• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Sharra ose Fusha e Parave, Rama e Veliaj përlajnë çdo ditë nga 400 mijë euro”/ Berisha zbardh skemën

13:09 : 09/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një komenti të gjatë, shkruan se fusha e Sharrës është kthyer në një minierë floriri për Kryeministrin Edi Rama dhe Kryebashkiakut Erion Veliaj.

Berisha shkruan se Sharra njihet si fusha e parave, ndërsa akuzoi Ramën dhe Veliajn se çdo ditë përlajnë 400 mijë euro.

“Para pak ditësh, si i dashuruar marrëzisht pas plehrave, Edvin Hajduti kishte zgjedhur të përshëndesë në mëngjes nga Sarajet e Surrelit narkozyrtarët e vet me një video realizuar me dron, që paraqiste krenarisht Fushën e Sharrës, në të cilën plehrat shndërrohen në para, në fakt në flori për atë dhe Lal Plehun.

Afera e plehrave e Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut është ndër aferat më mafioze-korruptive më të mëdha”, shkruan Berisha.

Sipas tij, të gjitha plehrat e Tiranës mblidhen nga Eco Tirana, ndërmarrje e Bashkisë së Tiranës me menaxher të paligjshëm, zv/kryetarin e bashkisë Mazniku, që në kundërshtim me ligjin merr dy paga dhe AGSM Verona e bosit të rrezikshem të Ndragetës, Andrea Miglioranzi, i arrestuar nga autoritetet italiane si kreu i mafies së Veronës.

Lexo edhe:

Aldo Avdyli kur arrestohet përmend emrin e Bujar Deliallisit/ Berisha: Është mik i Pojës! (VIDEO)

“Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

“Kjo marrëveshje u firmos nga Lal Plehu me Flavio Tosin, ish-kryetar i Bashkisë së Veronës, tani nën hetim në vendin e tij.

Plehrat e Tiranës janë monopol i Ramës-Veliajt-Ahmetajt përmes bedelit Zoto.

Ato prodhojnë flori për këta 4 persona, ndaj edhe këta të 4 kanë vënë Policinë e Shtetit dhe bashkiake të gjëmojnë çdo rom që guxon të marrë ca kanaçe në koshat e mbeturinave.

Duke pasur monopol, kanë rritur çmimet sipas oreksit dhe shumë më lart sesa Mali i Zi.

Eco Tirana i depoziton plehrat e mbledhura në Fushën e Sharrës, ku i paguan nga paratë e takspaguesve, ndërmarrjes private të përpunimit të plehrave të Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut në Sharrë, që menaxhohet nga sekseri apo bedeli i tyre Klodian Zoto:

a) 29 euro për ton mbetje;
b) 6 euro për ton dhera të pastra;
c) 9 euro për ton inerte”, shkruan Berisha.

Nga Sali Berisha

“Fusha e Sharres, si miniera e floririt e Edvin Hajdutit! Sharra njihet tashmë si Fusha e Parave, pasi aty Edvini së bashku me Lal Plehun përlajnë çdo ditë nga 400,000 euro.”

Para pak ditësh, si i dashuruar marrëzisht pas plehrave, Edvin Hajduti kishte zgjedhur të përshëndesë në mëngjes nga Sarajet e Surrelit narkozyrtarët e vet me një video realizuar me dron, që paraqiste krenarisht Fushën e Sharrës, në të cilën plehrat shndërrohen në para, në fakt në flori për atë dhe Lal Plehun.

Afera e plehrave e Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut është ndër aferat më mafioze-korruptive më të mëdha.

Konkretisht ajo konsiston:

Të gjitha plehrat e Tiranës mblidhen nga Eco Tirana, ndërmarrje e Bashkisë së Tiranës me menaxher të paligjshëm, zv/kryetarin e bashkisë Mazniku, që në kundërshtim me ligjin merr dy paga dhe AGSM Verona e bosit të rrezikshem të Ndragetës, Andrea Miglioranzi, i arrestuar nga autoritetet italiane si kreu i mafies së Veronës.
Kjo marrëveshje u firmos nga Lal Plehu me Flavio Tosin, ish-kryetar i Bashkisë së Veronës, tani nën hetim në vendin e tij.

Plehrat e Tiranës janë monopol i Ramës-Veliajt-Ahmetajt përmes bedelit Zoto.

Ato prodhojnë flori për këta 4 persona, ndaj edhe këta të 4 kanë vënë Policinë e Shtetit dhe bashkiake të gjëmojnë çdo rom që guxon të marrë ca kanaçe në koshat e mbeturinave.

Duke pasur monopol, kanë rritur çmimet sipas oreksit dhe shumë më lart sesa Mali i Zi.

Eco Tirana i depoziton plehrat e mbledhura në Fushën e Sharrës, ku i paguan nga paratë e takspaguesve, ndërmarrjes private të përpunimit të plehrave të Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut në Sharrë, që menaxhohet nga sekseri apo bedeli i tyre Klodian Zoto:

a) 29 euro për ton mbetje;
b) 6 euro për ton dhera të pastra;
c) 9 euro për ton inerte.

