• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumenti sekret / Grabitja e një “Stradivari” 4 milion dollarë, si dështoi SHISH

08:52 : 06/06/2020
në AKTUALITET, NDRYSHE

Nga Nevila Dervishi

Në fund të nëntorit të vitit 1996, kur situata politike në vend ishte tejet e acaruar për shkak të zgjedhjeve të dhunuara, Shërbimi Informativ Kombëtar (SHIK), i drejtuar nga Bashkim Gazidede, ka gjetur kohën të merret me një ngjarje të pazakontë.

Në Tiranë ishte grabitur një violinë (saktësisht violë) e prodhuar nga italiani Antonio Stradivari, apo mjeshtri më i madh i të gjitha kohërave i prodhimit të violinave, violinçelëve, kitarave, violave e harpave.

Sipas të dhënave që shërbimi sekret i kësaj kohe kishte grumbulluar, çmimi që ofrohej për violinat, apo veglat muzikore të punuara me dorë nga Antonio Stradivari, në treg kapte shifrat marramendëse nga 2 milionë dollarë për një kopje, deri në 4 milionë dollarë për një origjinale.

Por, të rëndësishme ngjarjen nuk e bënin vetëm grabitja dhe çmimi.

Lexo edhe:

Lubonja: SHISH ka bashkëpunuar me krimin e organizuar

“U tradhtua nga eprorët”/ Gazetari: Oficeri i SHISH u mor peng dhe u torturua nga bandat

Edhe investigimi, apo hetimi i saj nga policia dhe prokuroria e kohës kishin një varg problemesh.

Duket kjo e detyron shërbimin sekret (SHIK) që të ndërhynte duke grumbulluar informacion të hollësishëm për ngjarjen dhe sidomos për ecurinë e hetimit.

Të dhënat, që përbëjnë një ekspoze të plotë të gjithë zhvillimeve, përfund të cilave është firma e kryetarit të SHIK, Bashkim Gazidede, i janë dërguar, më 29 nëntor 1996, Ministrit të ri të Brendshëm, Halit Shamata.

Por, megjithë këtë investim të Shërbimit Informativ, hetimin e ngjarjes dhe dikur edhe me arrestimin e dy prej autorëve, viola, apo ndonjë pjesë nga vlefta e saj, në asnjë rast nuk ju kthyen të zotit.

Sot e kësaj dite ai jeton me kujtimin e një megathesari jo vetëm të zhvatur nga krimi, por edhe të shoqëruar me një histori të mbushur me zhgënjime nga “rojtarë” e “xhandarë” të shtetit, të cilët paguheshin edhe nga taksat e tij, për sigurinë e tij, të familjes si dhe të pasurisë së tij.

Më poshtë teksti i plotë i informacionit të SHIK:

“Republika e Shqipërisë

Sekret

Ekzemplar nr 1

Tiranë, më 29.11.1996

Shërbimi Informativ Kombëtar

Nr. 8993 Prot.

Lënda: Mbi vjedhjen e një viole të Stradivarit, pronë e shtetasit Stavri…

Ministrit të Brendshëm,

Zotit Halit Shamata

TIRANË

Ju vëmë në dijeni mbi një grabitje të shtëpisë së shtetasit Stavri… në orën 21:00 të dt. 28.07.1994.

Stavri është i biri i L., dhe K., i datëlindjes 16.08.19.., me arsim të lartë të papërfunduar (inxhinier mekanik), i martuar me dy fëmijë, banues në Tiranë në lagjen.., bulevardi “Shqipëria e Re”, pallati…, shkalla nr…, apartamenti nr…

Në shtëpinë e Stavrit gjendej një violë e prodhuar nga Antonio Stradivari, mjeshtër i madh i prodhimit të violinave. Kjo violë përbën një antikuar dhe ka një vlerë shumë të madhe.

Sipas një bisede të rastësishme të Stavrit me një shofer italian, me emrin Sergio Fornelli, me banim në Perugia (shoferi i murgeshave italiane të Kishës Katolike), i cili ishte me profesion riparues veglash muzikore, ai ka theksuar se vlera e violës, po të jetë origjinale, arrin deri në 4 milionë dollarë, ndërsa po të jetë e riprodhuar nga origjinali, arrin deri në 2 milion dollarë.

Stavri, kur mësoi vlerën e madhe të kësaj viole, u interesua për ta shitur. Për këtë ai kontaktoi me shtetasin Vangjel (Vango) i cili është familjarisht në Itali dhe ka qenë i internuar në Lushnjë.

Vangjeli u interesua shumë për këtë problem dhe gjithmonë cilësonte se blerësit duan ta shikojnë violën në Itali për ta ekzaminuar.

Në datën 28 korrik, kur Stavri ishte me pushime në Durrës, e njoftuan se ishte grabitur shtëpia, rreth orës 21:00 të kësaj dite. Grabitësit kanë trokitur në derën e shtëpisë së Stavrit duke thënë se kishin një porosi për Stavrin dhe se ishin shokët e tij.

