• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Çakej, dhelpra, monstra me fytyrë njeriu”/ Rama mbron Shahinin, sulmon edhe deputetet e PS

16:21 : 04/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama reagoi ashpër nga foltorja e Kuvendit ndaj deklaratave mbi përdhunimin e një vajze 15-vjeçare nga roja i shkollës.

Në reagimin e tij, Rama nuk ka kursyer as deputetet socialiste Mimi Kodheli dhe Vasilika Hysi, të cilat reaguan ashpër për ngjarjen në fjalë, madje duke pohuar edhe dështimin e sistemit.

Reagimet e Kodhelit dhe Hysit u fshinë nga video zyrtare e Kuvendit, duke i prerë deklarimet e tyre, ndërsa sot Kreu i Qeverisë Rama duke iu drejtuar të gjithë atyre që reaguan dhe kërkuan deri dorëheqjen e Besa Shahinit nga posti ministror, tha se kanë abuzuar me rastin në fjalë.

“U kalua në abuzim që nuk është në nivelin e dhunimit trupor, por në dhunimin e një populli, pavarësisht cfarë janë, deputete, etj, dhe që e marrin viktimën dhe e bëjnë mish për topat e tyre. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Atë viktimë, që gjënë më të rëndësishme dhe kërkesën themelore që ka është më ruani anonimitetin. Ata e marirn dhe e përplasin mur më mur, ekran më ekran, portal më portal, sic përplasen oktapodët, që i bëjnë petë fare. Kjo është fatkeqësi, të shikosh se si një viktimë e dhunës, një e mitur, përdoret në këtë far feje.

Me lot të sinqerta apo me lot krokodili, nuk kam dyshim që disa prej atyre që folën vuajnë vërtet, por në fakt kur dhunon, dhunon, kur vret, vret.

Lexo edhe:

Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

VIDEO-EMRAT/ Rama me aksionin “selektiv” fut në sherr biznesmenët, dhunë barbare ndaj njëri-tjetrit

Po ju them të gjithë atyre që kanë folur për këtë temë, e kanë marrë viktimën dhe e kanë kthyer në shkop për t’i rënë të tjerëve, që jeni ridhunues të asaj fatkeqeje. E keni ridhunuar dhe nga ana tjetër, nuk besoj një sekond të vetme se ata që dhunojnë publikisht ministren e Arsimit, një grua, dhe që flasin për të drejtat e grave, e kanë hall të vërtetë këtë. Nuk mund të mbrosh një viktimë të abuzimit, duke abuzuar dikë tjetër. Është e pamundur, nuk funksionon. Kisha Katolike Botërore ka hyrë prej vitesh në një process të tmerrshëm të përballjes me pedofilinë. Kardinalë, peshkopë të të gjitha niveleve të përfshirë në skandale ekstreme seksuale dhe shfrytëzimi të pedofilisë.

Jam i bindur se askush nuk ka shkuar të qajë hallet me të, nga këta që flasin. Me paturpësinë më të madhe, lloj lloj cakejsh, dhelprash, monstrash, me fytyrë njeriu, e sulmojnë. Ata duan që ministrja e Arsimit të bëjë krim, të dalë e të merret me rastin konkret në publik. Ka një sërë rastesh që ka ndodhur kështu. Abuzuesit janë për fat të keq prindërit e tyre, të afërmit apo mësuesit. Prandaj këto krime janë shumë të vështira për t’u kapur, por nëse kthehen kështu sic është kthyer nga politikanët, do të kemi zero denoncime. Kjo është t’i thuash të gjithë atyre që janë objekt i ngacmimeve ‘mos guxo të denoncosh, se do bëhesh personazhi i gjithë luftës, që zhvillohet në këtë vend për arsye që s’ka lidhje fare me ty’”, tha Rama.

Deputetja Mimi Kodheli pak ditë më parë ishte e ashpër në reagimin e saj, madje kërkoi që situata të merrej në dorë realisht.

“Dikur ne mësuesit i konsideronim si prindërit tanë të dytë, të ka marrë në telefon prindi, të paktën unë i takoj asaj gjenerate, dhe mësuesja merrte në telefon dhe thoshte se pse ka munguar fëmija. Por sot zysha tona e kanë mendjen për të bërë të tjera punë, nuk të del koha të jesh edhe zyshë të bësh ditarin tërë ditën, të lysh edhe flokët, sytë buzët, vetulla me funde e minifunde. Zysha tona kanë qenë të pamartuara dikur por sot s’merret vesh se kush është bërë zyshë. Do ta marrim këtë situatë në dorë apo do flasim”, ka denoncuar Kodheli.

Etiketa: deputete PSRamashahini

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

13:11 : 23/07/2025
AKTUALITET

VIDEO-EMRAT/ Rama me aksionin “selektiv” fut në sherr biznesmenët, dhunë barbare ndaj njëri-tjetrit

09:43 : 23/07/2025
AKTUALITET

Rama i jep privatit edhe Kalanë e Lëkurësit në Sarandë e të Rozafës në Shkodër

08:03 : 23/07/2025
AKTUALITET

“Partia-shtet”/ Si e përdor Rama pushtetin politik mbi administratën vendore

07:54 : 23/07/2025
AKTUALITET

Shteti privat i Ramës, shoku i ministrit bëhet drejtor porti në Sarandë

20:56 : 22/07/2025
AKTUALITET

Nesho: Rama e ka kthyer Shqipërinë në “njeriun-shtet”!

20:17 : 22/07/2025
Para

Reforma zgjedhore, opozita e re letër ambasadorëve: Nuk e votojmë nëse s’përfshihemi

TË GJITHA

Aksident në Korçë, plagosen çifti i bashkëshortëve dhe një këmbësore

13:35 : 23/07/2025

E rëndë në Himarë/ U rrëzua gjatë zbritjes me litar, humb jetën turistja e huaj

13:31 : 23/07/2025

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci

13:30 : 23/07/2025

Gjendet i vdekur në pyll një burrë në Gjirokastër, dyshohet se ka qëlluar veten me armë gjahu

13:23 : 23/07/2025

As Lapaj, as Shabani dhe daja i tij/ Ja kush e merr mandatin e Nismës “Shqipëria Bëhet”

13:20 : 23/07/2025

Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

13:11 : 23/07/2025

Plas sherri mes turisteve në Ksamil/ VIDEO

12:54 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com