• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria hap plazhet, por qytetarët nuk kanë vendosur akoma për pushimet

18:00 : 01/06/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Pas gati tremuajsh izolimi dhe distancimi social me 1 qershor qeveria hapi zyrtarisht plazhet për qytetarët shqiptarë, me zbatimin e një protokolli shtesë sigurie që synon parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Vlora është yll, ne jemi vetë nga Jugu dhe pushimet gjithë jetën i kemi kaluar në Jug,” shprehet Mirela, ndërsa së bashku me të bijën e saj 12 vjeçare, Marilenën, janë ulur në një cep të sheshit Skënderbej në Tiranë, duke shijuar rrezet e diellit të ditëve të fundit të majit “Vlora është bërë shumë e bukur dhe shumë e lirë,” shtoi ajo, duke e përforcuar pohimin e mëparshëm.

Mirela nuk është e vetme në dashurinë e saj për bregun e Vlorës, i cili ka një klimë të ngrohtë me puhira detare që zbusin të nxehtin e verës; megjithatë ajo nuk i ka prenotuar akoma pushimet këtë vit.

“Unë i planifikoj pushimet një vit në advancë, pavarësisht se kësaj radhe patëm diçka të pa parashikuar,” shprehet ajo, duke iu referuar situatës së emergjencës shëndetësore të krijuar gjatë muajve të fundit nga epidemia e koronavirusit të ri. “Shqipëri e dashur, këtu do rrimë”, shprehet Mirela e vendosur.

Ngjashëm me Mirelën shumë qytetarë të Tiranës nuk kanë bërë plane akoma për pushimet e verës dhe për disa prej tyre, kriza ekonomike që ka ndjekur epideminë e COVID-19, pushimet thjeshtë i ka bërë të pamundura.

Lexo edhe:

Rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen, çfarë ndryshon pas 12 tetorit

Ndalohet në plazhe, bare e restorante/ Spanja kufizon duhanin në hapësirat publike

Që nga shpërthimi i epidemisë me 8 mars, koronavirusi i ri SARS-CoV-2 ka prekur 1143 persona, nga të cilët 33 kanë humbur jetën, 877 janë shëruar dhe 233 raste janë aktive

Për të sheshuar kurbën e pandemisë qeveria ndërmori një seri masash shtrënguese të izolimit të popullatës dhe distancimit social, si dhe mbylljen e kufijve; duke futur në karantinë edhe industrinë e turizmit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave, INSTAT, gjatë 4 muajve të parë të vitit si pasojë e pandemisë së COVID-19, Shqipërinë e vizituan 1.4 milionë vizitorë ose 51 % më pak se një vit më parë.

Me rihapjen e plazheve me 1 qershor, operatorët e sektorit turistik shpresojnë ta përmbysin trendin negativ dhe shumë besojnë se për shkak të uljes së numrit të vizitorëve ndërkombëtarë sektori mund të mbijetojë duke u mbështetur tek turistët vendas.

Megjithatë, rihapja e këtij sektori të ekonomisë, ngjashëm me bizneset e tjera ka ardhur me rregulla shtesë për sa i përket higjienës dhe masave për parandalim të përhapjes së COVID-19.

Ndërkohë, që ne bregdet plazhet rihapen me protokolle sigurie; në Tiranë qytetarët pyesin veten nëse ka ardhur koha të prenotojnë pushimet e tyre.

“Asgjë nuk dimë deri tani, se nuk po merret vesh si do shkoje kjo gjëja”, tha një vajze e re duke iu referuar situatës së COVID-19, teksa ecte rrugës duke shtyrë karrocën e fëmijës së saj të porsalindur.

Florian Toshi dhe Arbër Gjonaj, dy shokë 20-vjeçarë nga Paskuqani, të cilët po ecnin rrugës pranë bulevardit të ri të Tiranës, u shprehen gjithashtu se janë në “në ajër” për pushimet verore këtë vit.

“Ne jemi dhe në shkollë njëkohësisht, dhe nuk e dimë deri kur do të na shtyhen leksionet dhe provimet,” tha Toshi. “Zakonisht vitet e tjera i kemi bërë pushimet në plazh ose në fshat, ndërsa këtë vit nuk kemi bërë akoma planifikime,” shtoi ai.

Ngjashëm shprehet edhe Klodiana Pando, 53-vjeç, një qytetare autoktone e Tiranës, e cila i tha BIRN se këtë vit familja e saj nuk ka vendosur asgjë konkrete në lidhje me pushimet, por pavarësisht vështirësive, ata po planifikojnë që të paktën disa ditë t’i kalojnë në jug të Shqipërisë.