Kur e ëma e Stavrit u tha se Stavri ishte në plazh, atëherë ata i thanë se porosinë po ua lëmë juve. Nëna e Stavrit hapi derën dhe ata hynë brenda. Ishin tre persona, dy prej tyre me maska dhe njëri me kapele verore sportive, me strehë të gjatë, të cilën e kishte zhytur në kokë.

Nga pjesa që mbetej e pa mbuluar dukej se ishte një djalë i rregullt, me flokë të shkurtra, të rregullta. Ky udhëhiqte operacionin. Njëri nga të maskuarit mbante një automatik “Kallashnikov” dhe tjetri thikë.

Në shtëpi ndodheshin prindërit e Stavrit, nëna 65 vjeçe, babai 73 vjeç dhe motra 35 vjeç. Grabitësit i mbushën nënës gojën me lecka dhe me telin e radios lidhën babain. Në këtë moment ka pyetur personi me kapele: “ku është viola?” Atë e dinte vetëm nëna e Stavrit.

Njëri nga grabitësit me maska e kërcënonte nënën e Stavrit duke i thënë: “do të ther, deri tani kam vrarë tre veta. S’dua me dit për njeri në botë”. Mbasi kontrolluan imtësisht, ata e gjetën violën, pasi nuk kishte ndonjë fshehje të veçantë.

Kur po kërkonin violën, njëri prej tyre shqeu një komodinë dhe mori prej aty 40 mijë lek të rinj. Në tërheqje e sipër ata morën me vete televizorin “Samsung”.

Gjatë kohës që bënin kontrollin nëpër shtëpi, personi me kapele i porosiste të tjerët që: “mos bëni gjë, mos bëni gjë”.

Njerëzit e familjes së Stavrit qëndruan edhe pak kohë në gjendjen në të cilën i vendosën grabitësit dhe më pas thirrën ambulancën për nënën, të cilës i kishin dëmtuar gojën dhe kraharorin. Kur filluan të rregullojnë shtëpinë, gjetën në dysheme një krehër automatiku me tre fishekë.

Nga verifikimet e mëpasme në shtëpi dalin mangët një orë dhe disa bizhuteri të motrës së Stavrit.

Atë ditë Stavri nuk bëri denoncim, por ja tregoi ngjarjen mikut të tij Albert Rakipi i cili është vëllai i k/redaktorit të “Albanias”, Ylli Rakipi. Ky i sugjeroi që nëpërmjet Yllit të takonte Ministrin e Brendshëm, Agron Musaraj.

Pas dy ditësh Stavri u takua me ministrin. Mbasi ai e dëgjoi me vëmendje, e qetësoi duke i dhënë shpresë për kapjen e grabitësve. Për këtë problem ministri thirri zv/drejtorin e Policisë Kriminale, Marenglen Shapllo dhe e urdhëroi që të merrej urgjent me këtë problem.

Në bisedë me Marenglenin, Stavri hodhi dyshime rreth Vangjel (Vangos). Këto dyshime ai i lidhte me faktin se në kohën që është bërë vjedhja, Vangjeli ka qenë në Shqipëri dhe në këtë periudhë shoqërohej me një italian me moshë rreth 30 vjeç, të cilin e mbante si shoqërues.

Vango iku në Itali pas 9 ditësh. Me gjithë takimet që ka pasur Stavri me Marenglenin, nuk u bë asgjë.

Mbas disa kohësh Stavri e ka takuar Vangjelin tek rruga e Kavajës. Ai nuk i tha gjë për vjedhjen e violës, por e pyeti se si po ecnin punët për shitjen e saj. Vangjeli u përgjigj duke i thënë se italianët duhet ta shikojnë vetë violën.

Në bisedë Vangjeli qëndronte indiferent dhe nuk paraqiti asnjë interes për violën. Pas këtij momenti ata nuk janë takuar më për të biseduar për këtë problem.

Shtëpia e Vangjelit, që është kthyer si pronë nga shteti, ndodhet në rrugën e “Kavajës”, tek pastrimi kimik, ngjitur me lagjen… aktualisht… Vlen për tu theksuar se ritmet e ndërtimit të kësaj ndërtese, mbas vjedhjes së violës, kanë qenë shumë të shpejta.

Theksojmë se adresa e Vango… në Itali është: Vango… Pescara. Italia.

Në datën 3 nëntor është thirrur Stavri në Komisariatin Nr. 2 të Policisë, ku është takuar me punonjësin e Policisë Qemal Beqari, i cili i ka treguar se nga ana e këtij komisariati është kapur një grup, ku midis të tjerash kishin dijeni edhe për grabitjen e shtëpisë së tij.

