Një tjetër rast i abuzimit seksual me të mitur dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Vlorës.
Ditën e djeshme policia ka njoftuar se është arrestuar në flagrancë një 67 vjecar.
Sofo Skënderi, 67 vjeç, banues në fshatin Ceprat dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13 vjeçare.
Poicia e akuzon se ne date 30 maj, 67 vjeçari ka kryer veprime dhe ka thënë fjalë të turpshme minorenes.
Për këtë fakt, familja e të miturës ka denoncuar Skënderin.
Të shtunën e kaluar u raportua edhe një tjetër rast abuzimi seksual me të mitur.
Abaz Doku, 65 vjeç, roje në një prej shkollave të zonës së njohur si Bregu i Lumit në Tiranë dyshohet se ka përdhunuar një 15 vjeçare.