama në këtë Shërbim Spitalor, pak muaj më parë;

Lexo edhe:

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Kush e normalizon regjimin Rama

– Aparatura e Angiografit për R.C.P (që shërben për problemet gastro-intensinale) në Shërbimin e Urgjencës është jashtë funksionit;

– Aparatura e Radiologjisë në Neurologji është jashtë funksionit;

– Aparatura e Radiologjisë në Spitalin Onkologjik është jashtë funksionit;

– Aparatura e Radiologjisë në Spitalin Infektiv, i konsideruar edhe si Covid-1, është pjesërisht jashtë funksionit;

– Aparatura e Radiologjisë tek Terapia e Përgjithshmë është pjesërisht jashtë funksionit

– Aparatura e Radiologjisë te Pavioni Q.F.R tek Kirurgjia është pjesërisht jashtë funksionit;

– Një nga dy Mikroskopët Elektronikë në Neuro-kirurgji nuk punon.

– Një nga 4 Aparatet e Anestezisë në ORL nuk punon dhe njëra prej sallave është e mbyllur

– Një aparat tjetër Anestezie në ORL është me defekte dhe herë punon, e herë jo

– Aparatura e Neuro-Navigatorit në Pavionin e Neuro-Kirurgjisë në QSUT është pjesërisht me difekt.

– Situatë problematika me defektet kanë edhe disa respiratorë dhe aspiratore, të shpërndarë në QSUT.

Diçitura: Pavioni i ERCP (shërbimi gastro-intensinal), në periudhë normale, është i mbushur me pacientë. Korridoret janë bosh, pas prishjes së aparaturës së Angiografit
Diçitura: Pavioni i ERCP (shërbimi gastro-intensinal), në periudhë normale, është i mbushur me pacientë. Korridoret janë bosh, pas prishjes së aparaturës së Angiografit

Menaxhimi i dobët i QSUT
Brenda stafit drejtues të Qendrës Spitalore Universitare Tiranë ka një tendencë për të ngarkuar me përgjegjësi kompanitë e mirëmbajtjes për situatën e vështirë të krijuar nga defektet e aparaturave mjekësore.

Por, në fakt, problematika reale duket se qëndron në menaxhimin e situatës nga stafi drejtues i QSUT.

Institucioni drejtohet prej vitit 2017 nga Enkelejd Joti. Para emërimit në QSUT, Joti ishte Drejtor i Përgjithshëm i televizionit Top Channel. Ai u largua nga kompania mediatike, pasi u konsiderua si një ndër përgjegjësit për krizën e rëndë financiare që përfshiu atë biznes.

Kriza menaxheriale e Top Channel duket se u eksportua nga Joti edhe në drejtimin e Qendrës Spitalore Universitare, i cili rekrutoi pranë tij edhe ish-bashkëpunëtorë në kompaninë mediatike, përfshirë zv.Drejtorin e Përgjithshëm të QSUT, Drejtorin e Burimeve Njerëzore, dhe Drejtorin Ekonomik.

Diçitura: Drejtori i QSUT, Enkelejd Joti, në kohën që drejtonte televizionin Top Channel

Shembulli konkret i krizës në QSUT është menaxhimi i dobët i procesit të mirëmbajtjes së aparaturave mjekësore.

Gjithçka lidhet me procedurat tenderuese.

Për rreth 20 vite, QSUT ka zhvilluar tendera dhe ka lidhur kontrata për mirëfunksionimin e aparaturave me kompani që janë distributore zyrtare të shoqërive prodhuese ndërkombëtare, pajisjet e të cilave gjenden në qendrën më të madhe spitalore universitare. Gjatë të gjithë kësaj periudhe, sistemi i mirëmbajtjes ka shkuar mirë dhe mjekët nuk kanë pasur ankesa.

Në fillim të vitit 2019, QSUT, e drejtuar nga Enkelejd Joti, vendosi skualifikimin nga tendera të disa kompanive distributor, të cilat kishin kryer mirëmbajtjen prej vitesh, me argumentin se nuk plotësonin kriteret e kërkuara.