Të nesërmen Stavrin e çuan me makinën e Komisariatit për të marrë takim me hetuesin Petraq Semani. Ai e pyeti Stavrin për sqarime të ndryshme në lidhje me çështjen dhe më pas i kërkoi për të takuar nënën dhe motrën e tij. Kur Stavri e pyeti se kush janë personat, Petraqi u përgjigj se nuk mund ti them, pasi kjo bëhet për të ruajtur sekretin e hetimit.

Mbas shumë vajtje-ardhjesh në komisariat Stavri mësoi se dy personat e ndaluar e kishin pranuar se ishin autorë të grabitjes së violës dhe sendeve të tjera. Këtë gjë ai e mësoi nga prokurori i kësaj çështjeje Thoma Jani.

Po kështu Stavri mësoi se djali me kapele ka qenë Artan… me moshë 24 vjeç, i biri i…, ndërsa të maskuar kanë qenë Arben G., me moshë 22 vjeç dhe Lulëzim X., nga Selita me moshë 21 edhe ky rrugaç.

Në bisedë me prokurorin Thoma Jani, Stavri mësoi se Artan… mundi ti shpëtojë arrestimit, ndërsa dy të tjerët janë kapur në një grabitje dhe gjatë hetimit nxorën edhe këtë rast. Për violën ata kishin deklaruar se e kishte marrë Artani jashtë shtetit dhe se nuk dinin më shumë për të.

Ky grup akuzohet për vjedhjen e 15 banesave dhe për vjedhjen e argjendarisë “Agron”, ku është vrarë një person. Mbasi Thoma Jani kaloi në Prokurorinë e Përgjithshme, çështjen e mori si prokuror Ilir Cadri, i cili grabitjen e shtëpisë së Stavrit nuk e ka nxjerrë fare në gjyq, me arsyen e mungesës së provave.

Të dy personat e ndaluar, Arben G., dhe Lulëzim X., u dënuan, i pari me 4 vjet heqje lirie, për pjesëmarrje në vrasjen e personit të argjendarisë “Agron” dhe i dyti me një vit për armëmbajtje pa leje. Duhet theksuar se në këtë proces gjyqësor emri i Artan… nuk doli fare.

Ju informojmë se Artan… ka rreth një muaj e gjysmë që është kthyer në Shqipëri dhe lëviz me një makinë të kushtueshme, të cilën thuhet se e ka blerë rreth 11 milionë.

Artani adresën e banimit e ka: Rr. “Gjin Kuqali…

Vendi që përdor si bazë për tu takuar me shokët e tij është “Pizzeri Magelani”. Vendstrehimet e tij mund të jenë në lagjen “Kombinat”, tek Arben G., në Lushnjë, ku nuk dihet ndonjë adresë e saktë.

Kemi të dhëna se urdhri i arrestit për Artan… është hequr.

Për kompetencë.

Kryetari i Shërbimit informativ Kombëtar, Bashkim Gazidede (firma, vula)”.

Antonio Stradivari (1644-1737) ishte një lutajo italian, vlerësuar si më i miri në botë për prodhimin me dorë të violinave, violave, kitarave, violinçelëve dhe harpave.

Gjatë gjithë jetës së tij supozohet se prodhoi rreth 1 116 vegla muzikore, mes tyre rreth 960 violina, nga të cilat mendohet se kanë mbijetuar 450 – deri në 512 copë.

Vlera në ankande e violinave origjinale Stradivari shkon në shifra marramendëse. Në vitin 2011 një violinë Stradivari u shit në ankand për 15.6 milionë dollarë.

Por, kohët e fundit, shtëpitë e ankandeve Sotheby’s dhe Ingles & Hayday janë duke marrë oferta për violën “Macdonald” të Antonio Stradivarit, prodhuar në vitin 1719, të cilën kanë vlerësuar ta shesin për më shumë se 45 milion dollarë. /abcnews.al

Etiketa: shishstradivariviolina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lubonja: SHISH ka bashkëpunuar me krimin e organizuar

23:01 : 05/03/2026
AKTUALITET

“U tradhtua nga eprorët”/ Gazetari: Oficeri i SHISH u mor peng dhe u torturua nga bandat

22:51 : 26/12/2025
AKTUALITET

Lojëra fati, armë dhe sekret shtetëror/ Dënohet ish-kreu i SHISH Berat dhe djali i tij (EMRAT)

16:27 : 15/12/2025
AKTUALITET

Drejtuesja e SHISH kërkon raportim me dyer të mbyllura, opozita kundër. Noka: E papranueshme, po tallet…

11:20 : 13/11/2025
AKTUALITET

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

21:48 : 11/10/2025
AKTUALITET

“Punon plaku në SHIK”/ Si lojërat e fatit të të birit ‘fundosën’ ish-drejtorin e SHISH në Berat

20:38 : 02/09/2025
Para

FOTO/ Tërmeti shkatërroi spitalin, fëmijët në Laç lindin në kushte skandaloze

TË GJITHA

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetbetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom