• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Covid-19 nxorri lakuriq edhe oligarkët”/ Eksperti Dasho: Ku janë laboratorët e PPP

08:33 : 07/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SHENDETI

Eksperti i shëndetit publik, doktor Erion Dasho, përmes një komenti në rrjetet sociale, shprehet se epidemia e Covid-19 nxorri lakuriq jo vetëm sistemin shëndetësor, por edhe oligarkët.

Dasho shkruan se ndonëse sistemi shëndetësor shqiptar ka 8000 shtretër spitalorë në gjithë vendin, vetëm dy spitale universitarë u përzgjodhën për të trajtuar pacientë me COVID.

Sipas tij, kjo tregon se shteti nuk u besoi strukturave të veta sepse e di që aty mungojnë mjekët, mungojnë pajisjet, mungojnë medikamentet, pra “spitali” ekziston si binà, ka edhe park të bukur rreth e qark, ka edhe mure të lyer por nuk është spital. Në këtë kuadër, Dasho shkruan se sistemi doli lakuriq si mbreti i përrallës.

“Edhe oligarkët dolën lakuriq. Pak muaj para epidemisë së COVID, oligarkët përfituan koncesionin e radhës, sistemin e laboratorëve. Si për ironi, një sistem laboratorësh ishte ai që lipsej për të luftuar COVID-in me efiçiencë. Oligarkët natyrisht u fshehën dhe rezultati ishte dështim. Një laborator i vetëm në ISHP, me pak persona dhe i keqpaguar, përballoi i vetëm epideminë. Oligarkët janë për të pirë qumështin, jo për të ushqyer lopën, mos e harroni…”, shkruan Dasho.

Postimi nga Erion Dasho

Lexo edhe:

Heqja e tendave, Malaj kritika Ramës: Biznesi i vogël po pengohet për të favorizuar oligarkët

“Në fushata legalizohen parcela me kanabis”/ Ina Zhupa: Oligarkët nuk njohin më asnjë kufi

NJË SISTEM SHËNDETËSOR PËR NE

Para epidemisë së COVID, kisha hequr çdo shpresë se sistemi shëndetësor në Shqipëri mund të rregullohej ndonjëherë.

Në 1990-ën trashëguam një sistem me cilësi mizerabël, por të paktën “vinte era” sistem. Nga 1990-a e këtej, vetëm kemi shkatërruar dhe sot jemi:

1. Ndoshta i vetmi vend europian pa strategji të zhvillimit të sistemit shëndetësor.

2. Vendi i fundit në Europë nga numri i mjekëve për banorë (i parafundit është Taxhikistani që ka 50% mjekë më shumë se ne).

3. Vendi ku spitalet rajonale (për të mos folur për ato lokale) po atrofizohen çdo ditë. Në qytetin tim, shumë specialitete mbahen gjallë nga mjekët e dalë në pension që vazhdojnë akoma punën.

4. Në sistemin shëndetësor shqiptar, të vendit kandidat për të hyrë në Bashkimin Europian, nuk ka protokolle mjekimi, nuk ka medikamente, nuk ka sigurime shëndetësore funksionale.

5. Në sistemin shëndetësor shqiptar, reforma e fundit (e pjesshme edhe ajo) është zbatuar në vitin 1993.

6. Deri para pak vitesh sistemi shëndetësor ishte parë si lopë për t’u mjelë nga të korruptuarit e “vegjël” nga brenda sistemit dhe nga një pjesë e vogël e personelit mjeksor që kanë vepruar në vite si xhambazë të vërtetë. Sot, sistemi po milet edhe nga oligarkët. Ky është problemi më i madh dhe ndoshta i pakalueshëm. Oligarkët ja “ndjenë lezetin” sistemit shëndetësor dhe nuk do të shkulen kollaj prej aty. Ata kanë potencialin t’i japin sistemit “colpo di grazia”-n e famshme.

Çfarë ndryshoi COVID-i?