Në fakt, kompanitë e skualifikuara kishin paraqitur dokumentacion të njëjtë për shumë vite me radhë dhe kishin kryer me efikasitet shërbimin e mirëmbajtjes dhe riparimeve. Skualifikimi i tyre solli problemet e para, që vijuan edhe më tej.

“Loja” me shtesat e kontratave
Në fund të vitit 2019 përfunduan të gjithë kontratat që QSUT kishte me kompani private të mirëmbajtjes dhe riparimit të aparaturave.

Tenderi i ri ishte parashikuar të hapej në Shkurt 2020 dhe të përfundonte një muaj më pas, në Mars 2020.

Për të mbuluar mirëmbajtjen e aparaturave deri në përfundimin e tenderit të ri, QSUT nënshkroi shtesa kontratash, me afat 3-mujor, të cilat duhet të ishin funksionale deri në përfundimin e tenderit të ri, në Mars 2020.

Të paktën, kjo ishte logjika. Por drejtuesi i QSUT, Joti, ka vepruar tërësisht ndryshe. Ai ka zgjedhur që të nënshkruajë kontrata shtesë 3-mujore, në kohë të ndryshme.

Nga të dhënat e siguruara nga “Boldnews.al”, rezulton se Joti ka nënshkruar shtesa kontrate me disa kompani në Janar, disa në Shkurt e të fundit në Mars.

Në këtë mënyrë, ai ka siguruar mirëmbajtje “të pjesshme” për periudhën që përfshinte Prill-Maj 2020.

Pra, kjo periudhë kohore përfshinte edhe atë që, normalisht, do të mbulohej nga kontrata që do të dilte nga tenderi i ri.

Ka vetëm një shpjegim; drejtori Joti e ka “parashikuar” që tenderi i ri nuk do të mbyllej në afat. Dhe, në fakt, ashtu ndodhi.

Tenderi i ri nuk u mbyll në afat, madje edhe tashmë, pas 4 muajsh, ende nuk është finalizuar, për faktin se Joti ka ndryshuar dy herë kriteret, si edhe në fund e anuloi tërësisht procedurën.

“Vonesa” në zhvillimin e tenderit lidhet edhe me dyshimet për orientimin drejt një “fituesi të paracaktuar”, të raportuara më herët nga “Boldnews.al”. (LEXO KËTU)

Aktualisht, QSUT nuk ka asnjë kontratë funksionale për mirëmbajtjen e aparaturave, ndërkohë që tenderi i ri nuk duhet se kur do të finalizohet.

Ajo që është më serioze është fakti që, deri më tani, nuk ka pasur asnjë kontratë për riparimin e aparaturave të prishura, të renditura më lart në këtë artikull, duke krijuar idenë tek mjekët se përgjegjësia është e kompanive mirëmbajtëse.

Por, idea e krijuar duket se është e gabuar, pasi stafi mjekësor i QSUT nuk ka informacionin mbi “procedurat” e tenderit të ri.

Për më tepër, edhe tenderi i ri duket se nuk ka parashikuar zgjidhjen e problemeve me aparaturat e prishura.

Pasojat e rënda
Shërbimi i riparimit dhe mirëmbajtjes së aparaturave mjekësore është jetik për jetëgjatësinë dhe funksionalitetin e tyre. Specialistë të fushës, të kontaktuar nga “Boldnews.al” e konsiderojnë shumë të rëndësishëm procesin e mirëmbajtjes.

Sipas tyre, nëse një defekt aparature mbetet i pariparuar, ai mund të sjellë pasoja në pjesë të tjera saj.

Për të konkretizuar pasojat, specialistët e kontaktuar nga redaksia shpjegojnë: “Nëse një aparature, përshembull, i prishet një levë, ajo mund të qëndrojë pa punë për disa kohë, derisa të riparohet. Por, nëse koha e riparimit zgjat shumë, atëherë, për shkak të mos vendosjes në punë, aparaturës mund t’i prishen llampat, të cilat variojnë në vlera nga 60 mijë deri në 120 mijë euro”.