Të gjitha kompanitë private të ndërtimit detyrohen që dherat dhe inertet t’i depozitojnë vetëm në Fushën e Sharrës, se ky është monopol dhe biznesi i Ramës.

Nëse duan të marrin dhera dhe inerte për sistemime urbane, prapë nuk lejohet t’i lëvizin nga kantieri 1 e t’i çojnë në kantierin 2, por duhet të paguajnë dy herë edhe për depozitim, edhe për blerje si mall i ri, veç nga monopoli Rama-Velia i Sharrës dhe ta paguajnë:

a) 10 euro për 1 ton dhera të pastra dhe
b) 27 euro për 1 ton inerte që depozitojnë apo 540 euro për çdo kamion. Kjo është arsyeja pse kamionët e Salillarit, që punojnë tek Unaza e Tiranës, nisen deri në Skuraj të Kurbinit për të hedhur inertet e ndërtimit. Del më lirë të paguaje 100 euro naftë kamionit sesa t’i çojë tek monopoli Rama-Veliaj.

Policia, me urdhër të Ramës, nuk lejon të dalë asnjë kamion me inerte apo dhera nga Tirana.

Kamionet e kompanive të ndërtimit që u nisën për t’i depozituar në landfillin e Bushatit, u ndaluan në Kamëz nga Policia e Shtetit duke iu thënë hapur shoferëve “po ky është biznes i Ramës, ndaj nuk ju lëmë të çoni tjetërkund”.

Po me urdhër të Ramës, situata në Durrës është degjeneruar qëllimisht, plehrat lihen mal dhe digjen duke shkaktuar kancer për të tmerruar qytetarët, me skenar dhe regji që Hajduti i Surrelit të dalë si shpëtimtar për emergjencën, se do të paguajë shteti për t’i sjellë në Sharrë.

Pra, do nxjerrë para nga Buxheti i shtetit në mëngjes për t‘i futur në xhepin personal në drekë!

Duke e pasur monopol privat Sharrën, hajduti i Surrelit rriti me 1/3 çmimin e depozitimit të mbetjeve në Sharrë, nga 22 në 29 euro, pa asnjë justifikim ligjor dhe asnjë ekspertizë ndërkombëtare.Veç grykësia për të vjedhur.

Krahasoni çmimet e Sharrës për (i) mbetjet, (ii) dherat dhe (iii) inertet dhe do të shihni se janë nga dyfish deri në 12-fish më shtrenjtë se Mali i Zi. Depozitimi i dherave të pastër në Malin e Zi kushton veç 0.5 euro pasi nuk është monopol, përkundrazi; shteti ka caktuar 4-5 vendndodhje (ish-gurore) që duhen rehabilituar me dhera të pastër duke përmirësuar mjedisin.

Në bregun tjetër të Adriatikut, në Verona, antimafia italiane prangosi si bos kryesor të Ndragetës, Andrea Miglioranzin, kurse në Shqipëri antimafia është vet Edvin Mafia, ndaj dhe Fusha e Sharrës, miniera e tij e Floririt është e paprekshme!

Etiketa: Berishaplehrasharra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aldo Avdyli kur arrestohet përmend emrin e Bujar Deliallisit/ Berisha: Është mik i Pojës! (VIDEO)

18:35 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

17:31 : 12/10/2025
AKTUALITET

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

14:31 : 04/10/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Berisha më propozoi të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës, por e refuzova. Ja pse

21:02 : 29/09/2025
AKTUALITET

Kushtoi 3.7 mln euro/ Berisha nxjerr mashtrimin e Ramës për “Parkun Eden”: Kur gënjen, bën çdo gjë!

21:43 : 27/09/2025
Para

Propozimi i PS për datën e zgjedhjeve/ Meta: Mbetet ende shumë punë përpara

TË GJITHA

I shpërtheu granata teksa po punonte tokën, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

12:21 : 20/10/2025

Gjueti e paligjshme te liqeni i Prushit, arrestohet 35-vjeçari

12:14 : 20/10/2025

“Virgjëresha e korrupsionit” i vë në kroskot të Porsche, 370 mln lekë Papulit

12:09 : 20/10/2025

Korreshi në Komisionin e Ligjeve: Nëpunësit civilë me teserë partie, demokratët të përjashtuar

12:02 : 20/10/2025

Lezhë/ Kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, dënohet me 12 vite burg Simon Gjoka

11:43 : 20/10/2025

Luftëanija më e avancuar në botë mbërrin në Mesdhe, SHBA: Të gatshëm të mbrojmë aleatët

11:36 : 20/10/2025

“Bashkëpunëtor me bandën e Elbasanit”, Berisha nga SPAK: Dosjes i janë hequr fashikujt ku flitet për Taulant Ballën

11:27 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com