1. Në radhë të parë u ndërgjegjësuan politikanët dhe shoqëria se na duhet EDHE sistemi shëndetësor. Qarkullojnë fjalë se pasanikët e vendit rendën të gjithë drejt një spitali privat për të “ruajtur kokat” nga COVID, por thashethemet po ashtu flasin se ky plan dështoi.

2. Sistemi doli zbuluar. Ndonëse ne kemi 8.000 shtretër spitalorë në gjithë vendin, vetëm dy spitale universitarë u përzgjodhën për të trajtuar pacientë me COVID. Shteti nuk u besoi strukturave të veta sepse e di që aty mungojnë mjekët, mungojnë pajisjet, mungojnë medikamentet, pra “spitali” ekziston si binà, ka edhe park të bukur rreth e qark, ka edhe mure të lyer por NUK ËSHTË SPITAL. Pra sistemi doli lakuriq si mbreti i përrallës.

3. Edhe oligarkët dolën lakuriq. Pak muaj para epidemisë së COVID, oligarkët përfituan koncesionin e radhës, sistemin e laboratorëve. Si për ironi, një sistem laboratorësh ishte ai që lipsej për të luftuar COVID-in me efiçiencë. Oligarkët natyrisht u fshehën dhe rezultati ishte dështim. Një laborator i vetëm në ISHP, me pak persona dhe i keqpaguar, përballoi i vetëm epideminë. Oligarkët janë për të pirë qumështin, jo për të ushqyer lopën, mos e harroni…

NË SE DIKUSH KISHTE AKOMA DYSHIME, EPIDEMIA E COVID TREGOI SE SISTEMI SHËNDETËSOR DUHET AKOMA DHE DUHET TENTUAR TË RINGJALLET.

Sot ishte koha e diagnostikimit, siç e quajmë ne mjekët. Do të mundohem që çdo javë të publikoj statuse mbi rrugëzgjidhjet e mundshme.

Gjatë kohës së epidemisë së COVID kam dhënë shumë këshilla që nuk janë dëgjuar. Nuk më ka ardhur keq për egon time, por më ka ardhur keq se disa nga ato që kam shkruar e thënë mund të kishin korrigjuar sadopak gabimet e shumta që u bënë.

Uroj që fjalët e mia dhe të kolegëve të mos bien në vesh të shurdhër…

Etiketa: dashooligarkëtsistemi shendetesor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Heqja e tendave, Malaj kritika Ramës: Biznesi i vogël po pengohet për të favorizuar oligarkët

10:30 : 11/07/2025
AKTUALITET

“Në fushata legalizohen parcela me kanabis”/ Ina Zhupa: Oligarkët nuk njohin më asnjë kufi

17:40 : 05/06/2025
AKTUALITET

Rama hap një “shteg” ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

18:19 : 04/06/2025
AKTUALITET

Shifrat e frikshme: 8 në 10 shqiptarë besojnë se sistemi shëndetësor është i korruptuar

11:58 : 04/06/2025
BOTA

Zbulohet mashtrimi 200 mln euro në sistemin shëndetësor gjerman

08:52 : 31/03/2025
AKTUALITET

“Rama përdor spitalin për fushatë”, Dasho: Mungesa e ilaçeve për leuçeminë e tumorin, akt kriminal

19:07 : 26/03/2025
Para

Reshje shiu në këto zona, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

TË GJITHA

VIDEO/ Pamjet e sherrit të dhunshëm në Tushemisht, ‘i forti’ i hotel Drilonit dhunon kryeplakun

17:01 : 19/07/2025

Fjalimi fyes kundër UÇK-së/ Igor Popoviç dërgohet në paraburgim, Serbia kërkon lirimin e tij

16:58 : 19/07/2025

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit

16:45 : 19/07/2025

Helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara, Skifter Tagani pronar edhe i një kompanie tjetër

16:38 : 19/07/2025

Media britanike: Shqiptari që nuk mund të deportohet tall Ministrinë e Brendshme me makinë 80.000£

16:24 : 19/07/2025

Të shtënat me armë në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani

16:07 : 19/07/2025

SHBA ndërmjetëson armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida

15:58 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com