Kim Mehmeti: Kini kujdes, Thaçi mund të nxisë edhe ndonjë konflikt ndërshqiptar

Publicisti Kim Mehmeti paralajmëron se Presidenti Hashim Thaçi mund të nxisë konflikt ndërshqiptarë.

“Keni kujdes sepse tani, kur më në fund ia doli ta rrëzojë qeverinë e partive shqiptare dhe ta bëjë Kosovën me qeveri të ‘Listës Srpska (pra me qeveri të kontrolluar e të varur nga vullneti i Beogradit) Presidenti i Kosovës mund të shkojë edhe përtej kësaj: të nxitë ndonjë konflikt ndërshqiptarë?!”, shkruan Mehmeti.

Sipas tij, kjo mund të ndodhë sepse vetëm kështu mund t’i hapet ‘dera’ Beogradit që të vijë në Veri për t’i ‘mbrojtur’ serbët e vet të ‘rrezikuar’ nga shqiptarët dhe, kështu ta merr atë që i është premtuar

Nga Kim Mhemeti

“Keni kujdes sepse tani, kur më në fund ia doli ta rrëzojë qeverinë e partive shqiptare dhe ta bëjë Kosovën me qeveri të ‘Listës Srpska (pra me qeveri të kontrolluar e të varur nga vullneti i Beogradit) Presidenti i Kosovës mund të shkojë edhe përtej kësaj: të nxitë ndonjë konflikt ndërshqiptarë?!

LEXO EDHE  Basha: Me taksën e sheshtë 9% lekët shkojnë për konsumin ...

Pyetni pse? Sepse vetëm kështu mund t’i hapet ‘dera’ Beogradit që të vijë në Veri për t’i ‘mbrojtur’ serbët e vet të ‘rrezikuar’ nga shqiptarët dhe, kështu ta merr atë që i është premtuar! E që pastaj Serbisë fare të mos i pengojë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, e për çka ne do i këndojmë këngë patriotike Presidentit të sotëm të Kosovës!

Nëse e gjitha kjo që thash më lartë ju tingëllon si pjellë e imagjinatës krijuese, atëherë mundohuni t’i përgjigjeni pyetjes: cili politikan shqiptar me mendje të shëndosh do ia rrëzonte Kosovës qeverinë e përbërë nga partitë shqiptare, që në vend të saj të vinte në pushtet një qeveri në duart e ‘Listës Serpska’, pra e kontrolluar nga Beogradi?!”