Ky ishte vetëm një shembull për konkretizim, por probleme të ngjashme ka me dhjetra.

Ndërkohë që ekspertët inxhinierikë shprehin shqetësimin për aparaturat, mjekët në QSUT e shohin situatë në një plan më të gjerë. Disa prej tyre, të cilët diskutuan me “Boldnews.al”, mos-funksionimin e aparaturave mjekësore e lidhin me shëndetin e pacientëve.

Mjekët dhe stafi spitalor nuk përpiqen të gjejnë fajtorët në këtë histori. Për ata, gjëja më e rëndësishme është që pajisjet të jenë funksionale dhe t’u shërbejnë shëndetit dhe jetës së pacientëve.

Por, zgjidhja nuk duket se është e shpejtë. Mirëmbajtja e aparaturave mjekësore, prej 4 muajsh është peng i një procedure të stërgjatur tenderuese.

Procedura e prokurimit publik duhej të kishte përfunduar në fund të muajit mars. Por, për shkak të disa ndryshimeve të kritereve nga ana e QSUT, tenderi u shty deri në fund të Majit dhe, në ditët e para të Qershorit u anulua plotësisht.

Deri më tani nuk ka ende një informacion zyrtar për anulimin e procedurës. Megjithatë, “Boldnews.al” ka mësuar se në tenderin e anuluar, krahas kompanive që janë distrubutorë zyrtarë të shoqërive të njohura prodhuese ndërkombëtare, kanë marrë pjesë edhe dy kompani modeste.

Njëra, e regjistruar në Shqipëri, nuk ka eksperiencë në mirëmbajtjen e aparaturave mjekësore dhe nuk ka instaluar asnjë aparat në QSUT.

Tjetra, një kompani italiane, ka pasur angazhime minimale në disa qendra kurimi në jug të Italisë, shumë më të vogla se QSUT në Siçili e Pulja.

Këto dy kompani kishin një të përbashkët-të dyja kanë kërkuar që QSUT të heqë nga kriteret e tenderit kërkesën për produkte të çertifikuara nga prodhuesit.

Nëse pranohet një kërkesë e tillë në tenderin e ri, pasojat do të binin drejtëpërdrejtë mbi aparaturat mjekësore e, më tej, mbi shëndetin dhe jetën e pacientëve.

Duket një lojë e madhe, ku nga njëra anë është shëndeti i pacientëve dhe nga ana tjetër qëndrojnë “fijet” që mund të orientojnë fituesin e tenderit 7 milionë euro drejt kompanive “të paracaktuara”.

Në të gjithë këtë histori 4-mujore dhe, kur aparaturat mjekësore të QSUT janë pa kontrata mirëmbajtje, ka një pikëpyetje të madhe; a mbështeten veprimet e drejtuesve të Qendrës Spitalore Universitare Tiranë nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu?

Deri më tani, ministrja Manastirliu është parë e angazhuar në zhvillimin e tenderave “të urgjencës”. Në impenjimet e saj përfshihet edhe një tender, ai për blerjen e 256 monitorëve, i cili u rishpall së fundmi, për shkak se i zhvilluar në Mars 2020 me procedurë të mbyllur, nuk u finalizua me sukses.

Duket se këto angazhime të Manastirliut ia kanë shkëputur vëmendjen nga problematika akute me aparaturat mjekësore në QSUT.

Tenderi 7 mln euro i QSUT/ Çfarë fshihet pas shkatërrimit të pajisjeve mjekësore

Tenderi për pajisjet mjekësore/ Joti i QSUT, mes “fituesit të paracaktuar” dhe frikës së burgut (Dokumentat)

 

QSUT anulon tenderin 7 mln euro për pajisjet mjekësore. Gati “skenari” për fituesin e paracaktuar?

 

Etiketa: Jotipajisje mjekesoreqsutRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

22:34 : 05/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

12:17 : 05/06/2025
AKTUALITET

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

19:47 : 04/06/2025
Para

Ylli i Dortmundi-t bëhet baba, i vendos djalit emrin e klubit Italian

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com