• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhorja, sot afati i fundit/ Çështja që mban pezull konsensusin në “tokën amerikane”

11:04 : 03/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Këshilli Politik do të vijojë sot diskutimet në rezidencën e ambasadores së SHBA-së Yuri Kim, me një format të njëjtë si një ditë më parë, me ambasadorët Duncan Norman dhe Luigi Soreca, për arritjen e një konsensusi lidhur me reformën zgjedhore.

Çështja e cila duket se mban pezull konsensusin është ajo mbi administratën zgjedhore, ku PS përmes Damian Gjiknurit kërkon depolitizimin, ndërsa opozita e bashkuar ka propozuar një variant miks, pra një depolitizim të pjesshëm. Sipas variantit të propozuar nga opozita, në Komisionet Zgjedhore do të ketë një anëtar të depolitizuar, por në komisione forcat politike do të kenë përfaqësuesit e tyre.

Ndërkohë një ditë më parë, kur negociatat zgjatën rreth 9 orë, mësohet se palët janë dakordësuar lidhur me identifikimin biometrik të zgjedhësve, një kërkesë kjo e opozitës së bashkuar. Ndërsa socialistët ishin për aplikimin e teknologjisë në zonat pilot, opozita ka këmbëngulur për aplikimin e saj në të gjithë vendin dhe duket se kjo pikë është pranuar nga palët.

Po kështu në lidhje me trajtimin e ankesave zgjedhore, sërisht opozita dhe PS ndodhen pranë një zgjidhjeje, çka do të thotë se edhe kjo çështje mund të konsiderohet e arritur nëse palët sot nuk kanë ndryshuar qëndrimet.

Ndërkohë që çështje të tilla si sistemi zgjedhor, për të cilin në Këshillin Politik këmbëngul Rudina Hajdari, dhe qeveria tranzitore, një kusht i opozitës së bashkuar, nuk janë trajtuar në bisedimet nën komandën e ambasadorëve.

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

Kjo u bë e qartë edhe nga Ammbasadorja Yuri Kim dhe kolegët e saj të Britanisë së Madhe, Duncan Norman, dhe ai i BE-së, Luigi Soreca, që apeluan për arritjen e konsensusit vetëm për çështje që përfshihen në rekomandimet e ODIHR. Gjithsesi diplomatët thanë se nëse palët bien dakort edhe për çështje të tjera, pra përfshi edhe sistemin zgjedhor apo qeverinë tranzitore, atëherë ato nuk do të kundërshtojnë.

Por duket se për sistemin zgjedhor, përveç Rudina Hajdarit, asnjë prej partive nuk duket e interesuar, ndërsa qeveria tranzitore kundërshtohet prerazi nga socialistët e përfaqësuar nga Damian Gjiknuri në Këshillin Politik.
Presidenti Ilir Meta në distancë i ka drejtuar një apel pozitës dhe opozitës që të arrijnë konsensusin, duke i kujtuar datën 8 qershor.

“Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore.

8 qershori po afron!

Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë!”- shkruan Presidenti Meta në mesazhin e tij lidhur me Reformën Zgjedhore, pak orë para nisjes së bisedimeve të ditës së sotme.

Në anën tjetër, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, shkruan se BE e ka vënë kusht Reformën Zgjedhore konsensuale për hapjen e negociatave, jo si qëllim në vetvete, por për t’u garantuar shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme.
“Qëllimi nuk është Reforma por Zgjedhjet e nëse Reforma nuk jep garanci për Zgjedhje atëherë për çfarë duhet??!!

Po le t’i shkojmë për një moment pas supozimit se reforma zgjedhore u dashka kryer sa për formë meqë është kusht dhe po presim nga dita në ditë “paketën” për hapjen e negociatave.

Opinioni është bombarduar me idenë se reforma duhet të realizojë vetëm disa pika të futura në korrnize si “rekomandimet e OSBE-ODIHR-it”. Po në fakt edhe rekomandimet e OSBE-ODIHR nuk janë sa për formë. Ato synojnë përmirësimin e Kodit Zgjedhor jo për estetike, po pikërisht për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Rekomandimi i parë i ODIHR është eliminimi i shit-blerjes dhe manipulimit të votës. E ky rekomandim ka ardhur pasi kjo qeveri në 7 vjet, në të gjitha zgjedhjet që ka organizuar; të pjesshme apo të përgjithshme, lokale apo parlamentare, ka vjedhur, ka blerë e ka manipuluar me të gjitha format, votën e shqiptarëve! E nëse kjo reformë nuk jep garancitë minimale që këto fenomene të mos përsëriten, kujt i shërben?”, shkruan Paloka.

Në orët në vazhdim do të shihet nëse palët do të arrijnë ose jo konsensusin, ndërsa “tymi i bardhë apo i zi” do të dalë nga rezidenca e ambasadores së SHBA, e cila është “tokë amerikane”. Kjo është hera e parë në 30 vitet e pluralizmit shqiptar që tentohet arritja e një marrëveshjeje në një rezidencë diplomatike.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025
BOTA

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025
AKTUALITET

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025
SPORT

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025
AKTUALITET

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025
Para

Reagon ashpër Marina Vjollca: Po na i vrasin vajzat për së gjalli…

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com