“Pas këtyre muajve, e kemi futur pak dorën tek buxheti i pushimeve, kështu që është reduktuar pak”, tha ajo duke iu referuar vështirësive ekonomike që ka sjellë ndërprerja e punës dhe mbyllja e shumë bizneseve për më shumë se dy muaj.

“Megjithatë besoj se nja 10 ditë do i marrim pushime, por ndonjë plan specifik nuk kemi bërë akoma me thënë të drejtën”, shtoi ajo.

Sipas barometrit të Organizatës Botërore të Turizmit, ky sektor ra me 22 % në tremujorin e parë të vitit 2020 në të gjithë botën si pasojë e COVID-19 dhe gjatë gjithë vitit parashikohet të ketë 60 % deri në 80 % më pak turistë në krahasim me një vit më parë, ose 67 milionë turistë më pak.

Një arsye për paqartësinë e qytetareve për pushimet në jug të vendit vjen dhe si pasojë e mungesës së ofertave nga agjencitë turistike. Këto të fundit shprehen se kanë më shumë interes të bashkëpunojnë me hotelet në vendet fqinje si Mali i Zi, Greqia apo edhe Turqia, pasi hotelet e Shqipërisë dhe bujtinat nuk i ofrojnë përqindje të leverdishme fitimi.

“Shpesh herë në hotelet Shqiptare ka mungesë të shërbimit dhe të cilësisë kundrejt çmimit që ofrohet,” tha Elvis Kukeli nga agjencia Alba Travel. “Prandaj dhe klientët më pas detyrohen të gjejnë alternativa të tjera duke marrë shtëpia me qera dhe duke mbuluar vetë pjesën e gatimit”, shtoi ai.

Ngjashëm, agjencia turistike “Cosmos Tours”, ofron vetëm paketa me jashtë dhe është në pritje të hapjes zyrtare të kufijve në mënyrë që të fillojnë të funksionojë normalisht.

“Ne operojmë më shumë me jashtë, kryesisht me Turqinë. Kërkesa kemi pasur, por deri tani nuk mund t’i shtyjmë klientët për prenotime, për aq kohë sa nuk kemi asgjë konkrete të sigurt”, u shpreh një punonjëse të kësaj agjencie.

Ndërkohë që një pjesë e qytetarëve nuk e kanë vendosur akoma se nëse do t’i kalojnë pushimet në bregdetin e detit Jon ose jashtë vendit, për shumë të tjerë pushimet këtë verë janë një luks që nuk mund t’ia lejojnë vetes.

“Çfarë pushimesh moj…ku kemi lekë ne,” u ankua Fatbardha, me origjinë nga Dibra dhe vendbanim në Tiranë. “Unë kam 3 muaj pa punë. As që bëhet fjalë për pushime”, përfundoi ajo./BIRN/

Etiketa: COVID 19plazherregulla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen, çfarë ndryshon pas 12 tetorit

19:35 : 01/10/2025
BOTA

Ndalohet në plazhe, bare e restorante/ Spanja kufizon duhanin në hapësirat publike

21:34 : 14/09/2025
BOTA

Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

18:33 : 03/09/2025
AKTUALITET

Politico: Shqipëria humbet shkëlqimin e saj si një perlë e fshehur

21:52 : 01/09/2025
BOTA

Trump thirrje kompanive farmaceutike: Zbuloni të dhënat mbi efektivitetin e vaksinave Covid-19

17:31 : 01/09/2025
AKTUALITET

Kaos në Lezhë, trafiku vijon prej 6 orësh nga plazhet e Tales, Shëngjinit dhe Velipojës

21:23 : 30/08/2025
Para

Pas hapjes së kufinjve tokësorë, ja kur nisin fluturimet nga Rinasi

TË GJITHA

“Armë ke?”/ 31-vjeçari tentoi të arratisej nga policia në Tiranë, publikohen pamjet e arrestimit (Video)

16:17 : 05/10/2025

Sekretari Amerikan i Shtetit, Rubio: Bisedimet për paqe në Gaza nuk nënkuptojnë ende fundin e luftës!

15:54 : 05/10/2025

Detaje nga atentati ndaj Isuf Jaçajt, makina e viktimës u hodh në erë me 800 gram tritol

15:44 : 05/10/2025

Si Rrumi i Shijakut planifikonte goditjen e bandës së Durrësit: Pa i hudh ca viktima, zor se i shkatërro!

15:39 : 05/10/2025

Zbardhen bisedat e “Rrumit” në SKY për kadastrën e Durrësit: I japim 5 mln të motivohen pak

15:27 : 05/10/2025

“Duhet të vdesin njerëz ti zej paniku”, si Avdylajt vendosnin gjoba e terrorizonin durrsakët

15:23 : 05/10/2025

Vëllai i deputetit të PS në SKY Ecc: Po u hap ENCRO jemi për mal, s’ka zgjidhje tjetër

15:22 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com